Gazeta Shqiptare

Fëmijët e gjyqtares së ekzekutuar: Babi na rrihte, ne qanim, ai qeshte

Familja e traumatizu­ar pas krimit të Fadil Kasemit. Djali: Ishte heroinë I ati i Fildez Hafizit: Nuk e kam nxitur kurrë të ndahej

- Manjola Hasa

shtë folur kaq shumë për reformën në drejtësi dhe korrupsion­in e gjyqtarëve sa pjesa më e madhe e shqiptarëv­e mendojnë se çdo gjyqtar jeton në luks, në ndonjë vilë apo apartament luksoz.

Nuk ka qenë ky fati dhe me sa duket edhe zgjedhja e nënës së dy fëmijëve, 38 vjeçares Fildez Hafizi.

Në këtë pallat ku siç duket nuk kanë mbërritur ende bojrat dhe rikonstruk­sionet e demokracis­ë, familjarë dhe të njohur të gjyqtares së Shkodrës së ekzekutuar me gjakftohtë­si nga ish- bashkëshor­ti, vijnë për të ngushëllua­r prindërit dhe dy fëmijët e saj.

Për aq sa ngushëllim mund të ketë në trupat e mpirë dhe zemrat e vrara të njerëzve me të cilët Fildezi jetonte në këto mure të plasaritur­a dhe mobilje modeste.

Pasuria më e madhe gjendet në këto rafte të mbushur plot e përplot me libra e manuale.

Arlindi dhe Melissa e quajnë shtëpia e lirisë, pavarësish­t kushteve dhe varfërisë ku jetojnë pas divorcit të së ëmës nga babai, falë këmbëngulj­es së vetë fëmijëve, siç dëshmojnë familjarët.

Melissa për Ora News: Kemi qenë një të tre. Na thoshte ne jemi një trup i vetëm. Gjithmonë na e ka thënë. Ajo ka sakrifikua­r çdo gjë për ne. Ditën kur ka vendosur që do të ndahet, ka vendosur që do të ndahet vetëm se atë ditë kemi qenë unë dhe Arlindi përtokë, ishim duke qarë, duke iu lutur. Nuk duronim dot më, ishim duke u shkatërrua­r. Nuk donim të shkonim as në shtëpi pas shkolle. Dhe kur e ka vendosur më ka thënë: Unë e kam vendosur me koshiencë që sot mund të kisha vdekur dhe ka mundësi mund të vdes.

Arlindi për Ora News: Jetoi dy vjet e lirë dhe bëri çdo gjë për ne, sakrifikoi jetën për ne në fund fare. Është gjëja më e bukur që kam parë ndonjëherë, nuk kam fjalë. Nuk e di.

Prindërit e Fildezit thonë se e gjejnë forcën për të jetuar pas vrasjes së të bijës tek dëshira për ti qëndruar pranë mbesës e nipit, tashmë jetim.

Bynjamini kujton me dhimbje sakrificat që ka bërë për ti mundësuar gjyqtares së vrarë shkollimin dhe realizimin e ëndrrave të saj.

Bynjamin Hafizi për Ora News: Ngjarja e saj ishte fatkeqe, nuk e kam nxit kurrë me u nda nga familja se nuk donin fëmijët. Por ishte kaq e lodhur, kaq e frikësuar, kaq e tmerruar, sa këta dy fëmijë që në moshë të vogël sa u ka thënë u ka ardh i ati, kanë hyrë poshtë dyshekëve dhe janë fshehur.

Nafie Hafizi: Kjo është e vërtetë.

Bynjamin Hafizi: Mora vendimin e Kavajës, skandaloz. Gjithë atë ngjarje e kthyen në një fjalë boshe: Dhunë në familje. Ata nuk ishin familje, ishte e ndarë. Kishte 6 muaj. Ishte vajza ime, nuk ishte më gruaja e tij, ishte nëna e fëmijëve.

Tanimë, kur bota i është shembur nën këmbë, me karakterin e fortë të një shkodrani, jep mesazhe për gratë dhe vajzat që jetojnë nën terrorin e dhunës së bashkëshor­tëve.

Bynjamin Hafizi: U bëj thirrje të gjitha grave, të gjitha vajzave, të gjitha nënave. Bëhuni trime dhe mos pranoni. Ai që e rreh gruan, ai që vret gruan është mashkulli më i poshtër. Jo mashkull, nuk duhet me qujt "Kërkoj ndihmë që këta fëmijë ti rris siç ka dashur ajo. Kam harruar çfarë më ka gjetur mua. Mua më raftë pika! Po nuk bjen pika. Kam harru se du me jetu me i rrit këta fëmijë", thotë Nafie Hafizi.

mashkull. Kafsha më e poshtër e shoqërisë njerëzore.

Nafie Hafizi nuk është në gjendje të mirë shëndetëso­re ndaj dhe muajt e fundit ka jetuar nën përkundesj­en e Fildezit dhe fëmijëve të saj.

Nuk mendon më për jetën e saj, por për plagën që i hapi vrasja e së bijës që e shikon sa herë flet sikur pret miratim prej saj.

Melissa: Është dashuria ime e parë, është heroinë.

Për babain vrasës, Arlindi thotë se kanë jetuar nën terrorin e dhunës psikologji­ke dhe e përshkruan si një njeri me temperamen­t të frikshëm. Edhe familjarët flasin për një ngjarje të paralajmër­uar, me kërcënime të shtuara pasi Fildezi refuzoi rikthimin me ekzekutori­n e saj.

Unë dhe Arlindi nuk ia kemi ditur kurrë kuptimin fjalës babë, ashtu ka qenë ai gjithmonë, nuk na njihte. Para ca kohësh isha vetëm me atë dhe po më bërtiste në lidhje me mamin. Mund të ketë qenë e vetmja kohë kur ka treguar psikopatin­ë e tij përpara nesh dhe ka qenë gjëja më e frikshme e jetës sime. Unë qaja dhe ai qeshte që qaja unë.

Arlindi: Ku kemi jetuar ne ka qenë terror, trembeshim, iknim, mbylleshim.

Melissa: Deri para një jave na thoshte: Shkoni tek babi se është vetëm për Bajram. Nuk e urrente dot. Ka qenë fenomenale.

 ??  ??
 ??  ?? Vendi ku ndodhi vrasja
Vendi ku ndodhi vrasja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania