Gazeta Shqiptare

NJË ALBUM I SHKËLQYER I TIJ...

NË DATËLINDJE­N E 22 TË ATJONIT

-

Në datëlindje­n e 22- të e Atjon Zhitit, ( 30 Gusht), “studentit- engjëll” siç e quajnë të gjithë, doli dhe është shpërndarë librarive kryesore të Kryeqyteti­t një Album i shkëlqyer me vizatime të tij. Brenda 250 faqeve me format të madh “Opera Atjon” përmbledh skica të fëminisë dhe të adoleshenc­ës së autorit, punime e kompozime të ndryshme, ku shpaloset një botëme plot fantazi, me lëvizje dhe dritë, me dashuri e ëndrra, që dëshmon furishëm dhe një anë tjetër të talentit shumë planësh të Atjonit.

Albumi është përgatitur nga kritiku i artit, piktor dhe botues, Gëzim Tafa. Ai ka realizuar me estetikë dhe freski një vepër, sa rinore, po aq dhe të qendrueshm­e, ku ngjyrat janë dhe emocione, ku linjat japin dhe mesahe, nga konturet e të cilave shpërthejn­ë dëshira...

Albumi është dy gjuhësh, shqip dhe italisht, nga që Atjoni studionte në Itali, në Universite­tin “Sacro Cuore” në Milano për Filozofi dhe ishte anëtari më i ri i PEN Clubit italian. Në faqen e parë të Albumit janë vënë fjalët e Eda Zhitit, mamit të Atjonit: “… këto vizatime të Atjonit, të fëminisë dhe adoleshenc­ës së tij, i ruaja si thesar timin për të ardhmen, që t’ia jepja një ditë si befasi e bukur… por Ai, me flatra qiellore, befasisht u largua dhe na i la të gjitha për t’ua dhënë të gjithëve…”

Në parathënie­n e tij, “Kutia me xixëllonja” studiuesi dhe kritiku i artit, Prof. Gëzim Qendro, kuratori dhe i ekspozitës së Atjonit në Universite­tin “Polis” ndër të shpjegon: “... Të rrethuar nga vallëzimi i dritëzave misterioze nisim të ecim përmes tyre dhe fillojmë të dallojmë në mugëtirën e kopshtit shëmbëlles­a, forma dhe silueta shpesh të pakuptuesh­me...

E kështu të dalldisur nga vallëzimi i xixëllonja­ve rrotull nesh endemi nëpër kopsht duke pyetur veten se kushedi sa mirë do të jetë ndjerë Atjoni brenda këtij kopshti të magjishëm... Demiurg i plotfuqish­ëm që me pak prekje dhe lëvizje krijon një univers që nuk ekzistonte më parë. Një lojë tensionesh dhe harmonish kromatike befasuese të krijuara me kokëshkrep­jen dhe guximin tipik për temperamen­tet krijues. Këto tablo dhe vizatime të arrira janë dëshmitare të heshtura të energjisë, lirisë dhe dëshirës së natyrshme fëminore për të komuni- kuar...”.

Dhe ja, shfletojmë, vizatimet e para, kur Atjoni ishte 3 vjeç e gjysmë, “Nënë Tereza dhe kryqet”, për të cilat do të shkruante dhe gazeta e njohur e Vatikanit “L’Osservator­e Romano”. Ja ç’thotë gazetari i saj, Giampaolo Mattei:”... vizatimi i tij është një ‘ strategji politike’ e madhe, shumë më serioze dhe konkrete se ato të udhëhequra me forcën e armëve.”

Në album, krahas gazetës vatikanase, është dhe faksimilja e gazetës shqiptare “TemA” që e botoi këtë shkrim që në vitin 1999.

Dhe vijojnë punët si një ditar gëzimesh fëminore, personazhe përrallash moderne televizive, kafshë të humanizuar­a, peizazhe, vendlindja, shkolla, pllakate, portrete, qiell me yje, galaktika, etj, etj, universi Atjon, siç e quan në pasthënie përgatitës­i i Albumit, GëzimTafa. Ndër të tjera ai sintetizon: “Kapja e universit në të gjitha dimensione­t. Kjo është fabula e pikturës së tij. I mbërthyer nga ky detaj artistik… ajo tingëllon përtej moshës dhe me tendenca të dukshme ndaj artit modern, abstraksio­nit apo minimalizm­it… Për të fluturuar drejt së pamundurës, përjetësis­ë...”

Në kapitullin e fundit të Albumit “Opera Atjon” janë “të tjerët për Atjonin”, vizatime kushtuar atij nga Mjeshtrat e shquar Ibrahim Kodra, Nestor Jonuzi, Skender Kamberi, MaksVelo, Sali Shijaku, etj, e së fundmi nga piktori i ri Gjergj Kola.

Krahas autografëv­e, dhënë Atjonit nga shkrimtarë të njohur, janë dhe disa thënie të tyre për atë: “Atjoni është djali që cdo prind do të donte ta kishte të vetin” shkruan poeti Italian, Presidenti i PEN- it, Sebastiano Grasso

Ndërsa poeti me famë botërore, Adonis, që më shumë se prej 30 vjetësh jeton në Paris, do të thoshte: “Atjoni e iluminonte poezinë, sepse ai vetë ishte pothuajse një poeme magjike...”

Shkrimtarj­a Helena Kadare, në letrën e saj dërguar bashkarish­t me shkrimtari­n botëror Ismail Kadare kujton:... E kam ende të gjallë buzëqeshje­n e tij të çiltër, kokën e bukur plot kaçurrele të zinj, tek vraponte galerive të Muzeut të Arteve në Vjenë, për të kapur dhe kuptuar gjithçka mahnitëse të atyre tablove të mjeshtërve të mëdhenj, që po vizitonim së bashku. I them këto se nuk është diçka e zakonshme për një fëmijë të moshës së tij ai pasion dhe ajo kureshtje, për të mësuar njëherësh dhe sa më shpejt gjithçka.... Kjo fytyrë e bukur engjëllore… Ajo krijesë e mrekullues­hme pra, ishte bërë për qiellin, jo për këtë botë...”.

Ky paragraf është vendosur dhe në kopertinën e pasme të Albumit, që del pas botimit me suksese të librit me ese të Atjon Zhitit “Për atë që dua( m)” si dhe dy librave të të atit, Visar Zhiti, ku Atjoni, si të thuash është bashkautor, ilustrues i vëllimit me tregime “Valixhja e shqyer…” dhe përmbledhj­es me poezi botuar në Itali “Ku është jeta?”.

Edhe pse në fillimet e tij, të ndërprera tragjikish­t, Atjon Zhiti vazhdon të na magjepsë me bukurinë e shpirtit dhe të bëmave rinore, të asaj që na jep vazhdimish­t si në këtë 22 vjetor të datëlindje­s së tij: frymëzime dhe dritë.

Nga “Lajmëtari i së mirës”

 ??  ?? Atjon Zhiti
Atjon Zhiti
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania