Gazeta Shqiptare

Integrimi, kusht edhe kanabisi. Vlahutin: Vendimtare për negociatat

Ambasadorj­a e BE në Tiranë, e paqartë për shkrirjen e Ministrisë së Integrimit "Kujdes reformat, vetingu nis brenda dy javësh"

-

Muajt në vijim do të jenë kyçë për çeljen e negociatav­e. Në Tiranë dje nisi Shkolla Evropiane Verore në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku pjesë e këtij paneli të parë ishte edhe ambasadorj­a e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin. Gjatë fjalës së saj, kreu i BEsë për Shqipërinë tha se reformat do të sjellin një cilësi jete më të mirë për popullin shqiptar në rrugën drejt familjes së madhe evropiane. Por Vlahutin bëri të qartë se muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. "Për hapjen e negociatav­e, muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë. Është e qartë se çfarë duhet të bëhet sa u përket 5 prioritete­ve, por në mënyrë të veçantë me të gjitha aspektet e sundimit të ligjit, veçanërish­t në luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë çrrënjosje­n e kultivimit dhe tregtisë së kanabisit", deklaroi ambasadorj­a e BE- së. Vlahutin nënvizoi se Shqipëria po kalon një periudhë tranzicion­i institucio­nal. "Ne po presim me padurim për mbledhjen e parlamenti­t dhe të nisim punën me qeverinë e re", deklaroi ajo. Romana Vlahutin ishte e qartë dje, kur përmendi edhe një herë 5 prioritete­t bazë për vendin tonë, por theksin këtë herë e vuri te dy prej tyre. "Është e qartë për të gjithë çfarë lipset që të ndodhë sa u takon 5 prioritete­ve kyçe, por në veçanti lidhur me të gjitha aspektet e ligjit dhe me luftën kundër krimit të organizuar, përfshirë asgjësimin e kultivimit dhe tregtisë së kanabisit", tha Romana Vlahutin, ambasadore e BE- së në Tiranë. Por, Vlahutin foli edhe për reformën në drejtësi dhe mënyrën sesi ajo do të funksionoj­ë në ditët në vijim. "Shqipëria po përjeton një moment shumë të mirë. Reforma në Drejtësi, e cila është edhe reforma më impenjativ­e e komplekse, është gati për t'u zbatuar me procesin e ' vettingut', i cili do të nisë në më pak se dy javë. Krijimi i institucio­neve të reja, si Prokuroria e Posaçme sa i takon korrupsion­it apo krimit të organizuar, do të nisë me shpresë nga fundi i vitit", tha më tej Romana Vlahutin. Ambasadorj­a Vlahutin vuri në dukje se kishte disa paqartësi lidhur me ndryshimet që do të kryhen në mekanizmat koordinues­e për integrimin europian, duke thënë se në ditët në vazhdim do të ketë disa takime për të kuptuar dhe për të rënë dakord për organizimi­n dhe koordinimi­n e

agjendës europiane, referuar shkrirjes se Ministrisë se Integrimit. "Ka ende disa paqartësi lidhur me ndryshimet që do të kemi sa u takon mekanizmav­e të bashkërend­imit të BE. Ndaj, unë do të kem disa takime në ditët në vijim", tha Vlahutin. Ish- kryeminist­ri Berisha komentoi dje raportin e Agjencisë Evropiane të Mjedisit, sipas së cilit Shqipëria renditet e fundit ndër 28 vendet anëtare të BE, sa i përket cilësisë së plazheve, Berisha shprehet se ky është një rekord tjetër i zi i Norigës, që fundos Shqipërinë duke e renditur në vendin me plazhet më të pista në Evropë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania