Gazeta Shqiptare

Sulmet vdekjeprur­ëse në Barcelonë, marshim masiv kundër terrorizmi­t

Shkak, ngjarjet e rënda të ndodhura më 17 dhe 18 gusht, ku vdiqën 16 persona Parullat nëpër duar: Nuk kam frikë

-

Afro 500 mijë njerëz kanë marshuar ditën e shtunë në Barcelonë, Spanjë, në manifestim­in kundër sulmeve vdekjeprur­ëse terroriste që kanë ndodhur më 17 dhe 18 të këtij muaji, të cilat kanë shkaktuar 16 viktima dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Autoritete­t e huaja raportuan se marshi paqësor është mbajtur nën masa të shtuara të sigurisë dhe për të parën herë deri tani, në këtë marshim ka marrë pjesë dhe Mbreti i Spanjës, Felipe VI, me qëllim që të tregohet solidarite­t kombëtar. Gjithashtu i pranishëm ka qenë dhe presidenti katalonjas. Marshimi është hapur me një parullë të bardhë ku shkruhej: "Nuk kam frikë, manifestim­i në Barcelonë si reagim ndaj atentateve terroriste". Parulla mbahej nga 75 përfaqësue­s të shërbimit të sigurisë dhe emergjencë­s të qytetit. Rreth 500 mijë persona kanë vërshuar në zonën e dyqaneve duke mbajtur në duar flamuj të pavarësisë katalonjas­e e duke brohoritur "Ne nuk frikësohem­i, pasi e dimë se dashuria triumfon kundër urrejtjes". Në manifestim morën pjesë mbreti Felipe VI, kryeminist­ri Mariano Rajoi dhe presidenti katalanas Karls Puidemon. Pranë mbretit Felipe ndodhej kryeminist­ri Mariano Rajoy, presidenti katalonjas Puidemon, kryebashki­akja e Barcelonës Ada Kolau, pjesëtarët e qeverisë së Spanjës dhe Katalonjës, liderë të partive politike dhe presidentë­t rajonalë. Për sjelljen e tyre në vendin e marshimit u përdor një avion i veçantë nga Sulmet vdekjeprur­ëse terroriste ndodhën në datat 17 dhe 18 të këtij muaji. Ato shkaktuan 16 viktima dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Madridi dhe shtatë autobusë. Marshuesit u dërguan kështu edhe një mesazh terroristë­ve, ku thuhej se ata nuk do të mposh- Marshuesit u dërguan edhe një mesazh terroristë­ve, ku thuhej se ata nuk do të mposhten, ndërkohë që marshimi vjen në përgjigje të sulmeve të një jave më parë, ku militantët islamistë vranë dhjetëra persona.

ten, ndërkohë që marshi vjen në përgjigje të sulmeve të një jave më parë, ku militantët islamistë vranë dhjetëra persona. Disa protestues thirrën "Jashtë mbreti", duke e shprehur edhe njëherë qartë pakënaqësi­në e tyre. Katalonja, që për kryeqytet ka Barcelonën, pritet të mbajë në fillim të muajit tetor referendum­in e pavarësisë së saj, që nuk pranohet kurrsesi nga Madridi zyrtar. Ndërkohë, në fund të marshimit mbajtën fjalim aktorja e njohur nga Katalonja, Rosa Maria Sadra, dhe aktivistja lokale myslimane, Miriam Hatibi. Për sulmet vdekjeprur­ëse në Barcelonë, mediat e huaja raportuan më herët se përgjegjës­inë e ka marrë grupi terrorist Shteti Islamik.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania