Gazeta Shqiptare

... nga numri i shkuar

-

“Milosao” e këtij numri ruajti si temë kryesore shkrimin e Andreas Gottsman lidhur me përpjekjet e Vatikanit, që në bashkëpuni­m me Austrinë dhe Italinë të ruante ekzistencë­n e shqiptarëv­e katolikë të rrudhur në tre shtete. Për këtë përpjekje duhej marrëveshj­e me Portën e Lartë, që megjithëse nuk është Turqia e viteve e shekujve të shkuar ka ende ndikim në territoret ku jetojnë shqiptarët. Nga ana tjetër, Lidhja Shqiptare e Prizrenit është një hap për identiteti­n shqiptar, që paraprin ngjarjet që do vijojnë më pas me pavarësimi­n e vendit. Shkrimi ka ardhur me një përkthim jo aq të mirë, disi të vështirë, e megjithatë është i kuptueshëm mirë.

Në këtë numër, redaktori vendosi një shkrim të tijin për Albana Shalën dhe librin e saj publicisti­k. Ende nuk ka feedback prej saj, por mendon se e kishte një si lloj detyrimi moral, pas përpjekjev­e të saj, që ka manovruar me një formë kaq interesant­e.

Larg miteve urbane, tejet më larg akoma falsitetit, Albana mundohet t’i grishë miqtë e saj të hapin sa më shumë cak- pamjen shqiptare dhe vendin e shqiptarit të sotëm në këtë realitet. E bindur se në Ballkan prodhohet më shumë histori sesa ka qenë në të vërtetë, autorja e shtrin fashën moshore të një brezi, që ka pasur shumë pjesë në fatet e Shqipërisë, në shumë tema, që ajo i ngacmon përmes pyetjeve të saj, shkroi redaktori.

Ylljet Aliçka e ka shtrirë ekspansion­in e tij me një “Rrëfenjë me Ndërkombët­arët” deri në Norvegji. Ky ishte një lajm i mirë që redaktori e përfshiu në këtë numër.

Ndërkohë në këtë numër kishim poezi nga Shpëtim Selmani ( Kosovë, 1986), mik gjatë muajit gusht në Programin “POETEKA – Tirana in Betëeen”. Ai na solli një poezi interesant­e por edhe një trend që ia vlen për ta shqyrtuar. Në tekstet e tij ai ndjek një frymë avantgardi­ste, që shkëputet në përmbajtje dhe stil nga kanonet e letërsisë tradiciona­le, e cila orientohej ose me ide iluministe, romantike e progresist­e të jetës kombëtare, ose me një modernizëm të tipit hermetik dhe simbolist. Në përgjithës­i duhet të themi se ishte një numër i mirë dhe i kuruar qetë, por pa shumë pretendime.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania