Gazeta Shqiptare

Panuçi: Ja pse mora tre lojtarë të rinj në Kombëtare

Për ndeshjet e shtatorit ndaj Lihtenshte­jnit dhe FYROM- it, italiani pret dy fitore Trajneri kuqezi arsyeton vendimet e tij

- Jeton Selimi

Përfaqësue­sja sh qiptare e futbollit nisi grumbullim­in këtë të diel në "Hotel Tirana" për dy ndeshjet eliminator­e të botërorit ' Rusi 2018' me Lihtenshte­jnin dhe Maqedoninë. Të parët në vendgrumbu­llim u shfaqën trajneri Kristian Panuçi dhe sulmuesi Azdren Llullaku, ndërsa në orën 21: 00 mbërriti grupi i parë i futbol- listëve kuqezinj. Në orën 23: 00 skuadra mori formë më të plotë, ndërsa gjatë kësaj të hënë në dispozicio­n të Panuçit do të vihen edhe Abrashi, Kukeli dhe Grezda. I fundit që do t'i bashkohet skuadrës të martën do të jetë Migjen Basha, i cili do të jetë i impenjuar në Serinë B me Barin. Në një lidhje direkte nga "Hotel Tirana" për ' Zona Gol', trajneri i Shqipërisë theksoi rëndësinë që kanë dy takimet e radhës për kuqezinjtë. "Janë dy ndeshje shumë të rëndësishm­e, sepse kur vesh fanellën e Kombëtares nuk ekzistojnë miqësoret dhe ndeshjet e lehta. Ndaj Lihtenshte­jnit që duket ndeshje e lehtë, nëse nuk hyn në fushë me mentalitet­in e duhur, gjithçka mund të kthehet shumë e vështirë. Pastaj kemi përballjen shumë të rëndësishm­e me Maqedoninë. Të dyja duhet t'i marrim me shumë seriozitet". Më pas Panuçi shpjegoi arsyen se përse u ka dërguar ftesë tre prurjeve të reja, Hysen Memollës, Valon Ahmedit dhe Ivan Balliut. "Kanë bërë mirë në këtë periudhë dhe e pashë të arsyeshme për t'i grumbullua­r. Janë lojtarë interesant­e dhe që mund të kontribuoj­në në Kombëtare. Shpresoj të mos kem gabuar". PORTIERË: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Alban Hoxha. MBROJTËS: Ansi Agolli, Arlind Ajeti, Mërgim Mavraj, Berat Djimshiti, Elseid Hysaj, Frederik Veseli, Hysen Memolla, Ivan Balliu. MESFUSHORË: Migjen Basha, Andi Lila, Ledian Memushaj, Burim Kukeli, Eros Grezda, Jahmir Hyka, Odise Roshi, Liridon Latifi, Amir Abrashi. SULMUES: Valon Ahmedi, Sokol Cikalleshi, Azdren Llullaku, Armando Sadiku.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania