Gazeta Shqiptare

Artistja e qashtër e raporteve të strukturav­e

-

ndalet në një vend.

Majlinda di të ruajë me shumë profesiona­litet raportet e strukturav­e brenda për brenda formave pamore, kurse një lloj pastërtie e punës së saj të përcjell kah burimit të saj kompozicio­nal.

Për fat, vetë Arti Abstrakt të dhuron lirinë për të eksploruar qartë veprat e bëra prej artistit dhe për të përcaktuar kuptimin, porse ky proces i pandalë meditimi të kërkon nga ana tjetër edhe një punë intensive personale, që të ndihë edhe përvojën e një shikuesi ballë një vepre të tillë arti.

Ashtu si mund të merret lehtë me mënd: kuptimi i artit abstrakt nuk është aq i lehtë, pasi shpesh artistët e tij gjenden para paragjykim­eve të atyre që nuk e perceptojn­ë. Kjo, ndodh shpesh, por përgjigja më e mirë e dyshuesve është se artistët e këtij arti janë vizatues të mrekullues­hëm dhe vrojtues shumë të hollë, që krijojnë përvoja vizuale, të cilat nuk shprishen dot qoftë edhe prej peshës së arsyeshme të objekteve.

Dhe, në rastin e Majlinda Kelmendit, pesha e këtij arti është më e madhe sepse pak njerëz mund të shquajnë realisht peshën e objekteve të njohura, që ajo i bën subjekte të natyrshme të perceptime­ve të saj. Për atë s’ka shqetësim, nëse puna e madhe për të gjetur kuptimin e asaj që e ngërthen dhe që të çon deri në format më primare të artit në vetvete, nuk perceptohe­t menjëherë. Sfida e saj mbetet te përshfaqja e qetë e nënvetëdij­es, e cila paraqitet e çlirët në këto punime, bashkuar me të gjithë elementët e tjerë të cilat të përcjellin direkt e te origjina e vërtetë e punës. Kritika e specializu­ar sheh si shumë interesant­e rrekjen e saj koloristik­e, gjetjet lëndore që formojnë raportet e formave dhe mbijetojnë mbi telajo që përbëjnë realisht edhe shëmbëllty­ra jete por edhe copëza që kristalizo­jnë si duhet botën e plotësuar të artistes, e cila tashmë ka arritur jo thjesht pjekuri, por edhe e ka përmirësua­r dora- dorës artin e saj.

Majlinda përgjatë viteve ka mrekulluar me të gjithë strukturën koloristik­e të kompozicio­neve, e mbi të gjitha guximin për të mos e përsëritur vetveten ndërkohë duke sjellë bashkëkohë­si si në aspektin figurativ apo koloristik.

Pikaso, në kohën e tij, e tërhiqte vëmendjen në një pikë, duke e shpjeguar rebusin e kuptimit në art. Arti, sipas tij, nuk mund të shpjegohet kurrsesi në mënyrë direkte me fjalë, pasi ndikimi i tij tek njerëzit mbetej aq personal, ndërsa flet me pjesët joverbale të ekzistencë­s sonë. Prandaj, arti mbetet një përvojë dhe një ekstrakt jete. Më saktë një sintezë pikturike, që artistë si Majlinda Kelmendi të grishin ta perceptosh me ngjyrat, format, materialet, sipërfaqen dhe të gjithë elementet ndërveprue­s, që e përbëjnë si unitet. Arti i Majlindës të grish, por pa të diktuar. Ai të kërkon kohën e duhur, që të mos ndjesh hapësirë, por për t’u bërë pak nga pak natyrshëm pjesë e tij.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Majlinda Kelmendi
Majlinda Kelmendi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania