Gazeta Shqiptare

“Elementi i fshehur” në letërsi

- NGA MARIO VARGAS LLOSA

Ernest Hemingway- i tregon diku se në fillimet e tij letrare, teksa hidhte në letër një rrëfenjë, papritmas i qëlloi që të shuante ngjarjen kryesore, atë ku protagonis­ti varte veten. Ai tha se zbuloi kësisoj një mënyrë rrëfimtare, që do ta përdorte gjithnjë e më dendur në të ardhmen për të mbrujtur romanet dhe novelat e veta.

Në të vërtetë, nuk teprohet aspak nëse thuhet se rrëfimet më të arrira të Hemingway- it janë të stërpikura me heshtje shumëçkath­ënëse, me grimca fshehatare të një rrëfimtari mendjeholl­ë, i cili ia del mbanë që të dhënat e veshura prej tij me petkun e heshtjes, megjithatë të jenë sa më shprehëse dhe të shtien medoemos në ngasje përfytyrim­in e lexuesit. Kështu, ky i fundit du- het t’i mbushë këto golle të historisë me hamendësim­e e përgjasime të mendjes së vet.

* * * Le ta quajmë këtë mënyrë “elementi i fshehur” dhe të saktësojmë menjëherë që, paçka se Hemingway- i i ka bërë kësaj një lëvrim vetjak e të shumëfisht­ë ( herë- herë mjeshtëror), nuk është ai që e ka shpikur, meqë kjo është një teknikë e moçme sa vetë romani.

Mirëpo është mëse e vërtetë që fare pak shkrimtarë modernë e kanë përdorur me guximin e autorit të Plaku dhe deti. A ju kujtohet ajo novela mjeshtëror­e, mbase më e famshmja e Hemingway- it me titull The killers ( Vrasësit)? Gjëja më me rëndësi e rrëfenjës është kjo pikëpyetje e madhe: përse ata dy kaçakë, me çifte tytësharru­ara, hyjnë në restaurant­in e vogël “Henry’s” të asaj krahine pa emër dhe duan të vrasin suedezin Ole Anderson? Dhe përse ky Ole Andersoni i fshehtë, ndërsa djaloshi Nick Adams e parala- jmëron se dy vrasësit po e kërkojnë për ta qëruar, nuk pranon t’ia mbathë e ta vërë në dijeni policinë, por i bindet me verbëri fatit të vet?

Ne nuk kemi për ta marrë vesh kurrë.

Nëse na e ka ënda ndonjë përgjigje për këto dy pyetje bosht të rrëfenjës, ne duhet ta sajojmë vetë si lexues, duke u nisur nga grimcat vocërrake që rrëfimtari – në dijeni të gjithçkaje e jovetjak – na jep aty- këtu: para se të vinte në këtë qytezë, suedezi Ole Anderson ka qenë, me ç’duket, boksier në Çikago, ku ka bërë diçka( që s’i ndezi, thotë ai), e cila ka nënshkruar dënimin me vdekje.

Elementi i fshehur a rrëfimi i jashtëm nuk është për së koti apo arbitrar. Lypset që heshtja e rrëfimtari­t të jetë domethënës­e, që ajo të ushtrojë një ndikim të spikatur në pjesën e shprehur qartas të rrëfenjës, me qëllim që kjo mungesë të ndihet kthjelltas e të përndezë kërshërinë, pritjen me frymën pezull dhe përfytyrim­in te lexuesi. Hemingway- i qe mjeshtër i pa-

 ??  ?? Mario Vargas Llosa
Mario Vargas Llosa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania