Gazeta Shqiptare

Sekuestroh­en 2.3 tonë marijuanë, pranga shqiptarit dhe italianit

Inicialet e trafikantë­ve në thasë, vlera e lëndës narkotike, rreth 20 mln euro Droga u kap nga policia italiane në zonën e San Benedetos

- Ina Allkanjari

Një sasi prej 2.3 tonë marijuanë është sekuestrua­r në afërsi të bregut në zonën e San Benedetos, ndërsa kanë përfunduar në pranga një 24- vjeçar shqiptar dhe një 63- vjeçar italian. Operacioni është zhvilluar gjatë mbrëmjes së të premtes dhe në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Lajmi konfirmohe­t edhe nga policia shqiptare, e cila ka deklaruar se po kryen hetime intensive me policinë italiane, atë kroate dhe malazeze. Mësohet se ende nuk ka asnjë të dhënë nga është nisur droga, por hetuesit dyshojnë se origjina e saj është bregdeti i Vlorës. Policia italiane raporton se gjatë gjurmimit të gomones me lëndë narkotike, skafistët kanë ndjekur itinerarin drejt plazhit të San Benedetos dhe në kthim kanë mundur t'u shpëtojnë forcave policore. Mediat e huaja bëjnë me dije se dy personat e arrestuar e kishin ngarkuar sasinë me madhe të marijuanës në një furgon. Mësohet se droga ishte e ndarë në thasë nga 1525 kg dhe secili prej tyre kishte kode dhe iniciale të ndryshme sipas personit që do t'i dërgohej. Disa prej trafikantë­ve të dyshuar kanë inicialet: E. D., T. T., D. T., F. R., I. H.. Gjithashtu, mësohet se janë sekuestrua­r edhe 625 litra benzine e ndarë në 73 bidonë, e cila mendohet se do të përdorej për gomonen në kthim. Sipas burimeve policore, nëse droga do të dilte në treg, do të kapte vlerën e 20 milionë eurove, ndërsa pritet që edhe në Shqipëri të ketë persona të ndaluar për këtë rrjet të trafikut ndërkombët­ar. Ndërkaq, Guarda de Financa njofton se mbetet i paqartë fakti se si arriti ky grup kriminal të çojë një dërgesë kaq të madhe droge. Burime nga policia e vendit fqinj pohojnë se kanë përfunduar në pranga Policia e Shtetit bën me dije se vijojnë hetimet e përbashkët­a Itali- Kroaci- Mal i Zi dhe Shqipëri, ku ka një shkëmbim intensiv të informacio­neve me policinë italiane dhe Guardia di Finanza për hetimin e rastit, por nuk ka elemente që lidhin këtë rast trafikimi me Shqipërinë. Policia e Shtetit së fundmi ka kryer një operacion masiv antidrogë në terren, duke kontrollua­r të gjithë vijën bregdetare shqiptare ( nga Velipoja në Butrint), por nuk ka arritur të zbulojë një sasi të tillë droge. Gjatë këtij operacioni përfunduan në pranga 40 persona.

shtetasi shqiptar K. D. 24 vjeç dhe shtetasi italian R. A. 63 vjeç, të cilët u kapën teksa udhëtonin me një furgon, pasi kishin marrë drogën në plazhin e San Benedetos. Në lidhje me drogën e sekuestrua­r në Itali ka reaguar edhe policia shqiptare.

REAGIMI

Në lidhje me një sasi prej 2322 kg lënde narkotike të sekuestrua­r nga GDF në zonën e San Benedetos, Itali, policia shqiptare thotë se gomonia oqeanike ka mundur të shkarkojë në breg të detit lëndën narkotike dhe është larguar në ujërat de-

tare mes Kroacisë dhe Malit te Zi, duke i shpëtuar ndjekjes së skuadrave të Guardia di Financas ( GDF). Skuadrat e GDF në afërsi të bregut në zonën e San Benedetos kanë sekuestrua­r lëndën narkotike të hedhur nga gomonia si dhe kanë arrestuar dy persona, të cilët

ishin me një furgon gati për të transportu­ar lëndën narkotike. Vijojnë hetimet e përbashkët­a Itali- Kroaci- Mal i Zi dhe Shqipëri, ku ka një shkëmbim intensiv të informacio­neve me policinë italiane dhe Guardia di Finanza për hetimin e rastit, por nuk ka elemente që lidhin

këtë rast trafikimi me Shqipërinë. Gomonia ka mundur t'i shpëtojë ndjekjes që ka zgjatur disa orë derisa ka humbur gjurmët në ujërat mes Kroacisë dhe Malit të Zi. Vijon kontrolli në det për gjetjen e gomones dhe arrestimin e trafikantë­ve të tjerë.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r nga policia italiane
Droga e sekuestrua­r nga policia italiane
 ??  ?? Gomonia me të cilën u transportu­a droga
Gomonia me të cilën u transportu­a droga
 ??  ?? Marijuana e sekuestrua­r në Itali
Marijuana e sekuestrua­r në Itali

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania