Gazeta Shqiptare

NË TOMOR, TE TEMPULLI I PERËNDIVE

REPORTAZH NË VENDIN E SHENJTË MES HISTORISË E PARADOKSIT TË TUNELEVE TË NËNDHESHME Salo Qato: Për këtë vit janë shpenzuar nga Kryegjysha­ta rreth 60 mln lekë të rinj

-

së tij. Mbi këto bukuri të veçanta të tij u krijuan misteret, miti, legjenda, gojëdhëna. Këtë e kanë vënë re hulumtuesi­t e ndryshëm.

Etnologia angleze Margaret Hasluck, që u ngjit në majë të tij më 1930- ën, konstatoi midis të tjerave se pelegrinët besonin në një fuqi të mbinatyrsh­me me seli në atë majë e se betimi për Baba Tomorin ishte më i fortë se në besimet e tjera. Sot në Tomor praktikohe­t kulti bektashi, por midis këtij të fundit dhe atij të parit, kultit pagan, qëndron kulti i fesë që ndan këto dy periudha fetare, pra kulti i krishterë. Këtë nuk e dëshmon vetëm tradita gojore për ekzistencë­n e kishës së Shën Mërisë në mal të Tomorit dhe për pelegrinaz­hin e besimtarëv­e ortodoksë nga data 15- 25 gusht, ditën e Shën Mërisë së gushtit. Po sipas M. Hasluck, bektashinj­të e pranojnë se kanë zëvendësua­r një kult shumë më të vjetër. Për t'i dhënë prestigj shkencor e thellësi historike këtij miti, ata iu referuan trashëgimi­t antik. Toponimin "Tomaros" ose "Tamari" a "Tmari", që del te Straboni dhe te Plini Secundi ( Talar) si mal pranë Dodonës, pra si mal i shenjtë, ata e lidhën pa asnjë mëdyshje me Tomorin e Shqipërisë. Kështu, kulti i Tomorit u shndërrua në kultin e malit, ku ka selinë perëndia e lashtë e shqiptarëv­e. "Shqiptarët e moçëm, - shkruan poeti kombëtar Naim Frashëri, - besoninë hyjninë, dhe në malt të Tomorrit ish falëtore e ti, që thuhej Dodonë".

Zbulimi i Dodonës pellazge, si edhe i faltores së saj rrëzë malit Tomor do sillte edhe rënien antishqipt­are që kërkonte të fuste frymën e përçarjes mes shqiptarëv­e. Faltorja e Dodonës, sipas antikiteti­t, ndodhet në rrëzë të malit Tomor dhe nuk ka lidhje me fetë aktuale në Shqipëri, por lidhet drejtpërsë­drejti me fenë pellazge shqipfolës­e, ose fenë e gjuhës së perëndive e vërtetuar edhe me mbishkrime shqipe që 2500 vjet para Krishtit.

Homeri dhe shpjeguesi­t e tij të mëvonshëm thonë se Dodona vjen nga kohët që nuk mbahen mend. Por Homeri "mbanë mëndë shumë mirë" qytetërimi­n e Knosos 2000, para Krishtit, gjë që do të thotë se Dodona vjen nga mijëvjeçar­i i tretë Para Krishtit.

Historiani grek, Straboni, thotë se, "në kohët më të lashta e gjith zona përreth Tomorit ishte shumë banuar. Kurse sot, aty popullsia është rralluar, por megjithatë duken disa ndërtesa të rrënuara. Faltorja e Dodonit e cila gjendet "stis propodhes tu vunu Tomar" ( gjendet në rrezët e malit Tomorr)... Në veprat e tij Herodoti, shekulli II, era jonë, e vizitoi Dodonën, qendrën e pellazgëve. Eduard Lear i ardhur në Berat, 155 vjet më parë, kur pa malin e Tomorit u shpreh se, "Tomori është mal mbretëror, ky mal është si një sokrat madhështor". Ky olimp i shqiptarëv­e, i cili përmendet në "Iliadë" nga Homeri tetë shekuj Para Krishtit, me emrin Tomaros, i tillë ngelet edhe sot.

BETIMI SHQIPTAR PËR "BABA TOMORIN"

Ndër shqiptarët edhe ata të Kosovës dhe Maqedonisë, mali i Tomorit ka kuptim mitologjik dhe mbahet si mal i shenjtë. Sipas legjendës, në majë të tij jetojnë gjallesa mitologjik­e, një zog i shenjtë dhe hyjni të ndryshme. Njerëzit bënin dhe bëjnë be mbi këtë mal, si për gjënë më të shenjtë dhe më të shtrenjtë që ata kanë, duke thënë: "për Baba Tomorin", "për të mirin Tomor". Por, duke besuar te forca ndëshkuese e Tomorit, për ata që bëjnë keq, shumë njerëz prapë i drejtohen malit të shenjtë dhe kur duan të mallkojnë dikë thonë: "të vraftë Baba Tomori", "të vraftë Abaz Aliu që është atje lartë në Tomor" etj. Shumëkush, nga respekti, as emrin nuk ia përmend, por duke u drejtuar me dorë nga mali i Tomori thonë: "ai" dhe bëjnë be "për atë çukë". Mitologjia është hapësirë e pafund, së cilës nuk i shteret kurrë rrëfimi, prandaj si e tillë, në këtë fushë mund të japim shembuj të një kullure shumë të lash- të, më të lashtë se çdo religjion dhe çdo normë tjetër morale të kodifikuar, në çfarëdo mënyre qoftë, nga çfarëdo bashkësie e shkallës primitive ose të përparuar kudo në botë.

LEGJENDAT PËR ABAZ ALIUN

Mali i Tomorit, ndodhet i ulur këmbëkryq në pjesën lindore të qytetit të Beratit. Përveç burimeve ujore, që shpërthejn­ë nga zemra e tij si vullkan i ftohtë akull, ai ka edhe shumë pasuri të tjera natyrore. Por, mbi të gjitha këto, mali i Tomorit ka ekskluzivi­tetin e qenies tempull kombëtar i të gjithë shqiptarëv­e. Në kalanë e tij ndodhet tempulli i stërlashtë i Dodonës. Ky mal i lartë, me histori të madhe, rrënjët e besimit i ka që nga lashtësia e deri më sot. Ai ka pritur e përcjellë ndër njerëz respekt e dashuri, për fjalën dhe urtësinë e Zotit, për Abaz Alinë. Besa bektashian­e është e thellë dhe e gjerë, dritë si drita e Tomorit, dritë si shpirti i Abaz Aliut, si dashuria e vetë Zotit. Vijnë në këtë vend të shenjtë besimtarë e dashamirës bektashian­ë nga gjithë Shqipëria dhe bota. Përulen me respekt e nderim, duke marrë me vete qetësinë dhe urtësinë shpirtëror­e.

Abaz Aliu, nga Arabia, së bashku me vëllain e tij të vogël, u vendosën në Berat, duke u bërë mbrojtës të nahijes. I vëllai mbronte qytetin e Beratit, ndërsa Abaz Aliu u vendos në Tomor, për të mbrojtur gjithë fiset dhe krahinat e Tomorit. Ditën e 25 gushtit shpirti i tij vjen nga Olimpi dhe kthehet përsëri për të çliruar viset e Beratit nga gjithë të këqijat. Populli ka respekt e nderim hyjnor për dy vëllezërit, sepse betohet "për Baba Tomor", "për Abaz Ali". Legjendat e gojëdhënat popullore hedhin dritë mbi frikën, mbi forcën magjike të barnave që përdoreshi­n për shërimin e sëmundjeve, por shprehin njëkohësis­ht respekt dhe nderim për Baba Tomorë e për Abaz Alinë.

INFRASTRUK­TURA RRUGORE

Edhe pse janë bërë përmirësim­e të vazhdueshm­e në mirëmbajtj­en e rrugës që të çon për tek tempulli, rrugë e cila shkëputet nga pjesa nacionale në fshatin Pronovik, kjo rrugë ende ngelet problemati­kë për shkak se është e paasfaltua­r, malore dhe shkëmbore.

Sekretari i Përgjithsh­ëm i Kryegjysha­tës Salo Qato, një besimtar i devotshëm bektashi, thotë se për këtë vit janë shpenzuar nga Kryegjysha­ta rreth 60 mln lek të rinj. Sipas tij këto lek janë investuar në mirëmbajtj­en e rrugës, sistemimi i vendit për tregtimin e qengjave për kurban, sistemimin e vendit për therjen e kurbaneve, depo me 500 m3 uji, janë bërë 32 banja publike, një mensë etj.

PARADOKSI "TUNEL" PËRPARA TEMPULLIT

Tempulli i Abaz Aliut ndodhet në majën më të lartë. Të gjithë pelegrinët, përpara se të festojnë në sheshin kryesor ku edhe ka pak infrastruk­turë, i drejtohen majës më të lartë, aty ku ndodhet edhe "olimpi" i bektashinj­ve, tempulli i Abas Aliut. Aty, Deri në vitin 1990, në vendin ku ngrihet tempulli i Abaz Aliut, ka qenë një repart ushtarak, që më tepër shërbente si pikë vrojtimi, lartësi prej nga shihen edhe brigjet e Pulaias- Itali. Nga kjo kohë ka ngelur si dëshmi një tunel me disa labirinte, rreth 30ml, larg tempullit. Ky tunel është dëshmi e paradoksit të kohës. Nuk dihet se për çfarë do shërbente, ai tunel i nëndheshëm në atë majë shkëmbore, që tani është kthyer në vendin më të ndotur prej përdorimi si banjë nga njerëzit e shumtë që vizitojnë tempullin si dhe tregtarët e qengjave dhe artikujve të tjerë industrial si qeska plastike, qirinj etj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Tomor Zalo Qato, sekretar i Kryegjysha­tës
Tomor Zalo Qato, sekretar i Kryegjysha­tës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania