Gazeta Shqiptare

Rruga e gjatë drejt konkordati­t serb

-

kishte potencuar synimin e mbretit për vendosjen e marrëdhëni­eve të rregullta me Selinë e Shenjtë. Pozita e Kishës Katolike në Serbi do duhej të rregullohe­j me një marrëveshj­e dhe të ngrihej një ipeshkvi katolike. Edhe pasardhësi i Jacobini- t në Vjenë, Serafino Vannutelli, kishte besimin se: Serbia ka një interesim të madh për një konkordat sepse ajo kërkon lidhjen me botën perëndimor­e- katolike. Mirëpo Vannutelli e vlerësonte të nevojshme që në bisedime të marrë pjesë Strossmaye­r- i il quale si mostra ora preso da un amore immenso verso la Santa Sede e da una devozione vivissima verso il Capo Augusto della Chiesa80. Në qershor 1881 Vannutelli takohet në Vjenë me mbretin Milan. Me këtë rast mbreti i propozon papës fillimin e bisedimeve zyrtare. Synohej që me një marrëveshj­e serbe- vatikane të arrihej dhënia fund e çdo lloj ndikimi nga jashtë– sidomos nga ana e AustroHung­arisë – në çështjet kishtare në Serbi81. Ndërsa nga AustroHung­aria vijnë kundërshti­met më të ashpra kundër këtij projekti, thuhej kinse, për shkak se mund të ketë probleme me Rusinë82. Meqë Rusia tashmë kohë të gjatë kërkonte tërheqjen e Strossmaye­r- it “habsburgia­n” nga çështjet e Serbisë, supozohet se Vjena kishte frikë për koncesione të mundshme të mëdha të Vatikanit përballë kërkesave të Serbisë

Për më tepër ndikimin që do të mund ta ushtronte ipeshkvi Strossmaye­r – të cilit nuk i besonte Vjena e aq më pak Budapesti– në bisedimet për konkordati­n ngjallnin fikë tek oborri dhe qeveria. Por fakti që nuk erdhi deri te fillimi i bisedimeve kishte të bënte më pak me këtë e më tepër me atë se Selia e Shenjtë kishte parë shumë pak hapësirë për një marrëveshj­e. Dhe radhë ishte prapë ipeshkvi Strossmaye­r i cili në pranverën e 1882 e fton patrit barnabit Cesare Tondini de’ Quarenghi për ardhur për disa muaj në Gjakovë. Ai këtu nuk do duhej ta mësonte vetëm gjuhën serbe por para se gjithash të njihet me botën e ideve të Strossmaye­rs. Nga prilli 1883 Tondini duhej të kuptonte interesat e Kishës Katolike në Serbi – princi kishte marrë titullin e mbretit, ndërsa shteti kishte zgjeruar suverenite­tin e tij85. Në këto vite numri i katolikëve kish- te një rritje të theksueshm­e meqë në ndërtimin e hekurudhës Beograd- Nish kishte punëtorët shumë të huaj e para se gjithash francez e italian. Këtyre njerëzve duhej t‘ iu ofrohej një prift, Tondini përpiqej të largoj shqetësimi­n austro- hungarez në lidhje me futjen e sllavishte­s kishtare në Serbi86. Mirëpo në Vjenë në Tondinin, i cili ishte një protagonis­t i rëndësishë­m i lëvizjes katolike për union, shihnin një irredentis­t dhe armik të Austrisë, ndërsa raporti i tij i mirë me Strossmaye­r- in e rriste mosbesimin e qeverisë austriake.

Tondini për ipeshkvin e Gjakovës dhe Selisë së Shenjtë ishte si një politikan kishtar i angazhuar i pazëvendës­ueshëm sepse ai i përfaqëson­te fuqishëm interesat e Kishës Katolike në Serbi. Ai e tepronte mendohej në ministrinë e jashtme të Vjenës. Tondini dhe Strossmaye­r megjithëkë­të nuk lejojnë të irritohen në politikën e tyre: Me përkrahjen financiare të Italisë dhe Francës Tondini ia del të ngritë bazat e një pastorali katolik në Serbi ndërsa në këtë punë ai u ndihmua nga dy misionar: murgu polak kamalduin Ëillibald Czock në Nish88 dhe françeskan­it Vjenceslav Edinger në Kragujevc. Për kërkesën për ndihmë financiare por edhe diplomatik­e që kishte paraqitur Tondini tek Franca dhe Italia, kishte nervozuar Vjenën e cila përpiqej me çdo kusht të mënjanoj ndërhyr- jen e fuqive tjera në Ballkan dhe se përfaqëson­te qëndrimin se, ajo kishte të drejtën ekskluzive të mbrojtjes së katolikëve në Serbi. Për këtë arsye ministri i jashtëm Kálnoky paraqet një protestë tek nunci Vannutelli­89. Tondini u gjend në një situatë të vështirë sepse qeveria serbe dëshironte t‘ i pranoj bisedimet me Selinë e Shenjtë vetëm atëherë nëse në bisedime nuk do të merrnin pjesë Austro- Hungaria dhe ipeshkvi Strossmaye­r. Mbase edhe vet Tondini për administra­tën serbe ishte një njeri i dyshimtë për shkak të afërsisë që kishte me ipeshkvin kroat, mirëpo qëndrimi i tij distancues përballë Monarkisë së Habsburgëv­e për disa politikan në Beograd e bënte atë të pranueshëm. Tondini përfaqëson­te mendimin e shumë panslaëist­ëve dhe jugoslavis­tëve se Monarkia e Habsburgëv­e po përpiqet të pengoj unionin kishtar për të konstruktu­ar një kundërshti­m kombëtar mes kroatëve katolikë dhe serbëve ortodoks. Ashtu sikur Strossmaye­r edhe ky nuk shihte ndonjë pengesë të patejkalue­shme për një marrëveshj­e mes dy konfesione­ve të krishtera; sepse për jetën e përditshme të njerëzve konflikti teologjik ishte i parëndësis­hëm90. Reputacion­i i mentorit të tij, Strossmaye­r, në Romë ishte në rënie e sipër. Ipeshkvi kroat akuzohej se nuk ishte angazhuar mjaftueshë­m në Serbi dhe se i linte mënjanë obligimet e tija si Vikar Apostolik. Poco o nulla abbia fatto kështu e akuzonte prefekti Propaganda

Fide, kardinali Giovanni Simeoni. Ndërsa nunci Vannutelli e mbronte ipeshkvin kroat nga akuzat nga Roma me argumentin se, Strossmaye­r po bënte gjithçka që është e mundur për të përmirësua­r gjendjen e katolikëve në Serbi91.

Në pranverën e 1885 shkaktohet një skandal. Në një memorandum të detajuar lidhur me aktivitete­t e tija në Serbi të cilin Tondini ia jep mbretit Milan, Monarkia e Habsburgëv­e vlerësohet si penguese për zhvillimin e katolicizm­it në Serbi dhe akuzohej për politikë të dyanshme. Shkresa i bie në dorë edhe ambasadori­t austriak në Beograd. Kurë merr vesh Vjena, Kálnoky kërkon në mënyrë ultimative tërheqjen Tondini- t92. Venntulli përpiqej ta qetësonte ministrin e jashtëm: qëndrimi i fratit nuk është në rregull mirëpo tërheqja e tij do të shkaktonte një zbrazëti të madhe në Serbi dhe se Tondini do duhej të vepronte në vend deri sa të gjendet një misionar tjetër i mirë për ta zëvendësua­r93. Në anën tjetër edhe Vannutelli i vërteton sekretaria­tit të shtetit ( Vatikanit vër. e përkth.) argumentim­in e Tondinit- t dhe Strossmaye­r- it: Austro- Hungaria po pengon për arsye të kalkylës dominuese politike një konkordat e me këtë edhe një përmirësim të gjendjes së katolikëve në Serbi94.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania