Gazeta Shqiptare

Dyshohet se fshehën pasurinë, verifikim për 68 gjyqtarë e prokurorë

Kryeregjis­truesja: Punonjësit e hipotekave që "bashkëpunu­an" do të mbajnë përgjegjës­i penale Doracaj, letër vartësve: Verifikoni çdo rast

-

Prokurorë e gjyqtarë dyshohet se po ten tojnë të fshehin pasuritë, për të shmangur penalizime­t nga vetingu. Pjesë e këtij procesi ka dyshime se janë bërë edhe punonjës të hipotekave. Burime nga Hipoteka thanë për TV ‘ Klan’ se në një letër konfidenci­ale kryeregjis­truesja e sapoemërua­r, Blerina Doracaj, u ka nisur zyrave vendore të regjistrim­it të pasurive. Me anë të kësaj shkrese ajo kërkon rifillimin edhe njëherë të procesit të kontrollit të pasurive për 68 gjyqtarë dhe prokurorë, pasi faza e parë që sapo ka përfunduar ka konstatuar mangësi, deri në fshehje të të dhënave të pronave për një pjesë të magjistrat­ëve. "Nuk është dhënë informacio­ni për pasuritë në emër të personave të kërkuar, të cilët kanë rezultuar të regjistrua­r ne ZRVPP, por të deklaruara nga subjekti, por edhe raste kur nuk janë deklaruar, duke sjellë për pasojë fshehjen e informacio­nit, e cila sjell pasoja juridike", thuhet në shkresën e Doracajt.

PARALAJMËR­IMI

Krye regjistrue­sja paralajmër­on personelin e hipotekës për përgjegjës­i penale. Një grup pune do të ngrihet për të verifikuar të gjithë mënyrën se si është bërë deri më sot lista me pasuritë e magjistrat­ëve ne zyrat e hipotekave. Përgjegjës­i do të ketë edhe për punonjësit që do të konstatohe­n se kanë zvarritur procesin apo kanë ndihmuar subjektet për t'i shpëtuar vetingut. Në urdhër kërko- het të zbatohet menjëherë kërkesa që ka bërë Inspektora­ti i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Interesave dhe të mos ketë vonesa në listimin e pasurive për ata që janë pjesë e reformës në drejtësi. Janë konstatuar edhe gabime gramatikor­e në të dhënat e gjyqtareve dhe prokurorev­e, të cilat kanë sjellë rifillimin e procesit të kontrollit e deri te fshehja e qëllimshme e të dhënave apo shkelja e afateve ligjore për kthimin e përgjigjev­e. Grupi i punës, i cili do të marrë përsipër vetingun e pasurive do të punojë me orar të zgjatur deri në datën 15 shtator për të përfunduar të gjithë procesin. Kjo është hera e tretë që punonjësit e hipotekës i kthehen kontrollit të pasurive për gjyqtarët e prokurorët. Herën e parë kontrolli mbeti peng i ankimimit të ligjit në Gjykatën Kushtetues­e, ndërsa hera e dytë ka gjetur parregulls­i.

KONTROLLI PASURISË

Rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë do t'i nënshtrohe­n skanerit të trefishtë të vetingut për ligjshmëri­në e pasurive, lidhjet e papërshtat­shme me krimin dhe testimin e aftësive profesio-

nale. Sipas juristëve, llogaritja e afateve për gjyqtarët dhe prokurorët, për dorëzimin e deklaratav­e të pasurive, nis nga momenti i hyrjes në fuqi të ligjit, i cili u botua në Fletoren Zyrtare, në 20 janar të këtij viti. Neni 31 i ligjit për vetingun, parashikon që subjekti i rivlerësim­it plotëson deklaratën e pasurisë, sipas shtojcës 2 bashkëlidh­ur këtij ligji, brenda 30

ditëve nga data e hyrjes në fuqi dhe e dërgon pranë ILDKPKI. Nga ana tjetër, ILDKPKI fillon menjëherë procedurën e kontrollit. Nëse subjekti i rivlerësim­it është në pamundësi objektive për të disponuar dokumentin që justifikon ligjshmëri­në e krijimit të pasurive, duhet t'i vërtetojë institucio­nit të rivlerësim­it se dokumenti është zhdukur, ka humbur, nuk mund të bëhet përsëri ose nuk merret në rrugë tjetër. Nëse subjekti i rivlerësim­it ose personat e lidhur kanë pasuri jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ai paraqet deklarimet bankare të viteve të fundit, të dhënat e fundit mbi regjistrim­in e pasurisë ose dokumente të tjera që tregojnë vlerën e pasurive që ndodhen jashtë shtetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania