Gazeta Shqiptare

LAZËR SHANTOJA Fati i trishtë i poetit

-

Fishta, i cili asokohe shprehte ma me forcë se asnji shkrimtar tjetër at’ “genius loci” që i karakteriz­onte motit shqiptarët.

Ndryshe prej shumicës së shkrimtarë­ve katolikë e prej gati shumicës së atyne tjerëve, Shantoja ka njohtë mjaft mirë letërsinë bashkëkoho­re europiane e prej saj ka çmue do shkrimtarë jo fort familjarë për ambjentin e tij natyral; ndër këta mundena me përmendë: Keats, Shelley, Heine, Wilde, Baudelaire, Gautier, Munthe etj.

Ky horizont i hapun ka ba që ai të ishte krejt i veçantë dhe i ndryshëm prej poetëve e shkrimtarë­ve tjerë të kohës së vet.

Hovet e zemrës prej në Kafe Wortner në brigjet e Mesdheut

Nji e diele e errët marsit. I ngjitem kadalë Schaumburg­ergasse- s, tue lanë m’nji anë shkollën që mban emnin e J. S. Bach- ut e Realgymnas­ium- in e i afrohem numrit 18 të asaj rruge të qetë vjeneze. Kam mbërrijt, jam para pallatit ku ka banue dhe ka nxjerrë Orën e Shqipnisë në fundin e viteve ‘ 20 Lazër Shantoja. Më duket se e kam para syve tue ngjitë mendueshëm rrugën që e çonte tek shtëpia- zyrë. E shoh tue u kthye prej tipografis­ë së etënve mekitarist­a ku qortonte shtypajt e asaj gazete që botonte me ndihmën e mikut të vet, Hasan Prishtinës.

Andejpari ka baritë tue kujtue, n’ato vite t’idhta mërgimi, shokët, miqtë e Shkodrën e largët.

Sa herë që shklas në Tiranë mendoj për të e për vorrin që s’i dihet se ku asht. Sa herë që me qet rruga në Vjenë shkoj si në shtegtim në Schaumburg­ergasse tue u përpjekë me shque gjurmët e tija në ajr, në tokë e në valzimet e reve.

Edhe pse nuk e kam njohtë më duket se e njoh krejt mirë. Shoh shêndin dhe ironinë e tij, ndiej shijet e tija skofiare, humorin e hollë, entuziazmi­n prej fëmije, njoh trishtimin dhe dhimbjen e tij... e mundohem me njohtë edhe tragjedinë e jetës së tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania