Gazeta Shqiptare

Çregjistri­mi i makinave, aplikimin “online”

Procedurat dhe dokumentet për të nxjerrë mjetin nga qarkullimi

-

Qytetarët

që duan të çregjistro­jnë një mjet tashmë mund të kryejnë procedurat edhe online. Ealbania njoftoi se kjo mund të kryhet duke ndjekur disa hapa dhe se fizikisht qytetari duhet të paraqitet te Drejtoria e Shërbimit të Transporti­t Rrugor për të bërë dorëzimin final të dokumentev­e. Së pari, pas logimit në portalin e- albania kërkohet shërbimi "Aplikim për çregjistri­m të përhershëm mjeti", që është një shërbim elektronik, i cili u mundëson zotëruesve të automjetev­e të aplikojnë online për çregjistri­m të përhershëm të mjetit si dhe të kryejnë online pagesën përkatëse për aplikimin. Më pas bëhet plotësimi i kërkesave që shfaqen mbi specifikim­et e mjetit dhe personit që e disponon duke e dërguar më pas të plotësuar elektronik­isht. Çregjistri­mi i mjeteve rrugore kryhet në zbatim të ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998 "Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë" i ndryshuar, VKM Nr. 153, datë 07.04.2000 "Për Miratimin e Rregullore­s në zbatim të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar dhe Udhëzimit Nr. 01, datë 18.01.2012 "Mbi Dokumentac­ionin e Qarkullimi­t dhe Regjistrim­it të Mjeteve Rrugore me Motor dhe Rimorkiove të Tyre", i ndryshuar. Në ligjin për faljen është parashikua­r edhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve që nuk janë në përdorim dhe fshirjes së detyrimeve tatimore për këto mjete. Sipas ligjit hiqen nga qarkullimi të gjitha mjetet e regjistrua­ra në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Shërbimit të Transporti­t Rrugor, për të cilat nuk është kryer asnjë veprim me taksat për këto mjete pas datës 31 dhjetor 2011 e në vijim. "Veprim", nënkuptohe­n datën e pagesës së taksës në DPSHTRR, pavarësish­t vitit, të cilit i përkasin, apo afatit të vlefshmëri­së së tyre. Heqja nga qarkullimi e këtyre mjeteve bëhet pasi fshihen/ shuhen detyrimet tatimore të papaguara për to, si: taksa e regjistrim­it të përvitshëm të mjeteve dhe taksën vjetore të qarkullimi­t rrugor, taksa vjetore e mjeteve të përdorura, taksa e mjeteve luksoze, si dhe gjobat e llogaritur­a për efekt të mospagimit të taksave.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania