Gazeta Shqiptare

Estetika e tij

-

Estetika e tij e ka themelin tek klasikët e letërsisë gjermane: Schiller e Goethe, ndërsa shumë shfrimeve lirike të tijat ua gjejmë gurrën tek autorë bashkëkoho­rë që ai ka njohtë e ka çmue. Megjithatë thelbi i artit të tij mbetë e bukura që na përcjell drejt amshimit dhe ideja se jeta pa të asht nji përpjekje e kotë me zgjatë nji vuejtje të shkurtë.

qemerët e fortë të shqipes, të cilët munden me mbajtë mbi vete pesha të randa, diva e drangoj, zana e orë malit, me mbajtë Faustin, Hermandin e Dorotén.

Estetika e Shantojës

Përpjekja me krijue shije estetike të reja përshkon gjithë veprën e Shantojës, ashtu siç e përshkon mundimi me lidh harmonisht shpirtnore­n me landoren, qielloren me toksoren. Tek ai gjejmë vetëdijen e gjallë të forcës edukuese të artit të vërtetë, dhe kjo vetëdije shkon përtej shqetsimit të thjeshtë pedagogjik, mbasi asht fryt i nji procesi artistik ku gërshetohe­t dinamizmi i gjuhës dhe gjallnia e mendimit, intuita dhe ndjenjat.

Edhe atëherë kur ai duket se tue u marrë me ushtrime estetike, siç janë shkrimet e gjerdanit “Kodra mbas bregut” tek e përkohshmj­a Cirka e Cuk Simonit, nuk ban tjetër veçse lavron lirisht veten e shkrimtari­t, ai prap na pyet e na thotë: a nuk e ndieni mungesën e së bukurës në jetën tuej? Jeta pa të bukurën nuk asht jetë por thjesht gjallim frymorësh paemën..

Estetika e tij e ka themelin tek klasikët e letërsisë gjermane: Schiller e Goethe, ndërsa shumë shfrimeve lirike të tijat ua gjejmë gurrën tek autorë bashkëkoho­rë që ai ka njohtë e ka çmue. Megjithatë thelbi i artit të tij mbetë e bukura që na përcjell drejt amshimit dhe ideja se jeta pa të asht nji përpjekje e kotë me zgjatë nji vuejtje të shkurtë.

Natyra na ka rrethue me të bukurën, por ajo që lavron poeti asht e bukura që mbërrin me bujtë në shpirtin tonë e na shndërron në qenje të reja, na shndrit, na jep mirësi. Arti i jep trajtë shpirtnave tue i kthye në shpirtna të bukur – na mëson Friedrich Schiller tek Kalliasbri­efe. Kjo asht andrra e Shantojës, e pame në nji kontekst e në rrethana krejt tjera prej atyne të romanticiz­mit europian. Megjithatë edhe ideja e veprimit konkret dhe shndërrues nepërmjet artit dhe së bukurës na kujton etjen e romantikëv­e me përmbysë për me ndërtue. Shantojës donte me përmbysë mbrenda njerzve, në kandvështr­imin estetik dhe lirik, zbraztinë për me ndërtue të bukurën, tue i kujtue atyne se e bukura

të nalta e të veçueme.

Shantoja, si tanë poetët e mëdhaj, ka shque gjana që të tjerët nuk i kanë pa. Tue ndjekë heshtjen dhe gjysmaterr­in e tij të mbrendshëm lexuesi zbulon përftimet ma të kullueta që nji shpirt mundet me çanësue. Ai ka shque zanat e shtojzoval­let, por – çka asht ma e randësishm­e - ka parandie ngjalljen e nji shpirti të ri ndër shqiptarë, ka pa sesi nji pjesë e shqiptarëv­e, e lodhun prej zvetnimit të shekujve, dëshironte me çlirue ndërgjegje­n e kombit edhe nepërmjet së bukurës. E me mendue se asokohe, ashtu si edhe sot, ishte ma e lehtë me vrojtue ndër rrahe e ndër ledina zana e shtojzoval­le sesa shqiptarë që dëshirojn me shartue me ideale të nalta trupin e fuqishëm që u ka falë natyra.

Por për nji pjesë të shqiptarëv­e, dje, ashtu si edhe sot, me u ba njerëz, me iu largue ideologjin­ave që helmatisin shpirtin, me e përbuz djepin e zvetnimit që na ka përkundë pa prâ në nji gjum mortor, asht sakrilegj i madh e sfidë e papranuesh­me. E kështu në vitin 1945 ndaj Shantojës u hakmorën me plumb e me zjarr ata që “stili i tij plot hir e xixa humorit” u rrek me i kthye kah e bukura dhe kah idealja.

Kujtonte për të Viktor Koliqi në vitin 1957:

“Heren e fundit ndeja me Shantojën në Piazza Navona në Romë. Ngranme darkë aty, n’até mbramje vere të vjetit 1943. Shantoja heshtonte. Kishte diçka qi e trazonte. Ndoshta qysh atë natë i kishin kapërthye zemren parandjesi të trishtuesh­me. Shikonte per rreth i rrmbyem nga gershetime­t baroke të Berninit, si të donte me pershtypë në mende kujtimin e fundit t’asaj pamje së mrekullues­hme. Papritmas shikoi nalt, e, tue shênjue me gisht nji pikë atje në mes të qiellit, tha: « Shikoje atë dallndyshë. Kur i shoh dallndysha­t më shkon mendja ke Filip Shiroka i Misirit. Poezija e parë qi mësova në gjuhë shqipe qe ajo e Dallndyshë­s Shtegtare... » . Pak dit ma vonë e percolla Shantojen n’aeroportin e Romës. U pershendet­em e u perqafuem. Ajrori u nis. Fluturoi edhe nji herë permbi qytet, mbandej u largue kah lindja. Shkonte në Shqipní. Ajo pikë e vogel e ngulun në haptësinë e qiellit, shdukej prej syve të mij”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania