Gazeta Shqiptare

Prokuroria, gjykatës: Të lihet në burg Fadil Kasemi

Ekzekutori "kyç" gojën para hetuesve. Akuzohet për vrasje, rrëmbim personi dhe armëmbajtj­e pa leje Vrasja e gjyqtares, 53- vjeçari rrezikon burgim të përjetshëm

-

Dy ditë pas ekzekutim it të gjyqtares së Shko drës, Fildeze Hafizi, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar gjykatës të vendosë masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj autorit të krimit, Fadil Kasemi. Burime zyrtare nga prokuroria dje bënë me dije se 53- vjeçari do të përballet me tri akuza dhe konkretish­t: "Vrasja për shkak të marrëdhëni­eve familjare", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" dhe "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit". Nisur nga akuzat e atashuara, Kasemi rrezikon burgim të përjetshëm. Në kërkesën për lënien në qeli të vrasësit të gjyqtares, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka bërë edhe kronologji­në e ngjarjes së rëndë që ndodhi pasditen e së enjtes në zonën e Xhamllikut. Në dosjen e prokuroris­ë bëhet me dije se 39- vjeçarja Fildeze Hafizi, sapo kishte dalë nga një parukeri dhe ishte drejtuar makinës që kishte parkuar përballë, kur ish- burri i saj i është afruar me pistoletë në dorë dhe ka qëlluar në drejtim të saj dy herë duke e lënë të vdekur në vend. Pas krimit, Fadil Kasemi, me armë në dorë ka ndaluar një furgon të rastit që po udhëtonte drejt Rrugës Bardhyl. Agresori i ka thënë drejtuesit të mjetit se kishte vrarë bashkëshor­ten e tij. Duke e kërcënuar, ai i ka kërkuar shoferit ta largonte nga vendi i ngjarjes. Ndërkaq, ky i fundit ka përshkuar rrugën që të çon në komisariat­in nr. 1. Sipas hetuesve të çështjes, shoferi i furgonit ka ndaluar mjetin brenda ambienteve të komisariat­it, ku dhe është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i vrasësit. Fadil Kasemi ka pranuar autorësinë e krimit, por nuk ka dhënë detaje se përse e vrau ish- bashkëshor­ten. Ai do të dalë sot në gjykatë për t'u njohur me masën e sigurisë dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij.

NJOFTIMI I PROKURORIS­Ë

Prokuroria për Krime të Rënda ka dërguar mesditën

TIRANË - Shtimi i frikshëm i rasteve të dhunës në familje ka bërë që policia të marrë masa për kapjen e agresorëve. Mësohet se tre persona janë prangosur nga blutë e kryeqyteti­t gjatë 24 orëve të fundit. Burime nga policia e Tiranës dje bënë me dije se u arrestua një 40vjeçar që ushtronte dhunë ndaj gruas, një 25- vjeçar që dhunonte kunatën dhe motrën. Po ashtu, prangave s'u ka shpëtuar as një 42- vjeçar, i cili akuzohet se ka dhunuar dhe kanosur gruan e tij. Arrestimi i këtyre personave vjen fill pas krimit të rëndë që tronditi mbarë opinionin publik, ku një 53- vjeçar e djeshme në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg' për Fadil Kasemin, i cili akuzohet se vrau dy ditë më parë ish- gruan e tij gjyqtare. 53- vjeçari akuzohet për kryerjen e veprave penale të "vrasjes për shkak të marrëdhëni­eve familjare", "armëmbajtj­e pa leje" dhe "rrëmbim personi".

Nga studimi i materialit hetimor, rezulton se: Më datë 31.08.2017, rreth orës 13: 50, në rrugën "Xhanfize Keko", Tiranë, në kohën që shtetasja Fildez Hafizi, banuese në Tiranë, njëkohësis­ht me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka dalë nga parukeria "S….." dhe është futur brenda në automjetin e saj të parkuar aty pranë, ' Benz' me targa AA 880 OS, në këtë kohë është afruar ish- bashkëshor­ti i saj, shtetasi Fadil Kasemi me një pistoletë në dorë dhe ka qëlluar me armë në drejtim të shtetases Fildeze Hafizi, duke e lënë të vdekur në vend. Më pas shtetasi Fadil Kasemi me pistoletën në dorë i ka dalë përpara një automjeti të rastit që po udhëtonte në drejtim të Rrugës Bardhyl, automjetit furgon ' Benz Mercedez', me targa XXXX, që drejtohej nga shtetasi K. T., të cilit i ka thënë se kishte vrarë bashkëshor­ten e tij dhe nën kërcënimin e armës i ka kërkuar atij që ta largonte nga vendi i ngjarjes, duke hipur brenda në automjet. Gjatë udhëtimit shtetasi K. T. ka përshkuar rrugën që të dërgonte pranë Komisariat­it të Policisë nr. 1 Tiranë. Në kohën që i është afruar komisariat­it, shtetasi K. T. e ka futur menjëherë automjetin e tij brenda në ambientet e komisariat­it të policisë, ku në këtë moment janë afruar menjëherë punonjësit e policisë, të cilët kanë ndërhyrë dhe kanë bërë kapjen në flagrancë të shtetasit Fadil Kasemi, duke i hequr armën pistoletë që mbante në duar. I pyetur për faktin Fadil Kasemi ka "kyçur" gojën. Ai ka refuzuar të flasë para hetuesve në lidhje me krimin. Sipas hetuesve të çështjes, 53- vjeçari ka pranuar autorësinë e ngjarjes, por nuk ka dhënë detaje se përse e vrau ishbashkës­horten. Ai pritet të dalë sot në gjykatë për t'u njohur me masën e sigurisë dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij. e ngjarjes, personi i arrestuar Fadil Kasemi, në praninë e një mbrojtësi kryesisht, pasi është njohur me letrën e të drejtave si person i arrestuar, nuk ka pranuar të flasë për faktin dhe rrethanat e ngjarjes. Në këto kushte, nga ana e Prokuroris­ë për Krime të Rënda kërkohet: Të caktohet ndaj shtetasit Fadil Kasemi masa e sigurimit "arrest në burg", parashikua­r nga neni 238 i K. Pr. Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale "Vrasja për shkak të marrëdhëni­eve familjare" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit", parashikua­ra nga nenet 79/ c dhe 278/ 1 dhe 109/ 1 të Kodit Penal.

 ??  ??
 ??  ?? I arrestuari Fadil Kasemi
I arrestuari Fadil Kasemi
 ??  ?? Viktima, Fildeze Hafizi
Viktima, Fildeze Hafizi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania