Gazeta Shqiptare

Veliaj: Sa më shumë qendra sociale, t’u garantojmë fëmijëve në nevojë një të ardhme

Bashkia, drekë për familjet në nevojë për Kurban Bajram

-

TIRANE - Bashkia e Tiranës, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka shtruar një drekë për familjet në nevojë në qendrat sociale në kryeqytet. Kryebashki­aku Erion Veliaj ditën e djeshme, i pranishëm në qendrën sociale në Bulevardin "Zogu I", uroi të gjithë të pranishmit dhe shërbeu drekën e festës për dhjetëra fëmijë në vështirësi. "Jam shumë i lumtur që kolegët e bashkisë kanë qenë në të gjitha qendrat tona sociale duke shërbyer me solidarite­t. Në fakt, kolegët e mi këtë e bëjnë përditë. Ne kemi qendra sociale në çdo cep të Tiranës, që do të thotë se çdokujt në qytet mund

KRYEBASHKI­AKU

"Rruga nuk është zgjidhje, nuk është alternativ­ë, ndaj i ftoj të gjithë qytetarët të bashkëpuno­jnë me Bashkinë e Tiranës. Duke kultivuar lëmoshën, kultivojmë shfrytëzim­in që dikush u bën fëmijëve duke i nxjerrë në rrugë. Fëmijët nuk janë bankomat për t'u sjellë para tutorëve",

t'i shërbehet një vakt i ngrohtë. Por, në këto qendra sociale ofrohet jo vetëm ushqim, por edhe shërbim e këshillim me psikologë", tha Veliaj. Në këtë ditë solidare, ai kërkoi bashkëpuni­min e të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në zgjidhjen e çështjes së fëmijëve që gjenden në situatë rruge, e theksoi se përmes dhënies së lëmoshës për fëmijët, nxitet edhe më tej shfrytëzim­i i tyre për të lypur. "Rruga nuk është

zgjidhje, nuk është alternativ­ë, ndaj i ftoj të gjithë qytetarët të bashkëpuno­jnë me Bashkinë e Tiranës. Ne i kemi të gjitha mundësitë që ta ofrojmë këtë shërbim. Duke kultivuar lëmoshën, kultivojmë shfrytëzim­in që dikush u bën fëmijëve duke i nxjerrë në rrugë. Fëmijët nuk janë bankomat për t'u sjellë para tutorëve", u shpreh Veliaj. Ai shtoi se këtyre fëmijëve, përmes ofrimit të ndihmës në qendrat sociale, po iu garantohet një e ardhme më e mirë, pasi një fëmijë sillet ndryshe në situatë rruge, e ndryshe kur shërbehet në qendrat sociale. Kryetari i bashkisë garantoi se në një kohë që qyteti po zhvillohet ekonomikis­ht, bashkia dhe institucio­net e tjera shtetërore do të ofrojnë ndihmë për të gjithë ato familje që kanë nevojë. Teksa falënderoi vullnetarë­t që ndihmojnë në qendrat sociale të Tiranës, ai ftoi të gjithë qytetarët që të kontribuoj­në për t'i siguruar një jetë më dinjitoze atyre që në këto momente kanë nevojë për ndihmë. "Është e papranuesh­me që ne që jetojmë në Tiranë të mos të japim pak orë vullnetari­zëm për këta fëmijë. Duke i shpëtuar nga rruga, u kemi siguruar të ardhmen dhe një jetë shumë herë më dinjitoze", - tha kryebashki­aku. Më pas, fëmijët që marrin shërbim në këtë qendër sociale organizuan edhe një koncert festiv me rastin e Kurban Bajramit.

 ??  ?? Kryebashki­aku Erion Veliaj gjatë shërbimit të drekës së Kurban Bajramit”
Kryebashki­aku Erion Veliaj gjatë shërbimit të drekës së Kurban Bajramit”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania