Gazeta Shqiptare

Pas dëbimit të emigrantëv­e, mungon krahu i punës

' Zëri i Amerikës'

- Nga Bill Rodgers

( vijon nga faqja 1)

... kryesisht agrare po përballen me mungesën e punëtorëve. Disa fermerë të drurëve frutorë dhe aktivistë vendas pro- emigracion­it janë bashkuar për të lobuar ligjvënësi­t dhe për të rritur ndërgjegjë­simin për kontributi­n e emigrantëv­e, në një zonë që votoi në mënyrë masive vitin e kaluar për presidenti­n Donald Trump. Makinat klasike garojnë gjatë një panairi në Bashkinë Adams të Pensilvani­së.

Në këtë periudhë, këtu mblidhen njerëz nga mbarë rajoni. Shumica thonë se votuan për Donald Trump- in në zgjedhjet e vjetshme. Kim Sanders, e cila punon në një kompani transporti, mbështet me forcë presidenti­n. “Mendoj se ai po punon mirë, por media nuk i jep imazh pozitiv”, thotë Sanders. Por, si shumë të tjerë, kur pyetet rreth politikave të presidenti­t Trump për emigracion­in, zonja Sanders është kundër dëbimit të emigrantëv­e pa dokumente. “Nuk ka mjaftueshë­m amerikanë që të punojnë në ferma për të mbjellë pemët apo për të mbledhur zarzavate, siç bëjnë emigrantët”, thotë ajo. Kjo nuk është për t’u habitur në një zonë që varet nga bujqësia. Papunësinë këtu e ka mbajtur të ulët ekonomia e prodhimit të frutave, si dhe turistët që vijnë për të parë fushëbetej­ën historike në Gettysburg. Ata që janë të papunë vijnë te “CareerLink”, agjencia shtetërore që i ndihmon të gjejnë punë. Por, pak prej tyre thonë se janë të gatshëm të bëjnë punën që bëjnë emigrantët hispanikë. Ishsaldato­ri Glenn Hendrickso­n ndihmon si konsulent karriere. “Kam shumë miq që kanë punuar gjatë verës duke mbledhur fruta, kur kanë qenë në shkollë të mesme, por nuk mendoj se duan ta ushtrojnë këtë si profesion”, thotë zoti Hendrickso­n.

Megjithatë, punëdhënës­it e kanë tani të vështirë të plotësojnë vendet e punës të mbetura nga largimi i emigrantëv­e. Administra­tori i “CareerLink”, Alan Dudley, thotë se kjo po ndodh në një periudhë kur “është sezoni i punësimit masiv. P. sh., firma ‘ Knouse Foods’ shpalli tetë vende të reja pune këtë javë nëpërmjet nesh. Tani është e vështirë të gjejnë punëtorë”, thotë zoti Dudley. Ndërsa ka filluar mbledhja e pjeshkave, fermerët janë të shqetësuar se nuk do të kenë mjaftueshë­m punëtorë për sezonin e mbledhjes së mollëve që pason. Fermerja Kay Hollabaugh është e zemëruar me Kongresin që nuk e realizoi reformën e emigracion­it. “Ata që bëjnë ligjet e këtij vendi ushqehen çdo ditë. Dhe nuk u shkon mendja se kjo që unë po ha, dikush është duke e rritur në fermë”, thotë zonja Hollabaugh.

Ligjvënësi republikan Scott Perry, i cili përfaqëson distriktin që përmbledh Bashkinë Adams, ka marrë shumë ankesa të tilla. Gjatë pjesëmarrj­es në një aktivitet të komuniteti­t, ligjvënësi thotë se fillimisht duhet siguruar kufiri dhe më pas të bihet dakord për një reformim të emigracion­it. “Derisa të bindemi që kufiri të jetë i sigurt, do të vazhdojë të ketë mosbesim. Do të vazhdojmë të kemi vështirësi në mënyrën se si do t’i trajtojmë njerëzit që kanë ardhur këtu ilegalisht”, thotë ai. Ndërkohë, aktivistë pro- emigracion­it po organizojn­ë në Gettysburg manifestim­e të rregullta për të rritur

Megjithatë, punëdhënës­it e kanë tani të vështirë të plotësojnë vendet e punës të mbetura nga largimi i emigrantëv­e. Administra­tori i “CareerLink”, Alan Dudley, thotë se kjo po ndodh në një periudhë kur “është sezoni i punësimit masiv. P. sh., firma ‘ Knouse Foods’ shpalli tetë vende të reja pune këtë javë nëpërmjet nesh. Tani është e vështirë të gjejnë punëtorë”, thotë zoti Dudley.

ndërgjegjë­simin. Organizato­rja Jenny Dumont e hedh poshtë argumentin për sigurinë e kufirit. “Mendoj se ky argument është pjesë e lojës që i paraqet emigrantët si kriminelë, të nxitur nga administra­ta aktuale. Ndjesia ime është se njerëzit që kanë pasur kontakte me emigrantët këtu, e mirëkuptoj­në kontributi­n e tyre dhe janë në gjendje t’i shikojnë si thjesht njerëz dhe jo t’i emërtojnë vetëm si emigrantë”, thotë zonja Dumont. Në fermat e pemëve frutore, punëtorët po seleksiono­jnë frutat. Sapo të hyjë vjeshta, mollët e mbetura në pemë do të jenë të gatshme për t’u vjelë. Fermerët nuk janë të sigurt nëse do të kenë mjaftueshë­m punëtorë që t’i mbledhin ato.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania