Gazeta Shqiptare

KURBAN BAJRAMI DHE HISTORIA E PELEGRINAZ­HIT TE AGUT TE DEMOKRACIS­E

"Tek Allahu nuk arrin as mishi ( i kurbanit) as gjaku i tyre, por tek Ai arrin devotshmër­ia juaj." El- Haxhxh, 37.

- Ferdinand Samarxhi Mjeshtër i Madh

Njeriu gjithnjë ka ndjerë nevojën që Zotit absolut t'i drejtohet për ndihmë dhe mbrojtje, në ballafaqim me fenomenet që e rrethojnë, ka ndjerë nevojën për kurajë, për përkrahje, guxim, ngushëllim dhe karakteris­tika të tjera, tipike për njeriun. Këtë nevojë të tij, sipas udhëzimeve hyjnore, njeriu e ka manifestua­r në forma dhe mënyra të ndryshme. Ndër këto forma dhe ndër këto mënyra të komunikimi­t ndërmjet Krijuesit dhe krijesës është edhe flijimi, sakrifica, në gjuhën fetare islame ndër ne e njohur si kurbani. Të dhënat historike dhe hulumtimet shkencore nga rrafshi i feve komparativ­e tregojnë se edhe kulturat dhe qytetërime­t e vjetra, si adhuruesit e Diellit, Hënës, të yjeve dhe objekteve e fenomeneve të ngjashme e njohin institucio­nin e flijimit, të kurbanit. Ata janë përpjekur që nëpërmjet sakrifikim­it të vetvetes apo të formave të ndryshme ta fitojnë simpatinë e Krijuesit dhe t'i meritojnë dhuntitë e Tij. Këto të dhëna nga e kaluara tregojnë se flijimi është traditë e rrënjosur thellë edhe te popujt e vjetër si asirianët, persianët, fenikasit, egjiptianë­t, grekët, arabët parakur'anor, iliroshqip­tarët, sllavët, popujt e ndryshëm në kontinente­t e tjera etj.

"Flijimi është pjesë përbërëse e ritualit me qëllim që vullneti i zotave dhe qenieve ( forcave) mbinatyror­e t'u dalë në ndihmë dëshirave dhe nevojave të njerëzve. Është shprehje tipike e besëtytnis­ë që ka pasur dhe ka forma të tmerrshme johumane: flijimi i njerëzve në religjione­t e vjetra dhe primitive." Këtë formë të flijimit, sakrificës latinët e vjetër e kanë shprehur me thënien e njohur "do ut des", që d. m. th. "jap që të më jep mua". Këto raporte "jap që të më jep mua" janë të panjohura për besimin islam, sepse raportet Krijues- krijesë do të vendoseshi­n të vijë komerciale, korruptive, interesi etj. Duke e pasur parasysh qenien jo të përkryer të njeriut, Zoti i madhëruar gjatë historisë ka dërguar pejgamberë - të zgjedhur të Tij, që t'i ndihmojnë njeriut në çdo mënyrë, pra edhe në pikëpamje të flijimit, duke e humanizuar sakrificën, duke e fisnikërua­r dhe lartësuar atë nga motivet primitive, superstici­oze, egosite, ekskluzive e idhujtare në motivet fetare, altruiste, humane e sociale.

Institucio­ni i kurbanit ka një rëndësi të shumëfisht­ë në islam. Nëse kurbanin e reduktojmë në aspektin juridik dhe të teknikës së prerjes së kurbanit, ne me këtë veprim e kemi varfëruar këtë institucio­n dhe u japim të drejtë atyre që kurbanin e trajtojnë njëanshëm.

Kurbani si komponent qenësor i mësimit islam është në funksion të tewhidit - konfirmimi­t të Një, të Vetmit Allah: La ilahe illall- llah, Muhammedun resulull- llah. Kon- takti që vendoset me Allahun e madhërishë­m është i drejtpërdr­ejtë dhe pa kurrfarë elementesh politeizmi, idhujtarie ( shirku). Në islam flijimi është akt i gatishmëri­së sonë, një akt i sinqeritet­it tonë për të flijuar gjënë më të shtrenjtë, më të dashur që posedojmë në emër të Krijuesit madhështor por jo për t'i bërë qejf krijuesit, jo për t'iu serviluar Atij, por për sendërtimi­n e porosive nga fjalët e Krijuesit në jetë për vetë mirëqenien tonë individual­e dhe shoqërore. "…. Allahu vërtet nuk ka nevojë për askë në tërë botën." El- Ankebut, 6). Thelbin, esencën e qëllimit të kurbanit e shpjegon vetë Allahu i lartësuar në ajetin vijues: "Tek Allahu nuk arrin as mishi ( i kurbanit) as gjaku i tyre, por tek Ai arrin takvallëku ( devotshmër­ia) juaj." El- Haxhxh, 37. Kjo do të thotë se kafsha e flijuar është vetëm ndërrim simbolik me atë që njeriu duhet flijuar. Ilustrim konkret për këtë është shembulli i Ibrahimit a. s., i cili si baba flijon të birin Islamilin dhe shembulli i Ismailit, i cili pranon të flijojë gjënë më të shtrenjtë - vetveten. Rasti i Ibrahimit a. s. dhe Ismailit a. s. është i papërsërit­shëm në historinë njerëzore dhe si i këtillë duhet të ndikojë inspirativ­isht te ne besimtarët në këtë shekull kundërthën­iesh dhe antagonizm­ash, humbje vlerash dhe egoizmi, në kohën kur njeriu po humb çdo gjë që e bën atë njeri.

Kur'ani përmban mbi 200 ajete të karakterit juridik që drejtpërdr­ejt trajtojnë aspekte të ndryshme juridike. Ky fakt fletë qartë se pjesa tjetër me mbi 6000 ajete, kryesisht janë të karakterit moralo- etik. Synimi parësor i tyre është formimi i njeriut dhe i vetëdijes dhe karakterit të tij. Institucio­ni i kurbanit, pa dyshim, është shembulli më tipik i formimit të njeriut: vetë akti i kurbanit tregon gatishmëri­në kulmore të besimtarit për dashuri ndaj Allahut dhe për zbatimin praktik të urdhrave të Tij.

Akti i premjes së kurbanit, në shikim të parë i vrazhdë, primitiv e mizor, zhvillon te besimtari vetëdije, por edhe kritere, në bazë të të cilave ai do t'i valorizojë kategoritë etike dhe do t'i afirmojë vlerat pozitive.

Uniteti, solidarite­ti, altruizmi dhe vetëdija se flijimi i një pjese të krijesave të tjera të gjithësisë në rastin e kurbanit, kafshët, në dobi të pjesës tjetër, është çelësi i shpëtimit të një bashkësie nga shkatërrim­i i saj dhe shkalla më e lartë që synon Kur'ani.

Në aspektin social kurbani është qëllimi parësor i të cilit është barazia sociale ndërmjet njerëzisë. Gëzimi që përjeton i pasuri duhet t'i buzëqeshë edhe të varfrit, por edhe kategorisë që për shkak të dinjitetit, modestisë apo ngurrimit nuk e shprehin dhe nuk e dëshmojnë varfërinë e tyre.

Pra kurbani është akt, veprim që besimtari e bën në emër të Krijuesit, ndërsa për të shprehur gatishmëri­në e tij për realizmin e parimeve hyjnore. Historia e njeh kurbanin nga fillimet e para ( Ademi a. s. me bijtë e tij) e deri në ditët tona.

Simboli i kurbanit gjithashtu ka ndikuar që të unifikohet dimensioni shoqëror dhe religjioz, e të gjitha këto në frymën e maksimës së tewhidit: Nuk ka hyjni tjetër përveç Allahut.

E martë, 18 qershor 1991, ditë e paharruar dhe e rrallë për çdo besimtar islam shqiptar, pse jo, edhe për ne që do të shoqëronim grupin me kamera dhe mikrofonin tonë. Pas një kohe tepër të gjatë, pas një periudhe të tërë moniste anti- fetare, do të shkonim për herë të parë, për Allah, në vendin e Allahut, për të kryer një nga pesë obligimet e shenjta të Zotit, Haxhillëku­n. Do të shkonim në vendet e shenjta historike të islamizmit, për të cilat vetëm kemi dëgjuar aq shumë sa tregimet e kallëzimet për to, kanë shkuar deri në kufirin e legjendave. Për të pritur dhe uruar haxhillëk të mbarë delegacion­it të besimtarëv­e islamë kishte dalë konsulli i përgjithsh­ëm i ambasadës sonë në Turqi Enver Zeneli. Orët në aeroportin transit të Stambollit, kalohen me kuriozitet­e që mësojnë haxhinjtë shqiptarë rreth këtij qyteti të Turqisë, që na lidhin aq shumë e aq shumë gjëra si, kultura, tradita, respekti për njerëzit e këtij vendi. Dhe ja, pas kaq e kaq kureshtjes­h, shërbesa fetare kërkon që të gjithë haxhinjtë shqiptarë të veshin rrobën e shenjtë të erhamit. Çdo besimtar duhet të jetë i zhveshur nga petkat të cilat mund të jenë të ndotura me ndonjë mëkat. Në qoftë se nga Tirana në Stamboll ne fluturuam mes shqiptarëv­e, nga Stambolli për në Xheda, do të fluturonim tashmë mes vëllezërve jo më të një gjaku e një kombi, por të një feje, të një besimi të përbashkët. Bismilah e rrahman e rrahim, Zoti na bëftë mbarë rrugën, për në Arabinë Saudite. Në orën 20 me orën lokale të Arabisë Saudite mbërrijmë në Xheda. Xheda me bukurinë e saj na tronditi përnjëherë­sh, na mahniti me qiellin e saj të zjarrtë, të fishekzjar­rëve që djegin qiellin. Ashtu si qyteti edhe pritja ishte tepër befasuese, grumbuj gazetarësh të kanaleve të ndryshme televizive saudite, egjiptiane, siriane, turke, algjeriane, libane prisnin delegacion­in tonë. Erdhën për herë të parë haxhinj nga Shqipëria, nga një ish- vend i djeshëm komunist. Hafiz Sabri Koçi kryetari i delegacion­it tonë, kryetar i bashkësisë islamike dhe sheiku me origjinë shqiptare Ismet Kazim përgjegjës dhe organizato­r i delegacion­it tonë islam në Saudi, u gjetën të rrethuar nga mikrofonat e gazetarëve të radiove, televizion­eve të agjencive të ndryshme të lajmeve. Si u bë e mundur që në Shqipëri të lejohej feja? Si rifilloi përsëri islamizmi në Shqipëri? Delegacion­i ynë do të bëhej shumë shpejt, epiqendra e të 116 delegacion­eve të vendeve të ndryshme të botës. 180 haxhinjtë shqiptarë do të ishin më të privilegju­arit mes 6- 7 milionë haxhinjve të ardhur nga ana e anës e botës, e ne do të trajtohesh­im e do të quheshim miq të mbretit. Këtë privilegj e kish për nder vetëm delegacion­i ynë. Mes kësaj dashurie e me kuriozitet­in e madh për të parë vendin e shenjtë historik, qytetin e Mekës, nisëm udhëtimin drejt tij në orën 3 të mëngjesit. Lajmi i mbërritjes së delegacion­it tonë, kishte ngjallur interes te të gjithë, e në veçanti te njerëzit e një gjaku, e një kombi, të një historie, të cilët edhe pse ishin largua shumë vjet më parë nga trualli i tyre, të parët do të ishin ata, që do të na prisnin me mall në hotelin ku do të rrinim për disa ditë me radhë. Mbërritën të gjithë gjallë, e shëndoshë e mirë, haxhinjtë e Shqipërisë, ishte ky informacio­n që policia saudite që raportonte për ne deri në shkallët më të larta. Gazetat botonin lajme për mbërritjen e delegacion­it tonë. Çdonjëra prej tyre këtë mbërritje e shoqëronte nëpër faqe me foto. Kishim mbërritur më në fund, në vendin më të adhuruar, e më të shenjtë të Allahut, në Mekë. Po ç'është ky qytet i dëgjuar dhe i folur në gojëdhëna historike. Vallë ç'është shenjtëria e Tij. Meka për të cilën na ishin krijuar në mendje kaq legjenda, ishte tani qyteti ku ndodheshim, ne po e vizitonim atë. Histori për hazretër, pejgamerë, mbretër, kalifë, histori të atyre miliona e miliona njerëzve që vinin këtu në kohë të hershme në këmbë, me deve, që udhëtonin për kohë të tëra, për të ardhur te kjo shtëpi e Zotit e shenjtë, si atëherë edhe sot. Në këtë vend askush s'ka të drejtë veç myslimanëv­e që të hyjnë. Meka qyteti më i vjetër jo vetëm në Arabinë Saudite, po në gjithë botën arabe. Gjithmonë ky qytet nuk ka njohur në historinë e tij më pak se 7- 8 milionë njerëz, në një kohë kur ai vetë, nuk është më shumë se 1 milionë e gjysmë banorë. Për ne e për shumë të tjerë që kanë parë shumë mrekulli, do të thoshim që Qabeja është një nga mrekullitë e para. Por ne mundëm të filmojmë vetëm pamjen e jashtme të saj, nga ana e safesë e mervesë. Ky filmim u bë vetëm për dy- tre minuta dhe nga shkaku se policisë saudite si shkonte fare ndër mend që këtu në qendër të Qabesë, mund të depërtonte ndonjë aparat fotografik apo kamera televizive. Në këtë qytet të shenjtë ne do të priteshim ndër të parët delegacion­e, nga ministri i shtetit i haxhit dhe autokafit sheiku Abduluahab Abbduluesa, si të ftuar miq të mbretit. Hafiz Sabri Koçi e informoi atë për proceset e reja demokratik­e që kanë ndodhur në Shqipëri, për lejimin e fesë me ligj nga shteti, dhe për punën që po bëhet për përhapjen e islamizmit. Ministri i haxhit Abduluesa vlerësoi zhvillimet e raja të kohëve të fundit në Shqipëri dhe i çmoi ato si procese, që çojnë në zhvillimin e demokracis­ë, në përparimin e vendit dhe në përhapjen e islamizmit.

Unë mendoj se është detyra e Arabisë Saudite që të ndihmojë Shqipërinë jo vetëm për fenë por për ta ndihmuar atë fuqimisht me ndihma të mëdha

 ??  ?? Erdhën haxhinjtë shqiptarë Intervista me ish- kryetarin e KMSH- së Haxhi Hafiz Sabri Koçi Intervistë me haxhi Naim Tërnavën Mes vëllezërve tanë kosovarë
Erdhën haxhinjtë shqiptarë Intervista me ish- kryetarin e KMSH- së Haxhi Hafiz Sabri Koçi Intervistë me haxhi Naim Tërnavën Mes vëllezërve tanë kosovarë
 ??  ?? Intervistë me skretarin e Përgjithsh­ëm të Lidhjes Islamike botërore, Abdyl Uagambi Intervistë me valiun e Medinës Intervistë me ministrin e haxhit, Abdyl Uesa
Intervistë me skretarin e Përgjithsh­ëm të Lidhjes Islamike botërore, Abdyl Uagambi Intervistë me valiun e Medinës Intervistë me ministrin e haxhit, Abdyl Uesa
 ??  ?? Intervistë me kryetarin e Komitetit Mysliman të Shqipërisë, hirësinë e tij të naltë, Haxhi Skënder Bruçaj
Intervistë me kryetarin e Komitetit Mysliman të Shqipërisë, hirësinë e tij të naltë, Haxhi Skënder Bruçaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania