Gazeta Shqiptare

LAZËR SHANTOJA: Poeti kundruell shekullit

-

Në ajër ndihet po ai trish tim e po ato premtime te papërmbush­una. Përg jatë asaj rruge vjeneze përpiqem me gjetë gjanat që mund të ketë shikue, me shque shenjat e pranisë së tij. Kanë kalue 80 vjet qysh atëherë e ajo çka mbetë prej tij tashma asht përtej kohet e hapsinet dhe nuk mund të rroket ma prej gjykimit tonë.

Në fillim të Schaumburg­ergasse- s asht Kafe Wortner, nji kafe tipike vjeneze e 1800 ku mblidhen ende sot shkrimtarë të rinj, muzikanta e njerz të thjeshtë që struken të veçuem e të përhumbun në leximet e tyne rranzë mureve të mveshuna hijshëm me bungë të verdhë. Ndihet krejt lehte nji muzikë amerikane e viteve ’ 30. Jashtë dritat kanë ndriçue Engelbrunn­en, fontanën e fundit të ‘ 800 që ndodhet nën blijt e zhveshun, e rrugën e lagun prej shiut të ftohtë dimnor. Kundroj fontanen: statuja e Elsbeth- ës së squet dhe e dy keqbâsave të lidhun te kambët e saja përkujton triumfin sporadik që e mira ka mbi të keqen në ketë botë. Hjedhi sytë kah muri, ku i zoti i kafes ka vu nji foto të fillimit të 1900. Shihen qartë blijt, asokohe mjaft të vegjël. Nguli sytë në degët e tyne të zhveshuna e mendoj për gjithë ato gjeth që i ka marrë era e moteve.

12 mars 1940. Porti i Napolit. Shantoja niset me motoanijen « Calitea » për në Misir.

Po shkon tek ai vendi “me shtëpija balte e me vorreza guri”, atje ku “vdekja asht zgjatimi, kristalizi­mi, amshimi i jetës”. Misiri në fantazinë e Shantojës asht i lidhun me piramidat e me sfinksat, me Kleopatrën e me Nilin, me dijetarët arabë. Por Misiri i tij lidhet edhe me gjana ma të përvujta si devet e palmat, këto “dekorata të pandërrues­hme të shkretís” – “devet, këto gunga kodrinash qi lëvizin me hapin e amshimit... e palmat, minaret e blera të nji xhamije qi nuk ka mbarim”. Megjithatë Shantoja shkon në Misir për me gjetë nji skaj Shqipnije.

“Po shkoj në Misir – thotë ai - për me njomun me dy cirka lot e për me stolisun me nji tubë lule vorret e Filip Shirokës, të Çajupit, të Turtullit e të sa e sa tjerve qi vdiqen në dhé të huej me mallin e Shqipnis në zemrat shqiptare”.

Anija rrëshqet mbi valët e Mesdheut tue e çue drejt Aleksandrí­s, prej kah Shantoja do të vijojë me tren për në Kajro. Në mend ka punën e pashlyeshm­e të atdhetarve shqiptarë në Misir. Shoqatat « Vëllazërij­a e Parë » ( 1875), « Vëllazërij­a shqiptare » , Thimi Mitkon, Thoma Krein, Thoma Avramin, Çajupin, Filip Shirokën, Thanas Tashkon, doktor Turtullin, doktor Adhamidhin. Ky i fundit i përmendun në nji letër të Filip Shirokës drejtue At Della Pietra- s në Shkodër, ku poeti i dallëndysh­es kujton sesi ishte gati me hupë klientat e vet për shkak të konferenca­ve që bante për me i kundërshtu­e grekëve tezat rreth historisë shqiptare.

Në Kajro Shantoja gjen ngrohtësin­ë e Shqipnisë, gjen shpirtin atdhetar e mikpritës të Tosknís, njeh Stath Konomin, Vasil Takon, Sofokli Capin, njeh « plakun e kollonis » Mihal Spiro Xhaxhën, Palokën, Arifin e shumë e shumë të tjerë.

Shantoja kthehet prej Misirit me zemrën plot.

Mbas nji viti, në dhjetor të vitit 1941, motoanija « Calitea » do të fundosej prej nji nëndetseje aleate afër Navarrinos, me të fundoseshi­n edhe andrrat që kishte pa Shantoja nji vit ma parë.

Në kohë lufte nuk ka mundsi me u tërheq m’anesh e me ba nji gjumë të patrazuem, pse shumë anije mbyten – siç e diftoi koha - tue ndejt edhe në liman.

Shantoja përkthyes: qemeret e forta të shqipes

Përkthimet e tija përbajnë nji pasuni të veçantë për traditën tonë. Ndër autorë që i kanë tërheqë vemendjen përmendim: Schiller, Goethe, De Musset, F. W. Weber, Heine, Wilde, Immermann, Giannini, Leopardi, Parini etj.

Fausti dhe Hermandi e Dorotheja të Goethes së bashku me Kumbonën e Schillerit janë kryeveprat që ai ka dijtë me përkthye me nji mjeshtri të pashoqe. Nuk mbesin mbrapa as poezitë e Leopardit që i përktheu dhe i botoi në vitet ’ 40. Duket se asokohe pesimizmi kozmik i poetit italian e kishte mbërthye, ndoshta si parandjenj­ë e fundit të vet tragjik.

Orëpremi, nuk mujt me e botue të plotë përkthimin e Faustit, versioni përfundimt­ar i të cilit deri tash nuk asht gjetë. Por prej pjesëve që kemi në dorë, tue i krahasue me përkthimet e mjeshtrave tjerë të mëdhaj, kuptojmë sesa i çmuem ka qenë ai Faust dhe sesa bukur tingllonte shqip.

Qe si përkthen Shantoja tek Prologu në teatër i tragjedisë

« Ato kohë edhe mue due me m’i kthye kur shtat dhe un lëshojshem kalamâ, kur gulfa - gulfa mbrênda kroni ndrye, më gurgullojs­hin kângët pajadá, kur botën m’a kish mjegulla mbulue e m’qeshej prej bubuqes mrekullija, kur lule gjat’ luginavet lulzue shkojshem tue kput’ me mija. S’kishem kurrgjâ dhe kishem pra sa s’ke: zell për t’vërtetë e për miklim harè. Epshet pa frê m’i kthe e t’lumtunìs dhimbat e shuma e t’thella mos m’i ndal; forcën e mnìs, fuqìn e dashunìs, oh rînìn t’eme falma prap, m’a fal! » ( L. SHANTOJA, f. 561).

Të njejtat vargje Pashk Gjeçi i përkthen: « M’i kthe ti ato kohë, i zoti n’je, kur un kishe fillue porsa me u rritë, at’herë kur e gjithë kangvet gurra e re gurgullont­e mâ e gjallë dita me ditë, kur ma mbulojshin botën mjergullin­at, E n’çdo burbuqe mshehej mrekullija, kur shkojshe tue këputë lule me mija qi mbushnin an’e kand t’tana luginat. Nuk kisha asgjâ, mjaft kaq qi ishte e ime: zjarr për t’vertetën, gas për andërrime. M’i kthe ti epshet, prush qi djegin gjinë, lumninë qi veç me dhimbje ushqen vedin, forcën e mnisë, të dashtunisë pushtetin, oh kthema, kthema ‘ j hera djalërinë! »

( J. W. von GOETHE, Faust, 2008, f. 28).

Kurse Skënder Luarasi po ato vargje i sjell shqip kështu:

« Pra, kthema kohën e rinisë, Kur isha ende duke u rritur, Kur një burim i ri këngesh magjepsëse Rridhte nga zemra ime pa pushim, Kur ma mbulonte botën mjegulla, Burbuqet më premtonin mrekulli Dhe unë këputja mijra lule Që mbushnin pllajat anembanë. Nuk kisha asgjë, dhe prapë kisha mjaft, Gaz për ëndrrime e vrull për të vërtetën; Pa kthemi epshet, që nuk njihnin zmbrapsje: Lumin e thellë mbushur plot me dhimbje, Forén’ e mnisë, fuqin’ e dashurisë, O kthema, kthema djalërinë!

( J. V. GËTE, Vepra të zgjedhura I. Faust, Shtëpia botuese « Naim Frashëri » , Tiranë 1987, f. 72)

Goethe- ja gegnisht e tosknisht. Poeti i Weimarit tingllon mrekullish­t edhe në gjuhën tonë tue ruejt hirin e forcën e vet e kjo gja tregon

 ??  ?? Lazër Shantoja
Lazër Shantoja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania