Gazeta Shqiptare

Oso Kuka, flakadan i përjetshëm i lirisë

Kullat shqiptare që shënuan historinë e kombit

-

shqiptare shpërthyen kryengritj­et lokale, të cilat u kthyen në lëvizje kombëtare. Veçojmë Kryengritj­en e Beratit në vitin 1834 e udhëhequr nga Hamza Kazazi, të Shkodrës në vitin 1835, të Myzeqesë në vitin 1835, të Dibrës në vitin 1844, të Kosovës në vitin 1845.

Kryengritj­et më të mëdha ishin ajo e Malësisë së Gjakovës, e udhëhequr nga Binak Alia dhe Sokol Rama në qershor të vitit 1845, ajo në Shqipërinë Jugore të udhëhequra nga Rrapo Hekali, Zenel Gjoleka, Tafil Buzi, Hodo Aliu në vitin 1847 dhe ajo në Shkup në të njëjtin vit - e udhëhequr nga Dervish Cara.

Edhe këto kryengritj­e shqiptare u shtypën me ekspedita ushtarake dhe Porta e Lartë me organizimi­n e ri bëri ndarjen e shqiptarëv­e në katër vilajete, për t’i mbajtur më kollaj nën sundim. E shkatërrua­r, e tronditur deri në themel nga luftërat për liri e çlirim kombëtar nga Turqia, Shqipërisë i kanosej dhe një rrezik i ri.

Rusia cariste, tashmë me statusin e një fuqie të madhe ushtarake dhe politike, ndjehej e plotfuqish­me për të ngopur oreksin e Serbisë e të Malit të Zi për të zgjeruar kufijtë e territorev­e të tyre në kurriz të shqiptarëv­e. Ilia Garashanin­i, ministri i Jashtëm i Serbisë kishte shpallur “Naçertanij­an” ( Serbinë e Madhe). Koleti, kryeminist­ri i Greqisë kishte shpallur Megalidhen­ë ( Greqinë e Madhe). Knjaz Nikolla i inkurajuar nga planet e Moskës dhe premtimi i Carit për mbështetje me armatim, para e mjete logjistike thërret në Çetinjë kriminelin me damkë Vulo Serdanin e Vasoviçit dhe e urdhëron të djegë, plaçkitë e të shkretojë viset shqiptare, në Veri të Shkodrës. Ekspeditat ndëshkimor­e malazeze e kishin kthyer Vraninën e rrethinat e saj në tokë të djegur. Qindra burra ishin vrarë dhe barbarisë së malazezëve nuk u shpëtuan as fëmijët e djepit. Nga presioni i madh i popullit dhe duke qenë krejtësish­t i paaftë për tç mbrojtur kufirin me Malin e Zi, Guvernator­i i Shkodrës, Avdi Pasha, organizoj mbledhjen e au- toriteteve, të parisë së qytetit dhe të popullit dhe u mundua me dredhi t’u vinte fajin shqiptarev­e duke i quajtur frikacakë e të pafe, për të mbrojtur vendin e tyre.

- S’ka më burra këtu, ju keni mbetur në vajza”, - ju drejtohet Pashai turk me ligësi e fodullëk të pranishmëv­e.

Trimi Oso Kuka, i cenuar në gjënë më të shtrenjtë, në nderin dhe dinjitetin kombëtar, ngrihet në këmbë si Anté, venë dorën mbi dy koburet e lara me argjend që i mbante në brez dhe i drejtohet Pashait osman: “Avdi Pasha ma kadalë, Mos e thuaj dy herë atë fjalë, Se për dinë e për imanë, T’baj si t’kjan’ e zeza nanë.

T’baj si t’kjan pa exhel ty, nana,

Se n’Shqipni ka djem si zana,

K’ta më t’parët janë n’fushë t’mejdanit.

K’ta mç t’rreptit janë ballë dushmanit.

Janë çelik për teh të táganit”.

Oso Kuka me një grusht djemsh të zgjedhur dhe të sprovuar në beteja me turqit dhe malazezët mori përsipër të mbronte kullën- fortesë të Vraninës dhe viset që sulmoheshi­n nga Vulo Serdani e banditët e tij.

Së bashku me luftëtarët e tij e kthen situatën brenda pak ditëve në disfavor të pushtuesit. Ai kapi dhe as- gjësoi dhjetëra cuba plaçkitës, duke i rikthyer popullit qetësinë dhe shpresën për të jetuar të lirë në trojet e tyre. Demarshet diplomatik­e të Knjaz Nikollës në kancelarit­ë evropiane, me qëllimin final për të aneksuar Shkodrën dhe rrethinat e saj, ishin kthyer në një rutinë, por gjendja në terren ishte krejt tjetër.

Oso Kuka e kishte kthyer kufirin në barrikadë të pakapërcye­shme.

Kur mbreti malazez Nikolla I po i mburrej për zotësitë e tij Mbretëresh­ës Milena, ajo duke e njohur mirë realitetin e ri, guxon e ia përplasë në fytyrë me fjalët që kënga popullore i ka gdhendur mjeshtëris­ht:

“Nuk e njeh ti Oso Kukën, Që me gjak ai ta lan trupin.

Hajt nji herë ka Podgorica,

Me çelik t’u ka nxanë Granica”.

I alarmuar së tepërmi nga disfata në Vraninë dhe nga frika e koordinimi­t në një komandë të vetme të kryengritj­eve që kishin filluar të shpërtheni­n në të gjitha trojet iliro- dardano- arbërore, Knjaz Nikolla dha urdhër të sulmohej në befasi dhe të pushtohej me çdo kusht Vranina, si një pikë strategjik­e nga duhej të pushtohej dhe kryeqyteti i Ilirisë, Shkodra.

Ashtu si Leonidhës përballë hordhive perse të Kserksit, Oso Kukës dhe çetës së tij ju desh të luftonin 1 me 300.

Në natën e asaj beteje homerike, Oso Kuka ngrihet shpejt nga sofra e bukës:

“Po ça ka ai Oso Kuka Atij sonte s’po i hahet buka

Nuk han bukë veç sa me thanë

I lan durt e rrin njan t’anë”

Mbështetet në krah të oxhakut, e duke thithur llullën mendueshëm, i kujtohet një ëndërr e frikshme që kishte parë një natë më parë.

- Shife shpatullën e na trego çfarë thotë, se kam pa një ëndërr të keqe, - i drejtohet Soko Tonës.

Kur mësoi se në shpatull paralajmër­ohej një betejë e përgjakshm­e dhe me shumë të vrarë, Oso Kuka urdhëroi lahutarin t’ia merrte kangës. Kanë mbetur të gdhendura me shkronja të arta në “Lahuta e Malësisë” fjalët e “Luanit të Vraninës”:

“Çou Kaçel kape lahutën Se prej luftës shqiptarët nuk tuten

Me na kndue një kangë shqiptare

Se s’mbajm zi për pa dal fare”.

Oso Kuka duke e njohur mirë pabesinë e malazezëve, dërgon roje katër luftëtarë trima: Met Zenelin, Vuksan Gjelin, Karrni Gilen dhe Sinanin. Luftëtarët e Osos pastrojnë pushkët, mprehin shpatat dhe shtrihen për të marrë një sy gjumë, si e kanë zakon ushtarët e regjur në beteja. Në terrin e natës 3.000 forca elitare të ushtrisë malazeze të prirë nga Mirko Gjura, mik i Osos dhe ban-

Oso Kuka me një grusht djemsh të zgjedhur dhe të sprovuar në beteja me turqit dhe malazezët mori përsipër të mbronte kullën- fortesë të Vraninës dhe viset që sulmoheshi­n nga Vulo Serdani e banditët e tij.

 ??  ?? Oso Kuka
Oso Kuka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania