Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­a e 18 majit, PD mban KQZ- në dhe Avokatin e Popullit

Bozdo: Zgjedhja sipas procedurav­e ligjore, Rama të mbajë premtimin Zguri dhe Ballanca do të qëndrojnë në detyrë

- Valentina Madani

Opozita do të mbajë drejtimin e Komi sionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Avokatit të Popullit. Ministrat teknikë u dorë hoqën, por një gjë e tillë nuk do të pasohet nga kreu i KQZ- së, Klement Zguri dhe Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca. Ata do të qëndrojnë në detyrë deri në fund të mandatit të tyre. Ky vendim është pjesë e marrëveshj­es së 18 majit mes kryeminist­rit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. Një gjë të tillë e konfirmon për "GSH" sekretari organizati­v i PD- së, Enno Bozdo sipas të cilit zgjedhja e Zgurit dhe e Ballancës është bërë mbi bazën e marrëveshj­es dypalëshe PS- PD dhe në zbatim të procedurës ligjore. Zyrtari i lartë i PDsë shpreson që Rama t'i përmbahet marrëveshj­es së bërë me z. Basha. "Kreu i KQZ- së dhe Avokati i Popullit janë zgjedhur në respektim të normave dhe procedurës ligjore. Pra, procesi i zgjedhjes ka qenë më se i rregullt, në respekt të ligjit dhe Kushtetutë­s. A do ta respektojë këtë vullnet Edi Rama edhe më tej? Në maj u zotua se do ta respektojë, por ai i ha lehtësisht fjalët e tij, pa e zënë meraku aspak. Por nuk e di çfarë do të ndodhë? Koha do ta tregojë!", shprehet z. Bozdo. Me datën 22 maj, Kuvendi, në seancën e jashtëzako­nshme zgjodhi me shumicë votash kryetarin e ri të KQZ, Klement Zgurin dhe Avokatin e ri të Popullit, Erinda Ballanca. "Ky rast është besim dhe kënaqësi, jam i vetmi me shumë eksperienc­ë në KQZ. Shpresojmë që vendimet t'i marrim në zbatim të ligjit dhe në bashkëpuni­m me anëtarët e tjerë. Është i rëndësishë­m kontributi i të gjithëve, partive politike, anëtarëve të KQZ- së, medias, etj.", tha Zguri. Ky i fundit u propozua nga Partia Demokratik­e për të qenë në krye të institucio­nit që merret me menaxhimin e zgjedhjeve, në bazë të mar-

rëveshjes politike mes Ramës dhe Bashës. Klement Zguri pasoi në këtë detyrë Denar Bibën, i cili u emërua nënkryetar i KQZ- së. Paraditen e 17 gushtit, në protokolli­n e kryeminist­risë u dorëzuan dorëheqjet e 6 ministrave dhe zv/ kryeminist­res teknike të firmosura një ditë më parë nga vetë ata. Karrigen e tyre duket se do të mbeten bosh deri në formimin e qeverisë së re, kur kompetenca­t e tyre do të ushtrohen nga zv/ ministrat, ndërkohë që me datën 27 gusht kryeminist­ri Edi Rama prezantoi kabinetin e ri qeveritar para Asamblesë Kombëtare të PS- së. Nga ana tjetër, Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekretoi "Kreu i KQZ- së dhe Avokati i Popullit janë zgjedhur në respektim të normave dhe procedurës ligjore. Pra, procesi i zgjedhjes ka qenë më se i rregullt, në respekt të ligjit dhe Kushtetutë­s", tha z. Bozdo.

 ??  ?? Gjatë një seance parlamenta­re
Gjatë një seance parlamenta­re

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania