Gazeta Shqiptare

Ja si merret dëftesa e shkollës së mesme për 2000 euro në Lushnje

"T'i kesh me vete, dokumentet dhe lekët"

-

LUSHNJE- Mjaftojnë 2000 euro për t'u pajisur me dëftesën e gjimnazit në Lushnje dhe dokumentet t'i merr personalis­ht në zyrën e tij drejtori i kolegjit "Daka", Gjovalin Daka. "Fiksi" solli me zë dhe figurë në prag të fillimit të vitit shkollor bisedat mes bashkëpunë­torit të "Fiksit" dhe sekserit, i cili punon si mësues në një shkollë publike në Kuçovë. Ky i fundit mori përsipër se diploma do të merrej kundrejt pagesës prej 2000 eurosh pa bërë as edhe një ditë mësim, në rregullsi të plotë dhe e njohur nga Ministria e Arsimit. Në video mësuesi sekser shprehet qartë se ka kohë që merret me punë të tilla dhe se çdo bisedë dhe pagesë do i bëhen vetë drejtorit të shkollës Gjovalin Dakës. "Do t'i dëgjosh në tavolinë ti dhe ai. Ashtu kisha dështuar 100 herë po të kisha marrë budallallë­qe unë. Që kur kam filluar unë, e vazhdoj…", shprehet sekseri në video. Së bashku me gazetaren e "Fiksit", ata shkojnë në zyrën e drejtorit të shkollës në Lushnje, Gjovalin Daka. Drejtori i kolegjit "Daka" i priti në zyrë duke i rënë pianos dhe në bisedë e sipër bëjnë edhe pazaret. Ai shprehet se për paratë mund të presë edhe 2- 3 javë, ndërkohë dokumentet e shkollës për regjistrim i mbajti në një dosje në zyrën e tij. Gazetarja dorëzoji një certifikat­ë familjare, 4 foto dhe dëftesën e shkollës 8vjeçare. Drejtori shprehet qartë se kjo punë bëhet lehtë, por që do kohën e saj. Madje, ai shkëmben numrin e telefonit me gazetaren dhe në telefon do t'i tregonte dhe momentin se kur duhej të bëhej pagesa. "Unë do t'i fus tek shkolla ( dokumentet) do t'i fotokopjoj, t'i kem aty, por unë nuk dua nxitim. Unë dua jo nxitim", shprehet Daka. Në bisedën e tyre telefonike, drejtori Daka e mësoi gazetaren që ndërmjet tyre të flisnin me një lloj "kodi" për mos t'u kuptuar se për çfarë flitej. "Dhe më thuaj ç'kemi? Si je profesor? Me shëndetin si ke kaluar? Mirë? Po t'u përgjigja që jam me dhimbje koke, unë përgjigjen nuk ta jap tani, megjithatë unë do përpiqem që pasnesër të jap përgjigje". Ndërkaq, në video dëgjohet kur sekretari shprehet: "Burrërore, ama merri ato me vete të tëra thuaj. T'i kesh me vete, dokumentet dhe lekët". Ndërsa, në përfundim drejtori i kolegjit "Daka" merr dokumentet e gazetares së "Fiksit" dhe i kërkon që herën tjetër kur ajo të paraqitet për pagesën, t'i çojë edhe katër foto të sajat kur ka qenë 18 vjeçe.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania