Gazeta Shqiptare

Siguracion­i i makinave, tarifat e reja për çdo mjet

Çmimet e reja, nga 12 mijë deri në 19 mijë lekë, bien me rreth 4 mijë lekë Kompanitë e sigurimeve ulin tarifat për policat e sigurimit të detyrueshë­m

- Ornela Manjani

Sigurimi i detyrueshë­m i automjetev­e ka pë suar një rënie me 30 % ose rreth 4 mijë lekë për çdo policë sigurimi. Kompanitë që operojnë në treg kanë ulur dje çmimet të cilat tashmë do të variojnë nga 12 mijë lekë deri në 19 mijë lekë për mjet në varësi të vitit të kupikëve të mjetit.

TARIFAT

Për sigurimin motorik të detyrueshë­m të njohur si TPL ( sigurimi i Detyrueshë­m i Mbajtësit të Mjetit Motorik për Përgjegjës­inë Civile ndaj Palëve të Treta) kompanitë po aplikojnë nga dje tarifa të reja. Sipas të dhënave nga kompanitë e sigurimeve mësohet se një policë për mjetet me kubikazh deri në 1600 cm3 dhe më e re se 10 vite shitet 11 700 lekë ndërkohë që më herët ky çmim mesatarish­t në treg ishte 17.600 lekë. Ndërkohë për një mjet me të njëjtën fuqi motorike, por që është e barabartë ose më e vjetër se 10 vite primi sot është rreth 12 000 lekë ndërkohë që më herët ishte rreth 18 000 lekë. Sipas të njëjtave burime mësohet se për mjetet me kubikazh 1600- 2500 cm3 dhe me vjetërsi më të vogël se 10 vite primi i sigurimit ishte rreth 18 300 lekë ndërkohë që sot i njëjti prim shitet rreth 12 000 lekë. Ndërkohë që për një mjet me vjetërsi të barabartë ose më të madhe se 10 vite primi që shkruhet nga kompanitë është rreth 12 500 lekë ndërkohë që më herët ky prim kishte një mesatare prej 18 900 lekë. Kompanitë e sigurimeve për mjetet që kanë një kapacitet motorik mbi 2500 cm3 dhe janë më të reja se 10 vite, pra pas 2007, do të aplikojnë një prim sigurimi prej 12 500 lekë ndërkohë që më herët ishte 19 000 lekë. Për mjetet me të njëjtin kapacitet, por me vjetërsi më të madhe se 2007 primi i sotshëm është 13 000 lekë, ndërkohë që më herët ishte rreth 19 500 lekë. Më herët në mes të muajit gusht kompanitë e sigurimit ulën tarifat me 20 %.

TREGUESIT NË KORRIK 2017

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar- qershor 2017 kapën vlerën mbi 7,415 milionë lekë, ose 12.03% më shumë se në periudhën janar- qershor 2016. Gjatë periudhës janar- qershor 2017, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 551,848 me një rritje prej 14.69% krahasuar me peri- 1. Një policë për mjetet me kubikazh deri në 1600 cm3 dhe më e re se 10 vite shitet 11 700 lekë ndërkohë që më herët ky çmim mesatarish­t në treg ishte 17.600 lekë. 2. Për një mjet me të njëjtën fuqi motorike, por që është e barabartë ose më e vjetër se 10 vite primi sot është rreth 12 000 lekë ndërkohë që më herët ishte rreth 18 000 lekë. 3. Për mjetet me kubikazh 1600- 2500 cm3 dhe me vjetërsi më të vogël se 10 vite primi i sigurimit ishte rreth 18 300 lekë, ndërkohë që sot i njëjti prim shitet rreth 12 000 lekë. 4. Për një mjet me vjetërsi të barabartë ose më të madhe se 10 vite primi që shkruhet nga kompanitë është rreth 12 500 lekë, ndërkohë që më herët ky prim kishte një mesatare prej 18 900 lekë. 5. Për mjetet që kanë një kapacitet motorik mbi 2500 cm3 dhe janë më të reja se 10 vite, pra pas 2007, primi i ri është 12 500 lekë ndërkohë që më herët ishte 19 000 lekë. 6. Për mjetet me të njëjtin kapacitet por me vjetërsi më të madhe se 2007 primi i sotshëm është 13 000 lekë ndërkohë që më herët ishte rreth 19 500 lekë.

KARTONI JESHIL

- Ulja e primit nuk është bërë vetëm tek TPL por edhe tek kartoni jeshil. Kompanitë po aplikojnë sot çmime 50% më të ulëta. - Konkretish­t kartoni jeshil për një afat 15- ditor nga 40 euro po shitet 20 euro, ndërkohë që ai për një afat 1 mujor nga 60 euro në 30 euro.

udhën janar- qershor 2016. Primet e sigurimit të detyrueshë­m motorik, gjatë periudhës janar- qershor 2017 arritën rreth 4,322 milionë lekë, ose 11.43% më shumë se në periudhën janar- qershor 2016. Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar- qershor 2017, pati një rritje prej 14.35% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 6.46% krahasuar me periudhën janar- qershor

2016. Produkti Sigurim Kufitar në periudhën janar- qershor 2017 pati një ulje prej 9.29% të volumit të primeve të shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 0.12%, krahasuar me periudhën janar- qershor 2016. Produkti Karton Jeshil, në periudhën janar- qershor 2017, pati një rritje me 2.65% të volumit të primeve të shkruara bruto krahasuar me periudhën janar- qershor 2016. Po kështu, edhe numri i kontratave u rrit me 2.13%.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania