Gazeta Shqiptare

Hahn: Nuk kam dëshmi për shkeljen e të drejtave të pakicës greke

Himara, eurodepute­tja greke letër komisioner­it

-

Komisioner­i

i Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Hahn është pozicionua­r mbi prishjet e ndërtimeve në Himarë, çështje për të cilën Tirana ka marrë një notë proteste nga Athina zyrtare, e cila pretendon për shkelje të të drejtave pronësore të minoriteti­t grek. Pak ditë pas reagimit të ashpër të Ministrisë së Jashtme greke, nga Komisioni Europian është kërkuar të mbajë një qëndrim mbi këtë çështje. Eurodepute­tja greke, Sofia Sakorafa i është drejtuar me një letër komisioner­it Hahn, të mbajë një qëndrim nëse veprimet e Shqipërisë janë në përputhje me standardet europiane për trajtimin e pakicave apo kriteret e para pranimit që kërkohen të përmbushen. Në pyetjen e saj, znj. Sakorafa vë në dukje se sundimi i ligjit dhe mbrojtja e të drejtave të pakicave, e cila është e lidhur shprehimis­ht me mbrojtjen e pasurisë së pakicave është në qendër të politikës europiane për zgjerimin dhe është një kriter themelor para se Shqipëria të fillojë negociatat e pranimit. Në përgjigje të këtyre pyetjeve, komisioner­i Hahn thotë se nuk ka asnjë dëshmi për një shkelje të qëllimshme të të drejtave pronësore të shtetasve shqiptarë që i përkasin pakicës ko- mbëtare greke. Megjithatë, komisioner­i Hahn ka kujtuar gjetjet e Komisionit mbi pabarazitë në zbatimin e të drejtave pronësore në Shqipëri dhe procedurat për regjistrim­in e pasurive të paluajtshm­e, kthimeve dhe kompesimit të pronave që duhet të plotësohen nga au-

KËRKESA

Eurodepute­tja greke, Sofia Sakorafa i është drejtuar me një letër komisioner­it Hahn, të mbajë një qëndrim nëse veprimet e Shqipërisë janë në përputhje me standardet europiane për trajtimin e pakicave apo kriteret e para pranimit që kërkohen të përmbushen.

toritetet shqiptare. Në reagimin e saj, Ministria e Jashtme greke theksonte se rruga europiane e Shqipërisë kalon nga respektimi i të drejtave të minoriteti­t dhe se Tirana sipas saj nuk është e interesuar për integrimin në BE.

 ??  ?? Komisioner­i i Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Hahn
Komisioner­i i Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Johannes Hahn
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania