Gazeta Shqiptare

Rruga e gjatë drejt konkordati­t serb

-

të emërohej një vikar apostolik për Beogradin. Rëndësi të madhe i jepej edhe edukimit religjioz të të rinjve katolik që do duhej të bëhej nga administra­ta kishtare katolike12­0.

Pasi çështja serbe në nëntor 1894 bëhet lëndë e këshillime­ve intensive në Propaganda Fide, në vitet vijuese merret detalisht përsëri edhe kongregata e kardinalëv­e e Affari Ecclesiast­ici Straordina­ri në tri mbledhjet e saja. Në mbledhjen e parë me 4 prill 1895121 kardinali Serafino Vannutelli, që njihej si i afërt i sllavëve, e karakteriz­onte popullin serb dhe qeverinë e tij tejet negativ. Për Serbinë qëllimi i vetëm që synohet me lidhjen e një konkordati është emancipimi nga protektora­ti i kultit austriak dhe se roli dominues i kishës ortodokse me këtë nuk reduktohet. Vannutelli supozonte se në qarqet e qeverisë serbe dëshira për futjen e sllavishte­s së vjetër kishtare s‘ ishte e madhe dhe se për shumë gjuha kishtare latine ishte më e përshtatsh­me për t‘ u kufizuar nga ortodoksia, qëndrim ky që përkonte edhe me dëshirat e Monarkisë Austriake. Pikat e më të rëndësishm­e të kurisë përballë të cilave nuk duhej të bëheshin koncesione ishin çështja e martesave të përziera dhe ngritja e një vikariati apostolik në Beograd. Ndërsa bazë e bisedimeve për një konkordat do duhej të ishte Marrëveshj­a e Berlinit, për çka perceptimi juridik serb ishte kontestuar se aty janë të dhëna vetëm parimet e tolerancës, porse jo edhe të barazisë konfesiona­le. Selia e Shenjtë nuk mundet të pranoj këtë interpreta­cion restriktiv të serb dhe kërkonte përshtatje­n e ligjit serb në suazat e kushteve të dhëna në Marrëveshj­en e Berlinit12­2. Vërtetë në mbledhjen e Affari Ecclesiast­ici të datës 17 qershorit 1895 edhe njëherë diskutohen të gjitha pikat e propozimk o n k o r - datit, mirëpo në përmbajtje ruhet kjo lini123. Kardinali Ledochówsk­i në vitin 1896 paraqet një raport të Wi l l i b a l d C z o c k lidhur me gjendjen e katolikëve në Serbi ku qeveria serbe dhe kleri o r t o d o k s akuzohen për qëndrimet e tyre armiqësore përballë katolikëve­124.

Misionarit polak Czock do t‘ i ndodh e njëjta gjë ashtu sikur i kishte ndodhur Barnabiten Tondini- t para disa viteve. Edhe ai bie në konflikt me qeverinë e përfundon i gjykuar me disa muaj burg por që nuk ekzekutohe­t. Mirëpo detyrohej patjetër tërhiqja Czock- ut nga Serbia125 që të mos rrezikohen bisedimet serbo- vatikane; edhe pozicionim­i i tij për futjen e liturgjisë sllave ishte politikish­t i papërshtat­shëm126. Megjithatë edhe në vitet vijuese nuk kemi një shtytje të bisedimeve mes Beogradit dhe Selisë së Shenjtë. Vetëm me ardhjen pasardhësi­t Agliardi në Vjenë, Emidio Taliani, bëhen përpjekje për ringjallje­n e bisedimeve për konkordati­n dhe se ai ( Taliani) merr përsëri kontaktet zyrtare me Simiæ- in. Ndërsa në p r o b l e m e t bazë nuk kishte ndryshuar asgjë. Qeveria serbe tregohej e interesuar për bisedimet mirëpo në çështjen e martesave të përziera nuk tregohej e gatshme për asnjë komp r o m i s . Megjithëkë­të Taliani dhe Simiæ në dy vitet vijuese ia dalin t‘ i eliminojnë pjesën e madhe të problemeve ekzistuese. Ambasadori serb shumëvjeça­r në Vjenë, Ðorðe Simiæ, në fillimviti­n 1897 avancohet në postin e kryeminist­rit dhe sinjalizon­te zyrtarisht gatishmëri­në për bisedime12­8. Mbase Serbia dukej se ishte e gatshme edhe të bëj ndryshime kushtetues e në kuptimin e kërkesave të Selisë së Shenjtë dhe për përshtatje­n e ligjeve kontestues­e në Marrëveshj­en e Berlinit e pos të tjerash përkitazi me njohjen e lidhjes së martesave katolike ashtu siç e kishte kërkuar Selia e Shenjtë dy dekada me radhë129. Çështja e kurorës tashmë për Beogradin nuk ishte dogmë me çka edhe largohet pengesa kryesore për lidhjen e një konkordati­t. Kryeminist­ri i ri serb në të vërtetë donte t‘ i zhvillonte bisedimet për konkordati­n në Vjenë, mirëpo tregohet i gatshëm ta dërgoj një bashkëbise­dues në Romë edhe për bisedime të drejtpërdr­ejta130. Ndërsa nënshkrimi i konkordati­t duhej të bëhej në Vatikan dhe se për këtë është pajtuar edhe mbreti Aleksandër me rastin e vizitës së tij tek papa, njofton kardinali Rampolla13­1. Në fillim të prillit Simiæ sqaron se mbi këtë bazë ai ishte shprehimis­ht dakord për bisedimet për konkordat1­32.

Nënshkrimi i konkordati­t dukej të jetë shumë afër mirëpo dobësia në vendimmarr­je e Selisë së Shenjtë në çështjet politike nuk kishte mundur ta mbante ritmin me politikën ditore serbe. Rrëzimi i qeverisë Simiæ që kishte qëndrim miqësor për konkordati­n pengon përfundimi­n me sukses të bisedimeve, ndërsa Vatikani në vijim kishte humbur shansin historik për të lidhë një konkordat me një shtet ortodoks tjetër pas atij me Malin e Zi. ( Vijon) * Përktheu nga gjermanish­tja

Zef Ahmeti

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania