Gazeta Shqiptare

Rritet ndihma ekonomike, përfitojnë 100 mijë familje

Masa e përfitimit llogaritet në bazë të anëtarëve të familjeve në nevojë Hyjnë në fuqi dy udhëzimet për skemën e re të ndihmës ekonomike

-

tyre. Masa e ndihmës ekonomike për çdo viktimë të dhunës në marrëdhëni­et familjare që nuk trajtohen në institucio­net e përkujdesj­es shoqërore, është 3000 lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet gjatë periudhës së vlefshmëri­së të urdhrit të mbrojtjes ose urdhrit të menjëhersh­ëm të mbrojtjes, të përcaktuar në vendimin e gjykatës. Ndërkohë që masa e ndihmës ekonomike për çdo jetim është 3000 lekë në muaj. Kjo ndihmë ekonomike përfitohet nga jetimët që nuk janë në institucio­ne deri në çastin e punësimit të tyre. Kur në përbërjen e strukturës së familjes, për efekt të llogaritje­s së masës së ndihmës ekonomike, mbetet vetëm një anëtar, masa e ndihmës ekonomike për këtë të fundit është ajo e llogaritur për këtë anëtar. Për rastet kur familja e përzgjedhu­r për të përfituar ndihmë ekonomike, është e përbërë vetëm nga një anëtar, i cili është mbi moshë punë masa e ndihmës ekonomike është 2.600 lekë. Anëtarët e familjes, fëmijë, për të cilët vërtetohet që ndjekin arsimin bazë

deri në moshën 16 vjeç, marrin një shtesë në masën 300 lekë në muaj gjatë vitit shkollor. Anëtarët e familjes, fëmijë, për të cilët vërtetohet që janë vaksinuar sipas kalendarit të vaksinimit marrin një shtesë në masën 100 lekë, për çdo vaksinë të kryer. Për bashkëshor­tët në proces zgjidhje martese, kur ende nuk ka një vendim gjykate të formës së prerë,

masa e ndihmës ekonomike për secilin bashkëshor­t, do të jetë e përllogari­tur në bazë të strukturës së familjes. Të drejtën për ta tërhequr dhe marrë në dorëzim ndihmën ekonomike për familjet në nevojë e ka bashkëshor­tja. Për rastet kur në strukturën e familjes bashkëshor­tja mungon, të drejtën e tërheqjes e ka kryetari i familjes.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania