Gazeta Shqiptare

Berisha: Si i vdiq djali i vogël në kampin e Tepelenës

Krimet e komunizmit, ish- kryeminist­ri poston dëshminë rrëqethëse të gruas nga Tropoja "Një javë me kufomën e foshnjës nën jorgan"

-

Ish- kryeminist­ri Sali Ber isha ndau dje me nd jekësit e tij të shumtë në "Facebook" historinë e dhimbshme të një nëne nga Tropoja, e cila kishte humbur foshnjën e saj në kampin e internimit në Tepelenë gjatë diktaturës komuniste. Shkak për këtë u bë vizita e fundit në vendin e tmerrit, të një grupi ish- të mbijetuari­sh të kampit të përqendrim­it të Tepelenës. Ndaj z. Berisha vendosi të publikojë dëshminë rrëqethëse të një nëne, nga Mtosha, Nikaj- Merturi, në Tropojë, zj, Drande Jahja, që humbi në këtë kamp brenda një nate, Zefin, engjëllin e saj të bukur. Historia e dhimbshme e Drandes në gusht të 49- ës, së cilës i kishin vrarë bashkëshor­tin, është publikuar nga Fatbardha Saraçi ( Mulleti), "Kalvari i grave shqiptare në burgjet e komunizmit" dhe e risjellë nga ish- kryeminist­ri Berisha. "Zefi i vogël, kishte filluar me ec e filloi me fol. Ishte i shkathët, i bukur, krejt si i ati - Vuksani. Por, një natë, e shoh djalin gërmuq, e mora në duar: çfarë të bëja, ku ta shtroja? Qumështi i gjirit më ishte shteruar e asnjë lloj ushqimi tjetër nuk kisha. Po i therte barku e kjo po shkaktonte të vjella. Pas pak minutash e kapën kriza të forta. Nuk fjeti gjithë natën. Asnjë natë nuk vuri gjumë në sy. Fëmijët e mi qanin e përqafonin Zefin e vogël. Kur po ndahej nata me ditën, në ajshal ( në agim), dha shpirt. Unë mbeta shut e ngrirë, pa gjak dhe pa zemër. Shkova në skajin e varreve italiane. Gërmova dheun midis dy varreve, çava gati një metër, e shtrova me gurë, bëmë nga të dy anët një mur rreth dy pëllëmbë. Dita që varrosa atë djalë, ka qenë dita më e lodhshme e më e trishtuesh­me e jetës sime. Me zihej fryma e nuk më bënin sytë dritë. U përqafuam me vuajtje e dita- ditës përqafohes­him me vdekjen. Po na vdiste shpresa. Na dërguan në kampin e Tepelenës. Nuk kishte as ndriçim as ngrohje. Uria, sëmundja bënin kërdinë… Ne, gratë e vajzat transporto­nim me shpinë dru të njoma, të rënda plumb, nga malet e Turanit, Bënçës, Dragotit. Transporto­nim gurë me karroca me rrota hekuri e me tezga. Në vend të kalit tërhiqnim gurë. Çfarë bëhet kështu, nuk ka ditë që s'vdesin nga 10 veta prej sëmundjeve dhe urie. Me erdhi lirimi. Vajzë Zoja ishte njëmbëdhje­të vjeçe. E mora me vete. Ishte mesnatë. Hana si ditë m'drekë. E morëm rrugën për Turan te varri i djalit. Gërmova e gërmova, duart mu bënë dru dhe gishtat më kullonin gjak. Kur zbardhi dita, shkrepi rrezja e diellit. Kam pa atë çarçaf të bardhë, si ditën që e kisha vendos mbi gurë. I kam zbuluar fytyrën. O Zot i madh, nuk kishte ndërruar. Si kokrra e arrës që rri n'terun. Fytyra e zbehtë, sytë e paluem si në gjumë, flokë të bukur ngjyrë gështenjë, as erë, asgjë prej gjejë. E mblodha veten. U përkula e futa dy duart në të dy anët nën trupin e djalit, e mora e lëshova në një çarçaf e mbështolla mirë. Gjithë Sipas Berishës, kryevepra: "Kalvari i grave në burgjet e komunizmit", me qindra personazhe­t reale të saj, përbën monumentin më madhështor të virtytit, mirësisë, shpirtit të madh, fisnikëris­ë, dashurisë dhe solidarite­tit njerëzor, vuajtjes, sakrificës, qëndresës gjer në vetëmohim për vlerat hyjnore dhe njerëzore të nënës, gruas, vajzës, motrës shqiptare.

rrugës ecja me nxitim me vetulla të vrame ( vrenjtura) e me pamje të ashpër, mos me guxu kush me fol me mua. E strehoj për shtatë jave, në mes të qindra të internuarv­e e dhjetëra oficerëve pa u rënë në sy. Donte ta rivarroste atje ku kishte lindur. Kështu e mbajta shtatë javë në palë të jorganit. Çdo të diel në mëngjes, shumë herët bashkë me Zojën e lanim në ujë të ftohtë të Vjosës djalin e vdekur. E fshija me peshqirë, e i lyeja me raki gjithë trupin. Më shumë mundime u largova nga ajo skëterrë e kampeve të Tepelenës ku jeta dhe vdekja shkriheshi­n bashkë…. Nuk u mposhta para vuajtjeve, vështirësi­ve e fatkeqësiv­e. Ruajta nderin e moralin e nuk e ula kryet para kurrkujt, e ruajta të pacenuar krenarinë time personale, por edhe të racës teme e të racës së burrit ( të cilin e kishin vra).. ", mbyllet rrëfimi i Drande Jakja. Sipas ishkryemin­istrit Berisha, kampet e përqendrim­it të Shqipërisë hoxhiste kishin ngjashmëri­të dhe dallimet e tyre me kampet e përqendrim­it të Gjermanisë naziste. Sikundër, diktatori Enver Hoxha kishte dallimet, por dhe ngjashmëri­të e tij të mëdha me Adolf Hitlerin. "Po të mos kishte qenë përkushtim­i, qëmtimi, mbledhja dhe botimi i këtyre dëshmive të atyre që mbijetuan kalvarin e Tepelenës dhe kampe të tjera në një kryevepër të letrave shqipe, por dhe botërore të zonjës Fatbardha Saraçi, më e rënda gjemë e luftës së klasave, dimensioni më horror i saj, do të kishte mbetur i varrosur në nëntokën e Tepelenës dhe ujerat e ftohta të Vjosës", shprehet z. Berisha.

 ??  ?? Ish- kryeminist­ri Sali Berisha
Ish- kryeminist­ri Sali Berisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania