Gazeta Shqiptare

Sherri me armë për vendin e parkimit, policia vë në pranga një 31- vjeçar

Ngjarja në lagjen "Sporti", në kërkim 3 të tjerë

-

GRAMSH - Uniformat blu në Gramsh kanë bërë të mundur vënien në pranga të një djali të ri, i cili është përfshirë në një sherr me armë, së bashku me disa persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Sporti" në Gramsh. Ditën e djeshme, specialist­ët për Krimet, në Komisariat­in e Policisë Gramsh, mbi bazën e informacio­neve të marra në rrugë operative, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Armando Vërça, 31 vjeç, banues në Gramsh. "Ndalimi i tij, u bë pasi më datë 19.08.2017 në lagjen "Sporti", për motive të dobëta, në bashkëpuni­m me shtetasit R. D., 19 vjeç, A. Ç., 38 vjeç, dhe A. V., 31 vjeç, dyshohet të kenë kanosur dhe goditur me grushte shtetasit A. H., S. H., dhe XH. H., 43, 38 dhe 26 vjeç, të tre banues në Gramsh", thuhej në njoftimin zyrtar të policisë. Gjithashtu, shtetasit R. D., 19 vjeç, A. Ç., 38 vjeç dyshohen të kenë kanosur 3 shtetasit e lartpërmen­dur me armë zjarri pistoletë. Burime pranë policisë, bënë me dije se shkak i konfliktit mes tyre dyshohet të ketë qenë për një parkim të mjetit që kanë bërë katër të dyshuarit para lokalit të tre shtetasve të tjerë. Aktualisht, policia, po punon intensivis­ht për kapjen e tre bashkëpunë­torëve të përfshirë në këtë ngjarje, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. Ndërkaq, materialet në ngarkim të 31-

ARRESTIMI

Sipas policisë së Gramshit, arrestimi i 31- vjeçarit Armando Vërça u bë pasi më datë 19.08.2017 në lagjen "Sporti", për motive të dobëta në bashkëpuni­m me shtetasit R. D., 19 vjeç, A. Ç., 38 vjeç, dhe A. V., 31 vjeç, dyshohet të ketë kanosur dhe goditur me grushte shtetasit A. H., S. H. dhe XH. H., 43, 38 dhe 26 vjeç, të tre banues në Gramsh.

vjeçarit Armando Vërça i kaluan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kanosja", "Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpuni­m".

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania