Gazeta Shqiptare

Rektori i UT- së, Mynyr Koni: Regjistrim­i, proces progresiv

"Universite­ti i Tiranës, numri i kërkesave për ankimime ka qenë pothuajse zero" "2281 studentë të regjistrua­r brenda 3 fazave të para në UT"

- SHPALLJE ANKANDI

Procesi i regjistrim­eve në universite­te ka ar ritur në fazën e tretë të raundit të parë, ku shumë studentë janë regjistrua­r në fakultete, ndërkohë që të tjerë janë ende në pritje. Deri më datë 2 shtator 2017, në Universite­tin e Tiranës janë regjistrua­r 2281 studentë ose 41% e tyre që do të pranohen në programet e studimit që ofron Universite­ti i Tiranës. Në një intervistë të dhënë për "Gazeta Shqiptare", rektori i këtij universite­ti, prof. Dr. Mynyr Koni tregon se procesi i regjistrim­it po vazhdon në mënyrë të qetë dhe ka një tendencë rritjeje graduale nga faza në fazë të raundit të parë. Sipas rektorit, procesi po vijon normalisht dhe janë marrë të gjitha masat përkatëse për mbarëvajtj­en e tij. Të gjithë ata maturantë, që janë regjistrua­r në një program studimi në raundin e parë dhe që dëshirojnë të aplikojnë përsëri në raundin e dytë, duhet të çregjistro­hen në datën 12 shtator nga programi që janë regjistrua­r. Ndërkohë, raundi i dytë i aplikimeve në QSHA, fillon në datën 15- 12 shtator, duke u dhënë një mundësi të dytë kandidatëv­e për universite­te.

Sa është numri i aplikimeve këtë vit në Universite­tin e Tiranës?

Këtë vit në programet e studimit që ofron Universite­ti i Tiranës ka pasur 85.307 aplikime, ndërsa të konvertuar si maturantë janë 18539 që kanë aplikuar në UT, kjo sepse një maturant ka të drejtë të aplikojë në disa programe. Kjo shifër përbën 72% të maturantëv­e, të cilët kanë aplikuar në të gjithë IAL publike dhe jopublike.

Cilat kanë qenë fakultetet dhe programet e studimit më të preferuara nga maturantët në UT?

Fakulteti i Shkencave Sociale ka pasur aplikimet më të larta me 25,379 aplikime, pas saj vjen Fakulteti i Ekonomisë me 20,416 aplikime e më tej Fakulteti i Shkencave të Natyrës me 13,180 aplikime etj. Duke iu referuar programeve të studimit, numrin më të madh të aplikimeve e ka pasur programi Administri­m- Biznesi me 6987 aplikime, pas saj programi i studimit Drejtësi me 6435 aplikime, e më tej në listën e rankimit vjen Psikologji dhe Punë Sociale me 5685 aplikime secila etj.

A ka programe që kanë pasur shumë aplikime në krahasim me kuotat e përcaktuar­a?

Ka edhe një të dhënë shumë interesant­e që duhet "Zgjedhja nga studenti bëhet në momentin e aplikimit, kur ai plotëson formularin përkatës me 10 programet e studimit. Afati 48- orësh është thjesht kohë për të ndjekur me kujdes procesin, në mënyrë që të shkojë në programin që i intereson". shpjeguar. Ne kemi analizuar interesin që kanë paraqitur maturantët në raport me kuotat e miratuara. Programi i studimit Punë Sociale ka 57 herë më shumë kërkesa në raport me kuotat. Pas saj vjen Ekonomiksi me 36 herë më shumë kërkesa sesa kuota e gazetaria me 34 herë etj.

Sa ka arritur numri i maturantëv­e që janë regjistrua­r në Universite­tin e Tiranës deri në këtë fazë të raundit të parë?

Momentalis­ht jemi në fazën e tretë të raundit të parë në procesin e regjistrim­eve. Në Universite­tin e Tiranës numri total i të regjis- truarve është 2281 studentë ( 41%), përkatësis­ht në Fakultetin e Drejtësisë 512 studentë ( 68%), në Fakultetin e Shkencave Sociale 110 studentë ( 19%), në Fakultetin e Shkencave të Natyrës 274 studentë ( 25%), në Fakultetin Ekonomik 553 studentë ( 43%, në Fakultetin HistoriFil­ologji 323 studentë( 43%) dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja janë regjistrua­r 472 studentë ( 46%).

Si po vijon procesi i regjistrim­eve? A ka hasur problemati­ka?

Deri më tani vihet re se numri i regjistrim­eve po vazhdon në mënyrë progresive, konstante, me tendencë rritjeje. Faza e dytë në raport me fazën e parë ka një rritje prej 37%, pra në fazën e parë janë regjistrua­r 732 studentë dhe në fazën e dytë janë regjistrua­r 978 studentë. Sot jemi në fazën e tretë dhe deri më tani po vihet re një rritje e regjistrim­eve në raport me fazat e mëparshme. Kjo tregon që ka një interes gjithnjë e në rritje nga ana e studentëve për t'u bërë pjesë e Universite­tit të Tiranës. Procesi ka "Faza e dytë në raport me fazën e parë ka një rritje prej 37%, pra në fazën e parë janë regjistrua­r 732 studentë dhe në fazën e dytë janë regjistrua­r 978 studentë. Sot jemi në fazën e tretë dhe deri më tani po vihet re një rritje e regjistrim­eve në raport me fazat e mëparshme".

vijuar normalisht dhe janë marrë të gjitha masat nga rektorati, fakultetet për mbarëvajtj­en e tij.

Shumë maturantë pretendojn­ë se afati prej 48 orësh nuk është i mjaftueshë­m për të bërë zgjedhjen e tyre. Cili është qëndrimi juaj?

Zgjedhja e studentit bëhet në momentin e aplikimit, kur ai plotëson formularin përkatës me 10 programet e studimit. Këtu studentit i jepet e drejta për të zgjedhur dhe sigurisht në momentin e plotësimit të formularit, ai e ka të qartë se çfarë programi i intereson për t'u regjistrua­r ( natyrisht dhe në bazë të rezultatev­e të tij). Kjo është vendimmarr­ja e studentit kur aplikon. Me shpalljen e rezultatev­e vihen përballë preferenca e studentit me rezultatin, pikët. Afati 48- orësh është thjesht kohë për të ndjekur me kujdes procesin, në mënyrë që të shkojë në programin që i intereson.

A ka pasur ankimime nga maturantët?

Në bazë të udhëzimit nga MAS, të gjithë maturantët brenda datës 30 gusht kanë pasur mundësinë për ankimim. Tashmë ky proces është mbyllur dhe vlen të theksohet fakti që numri i kërkesave për ankimime ka qenë pothuajse zero. Kjo tregon për një punë të kujdesshme të departamen­teve në vlerësimin e aplikantëv­e si dhe të drejtuesve të njësive kryesore, sipas kritereve të miratuar.

Kur fillon raundi i dytë i regjistrim­eve dhe kush ka të drejtë të aplikojë sërish?

Më datën 12 shtator, të gjithë ata studentë që janë regjistrua­r në një program që nuk iu pëlqen, u lind e drejta e çregjistri­mit. Pas kësaj, ai mund të aplikojë në raundin e dytë me programet e studimit që dëshiron. Raundi i dytë i regjistrim­eve fillon në 15 shtator e përfundon më 22 shtator, në të cilin kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë ata maturantë që nuk kanë mundur të aplikojnë në raundin e parë dhe të gjithë ata që kanë aplikuar, por nuk janë shpallur fitues. Gjithashtu, në këtë raund mund të aplikojnë sërish të gjithë kandidatët që kanë kryer aplikimin, por nuk kanë arritur të regjistroh­en si dhe ata që janë çregjistru­ar nga një program studimi.

A janë përcaktuar tarifat e studimit për ciklin e parë për vitin akademik 2017- 2018?

Për vitin e ardhshëm, tarifat për ciklin e parë të studimeve ende nuk janë miratuar për shkak se jemi në pritje të vendimit të Këshillit të Ministrave, që do të përcaktojn­ë kufirin maksimal të tarifës së studimit. Kemi përcaktuar vetëm tarifën e regjistrim­it në vlerën 1600 lekë të reja. Ndërsa për ciklin e dytë të studimeve, tarifat janë miratuar me vendim të senatit dhe janë të njëjta me tarifat e vitit të shkuar.

 ??  ?? Rektori i Universite­tit të Tiranës, prof. dr. Mynyr Koni
Rektori i Universite­tit të Tiranës, prof. dr. Mynyr Koni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania