Gazeta Shqiptare

"Ish- bashkëshor­ti do më vrasë, pas divorcit më goditi 40 herë me levë"

Apeli i gruas, reagon policia: Kush fsheh agresorin, mban përgjegjës­i ligjore Merita Brama: U shpall në kërkim pas 1 muaji e gjysmë

-

Vrasja me plumb në kokë e gjyqtares Fil deze Hafizi nga ishbashkës­horti saj 53- vjeçar, Fadil Kasemi ka tronditur të gjithë opinionin publik dhe më së shumti gratë që dhunohen nga baballarët e fëmijëve të tyre. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në kryeqytet, ka reaguar një grua nga Fushë- Kruja, e cila kërkon ndihmë nga shteti. Bëhet fjalë për shtetasen Merita Brama, e cila në një letër drejtuar dy ditë më parë për "Nisma thurje" ka deklaruar se ish- burri i saj kërcënon se do ta vrasë. Ajo është shprehur se pas divorcit, ish- bashkëshor­ti e ka masakruar duke e goditur 40 herë me levë në kokë dhe në trup. "Nuk dua ta pësoj si Fildezi që iku nga kjo jetë. E dua jetën dhe nuk kam bërë asnjë faj që të ma marrë dikush", është shprehur Brama. Pas apelit të bërë në media nga Merita Brama, Policia e Shtetit ka administru­ar kallëzimin dhe ka angazhuar gjithë kapacitete­t e saj për vënien para përgjegjës­isë së autorit të dyshuar. Mësohet se Policia Vendore ka kryer disa tentativa për kapjen e tij në zonën ku dyshohet se qëndron i fshehur. Ndërkaq, policia u ka bërë thirrje personave që e ndihmojnë apo strehojnë të kërkuarin se do të mbajnë përgjegjës­i ligjore për përkrahjen e një autori krimi. "Ftojmë këdo që ka informacio­n në lidhje me vendndodhj­en e shtetasit Agim Doçi, 55 vjeç, banues në Fushë- Krujë, të telefonojn­ë falas në 129", thuhet në njoftimin e policisë. Për Bramën është ofruar ndihma policore si për çdo rast tjetër dhe këto denoncime trajtohen me shumë përgjegjës­i. Edhe në takimin e një dite më parë, drejtori Çako u ka "Pasi u ndamë, në mëngjesin e 15 korrikut, në orën 6, burri më ka zënë pritë teksa shkoja në punë dhe tentoi të më vriste me levë. Kam ngrënë mbi 40 goditje levash në kokë dhe gjithë trupin dhe një Zot e di si munda t'i shpëtoj e të largohem prej tij. E larë në gjak kam shkuar në komisariat, ku më ka rënë të fikët dhe jam zgjuar në spitalin e traumës. Aty ka ardhur prokuroria dhe më ka marrë kallëzimin, por ju desh 1 muaj e gjysmë që ta shpallnin personin në kërkim", ka thënë Merita Brama. kërkuar drejtuesve vendorë të trajtojnë me shumë seriozitet problemati­ken e dhunës në familje.

Quhem Merita Brama dhe dua t'u bëj nëpërmjet jush një apel të gjitha strukturav­e të shtetit dhe shoqërisë sepse jam e rrezikuar për jetën, unë dhe fëmijët e mi. Unë jam ndarë nga im shoq në maj, sepse ai ishte i dhunshëm. Nuk mund ta duroja më. Mbas vitesh dhunë e vendosa dhe u largova me fëmijët. Pasi u ndamë, në mëngjesin e 15 korrikut, në orën 6, burri më ka zënë pritë teksa shkoja në punë dhe tentoi të më vriste me levë. Kam ngrënë mbi 40 goditje levash në kokë dhe gjithë trupin dhe një Zot e di si munda t'i shpëtoj e të largohem prej tij. E larë në gjak kam shkuar në komisariat, ku më ka rënë të fikët dhe jam zgjuar në spitalin e traumës. Aty ka ardhur prokuroria dhe më ka marrë kallëzimin, por ju desh 1 muaj e gjysmë që ta shpallnin personin në kërkim. Ndërkohë, ai fshihet te të afërmit e tij dhe më çon kërcënime nëpërmjet vëllezërve të tij se do më vrasë edhe mua, edhe fëmijët. Fëmijët janë me mua, njëri rri gjithë ditën e më ruan teksa tjetri punon. Jam shumë e frikësuar. Nuk dua ta pësoj si Fildezi që iku nga kjo jetë. E dua jetën dhe nuk kam bërë asnjë faj që të ma marrë dikush. I dua fëmijët dhe duam të jetojmë të qetë. Policia, prokuroria as që na dëgjojnë. Kam kërkuar urdhër mbrojtjeje, asgjë. Askush nuk na e vë veshin dhe ndaj ju drejtuam ju, që ndoshta duke e bërë publike, shumë njerëz solidarizo­hen dhe shteti reagon e na mbron. Ky në foto është ish- burri im, Agim Isuf Doçi, njeriu që do të na vrasë. I cili është betuar se nëse nuk na vret, nuk gjen paqe. Ju lutem na ndihmoni! Merita Brama ka pohuar se ish- burri i saj fshihet te të afërmit e tij. "Ai më çon kërcënime nëpërmjet vëllezërve të tij se do më vrasë edhe mua dhe fëmijët. Fëmijët janë me mua, njëri rri gjithë ditën e më ruan teksa tjetri punon. Jam shumë e frikësuar. Nuk dua ta pësoj si Fildezi, që iku nga kjo jetë. E dua jetën dhe nuk kam bërë asnjë faj që të ma marrë dikush. I dua fëmijët dhe duam të jetojmë të qetë", shkruan në letër gruaja nga Fushë- Kruja.

 ??  ?? Makina ku u ekzekutua gjyqtarja e Shkodrës
Makina ku u ekzekutua gjyqtarja e Shkodrës
 ??  ?? I kërkuari Agim Doçi
I kërkuari Agim Doçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania