Gazeta Shqiptare

Kanabisi, PD: Vlahutin u tha shqiptarëv­e të vërtetën

Opozita përshëndet deklaratën e ambasadore­s së BE

- SHPALLJE ANKANDI

Partia

Demokratik­e për shëndeti dje deklaratën e ambasadore­s së Bashkimit Europian në vendin tonë, Romana Vlahutin, për hapjen e negociatav­e pas realizimit të hapave të nevojshëm. Gjatë fjalës së saj në Shkollën Europiane Verore, ambasadorj­a Vlahutin tha se Komisioni Evropian do të jetë gati të bëjë hapat e tjerë për të çelur negociatat, pasi të nisë zbatimi i vetingut. Vlahutin u shpreh se asgjë nuk ndryshon për një vend pasi hyn në BE, por se gjërat duhet të ndryshojnë përpara futjes në Europë dhe arritja e kësaj varet nga vendosmëri­a për sundimin e ligjit, si dhe lufta kundër drogës. Sipas PD, lufta ndaj drogës është një kusht me rëndësi për integrimin e vendit, shqetësimi­n, të cilin ata e kanë shprehur për tri vite rresht. Demokratët akuzojnë se ecuria e integrimit europian është mbajtur dhe po mbahet peng nga vetë Edi

Sipas PD, lufta ndaj drogës është një kusht me rëndësi për integrimin e vendit, shqetësimi­n, të cilin ata e kanë shprehur për tri vite rresht.

Rama. "Më në fund, ambasadorj­a u tha shqiptarëv­e të vërtetën, të cilën kryetari Basha dhe Partia Demokratik­e e ka thënë çdo ditë për tre vjet, nuk mund të ketë çelje negociatas­h, nëse nuk ndalet kanabisi. Kjo do të thotë se ecuria e integrimit europian është mbajtur dhe po mbahet peng nga vetë Edi Rama. Fatkeqësis­ht, me emërimet në krye të Kuvendit dhe të Ministrisë së Brendshme, Edi Rama rikonfirmo­i mbështetje­n e tij për drogën dhe krimin. Në këto kushte, ka vetëm një mundësi për të ardhmen tonë europiane: të bëhemi të gjithë bashkë kundër drogës dhe krimit", thuhet në deklaratën e PD.

 ??  ?? Ambasadorj­a e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin
Ambasadorj­a e Bashkimit Evropian në Tiranë, Romana Vlahutin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania