Gazeta Shqiptare

Nuk paguan detyrimet ndaj bashkisë, Task Forca bllokon aktiviteti­n e 15 bizneseve

-

ELBASAN - Mëngjesin e djeshëm grupi Task Force i Bashkisë së Elbasanit ka nisur aksionin për bllokimin e aktiviteti­t të të gjitha bizneseve që kanë detyrime të papaguara ndaj këtij institucio­ni. Mësohet se aksioni është mbështetur nga Policia Bashkiake dhe Policia e Rendit. Sipas vendorëve, aksioni ka nisur përgjatë rrugës kombëtare që lidh qendrën e qytetit të Elbasanit me ishKombina­tin Metalurgji­k, ku ushtrojnë aktiviteti­n e tyre një numër i konsiderue­shëm biznesesh. Më së shumti, kontrollet janë përqendrua­r te pikat e karburante­ve dhe te bizneset e mëdha. Ky aksion në ditën e ardhshme do të shtrihet në të gjithë territorin e Bashkisë së Elbasanit dhe ka për qëllim bllokimin e të gjitha bizneseve që kryejnë aktivitet të paligjshëm dhe që nuk kanë likuiduar në kohën e përcaktuar detyrimet ndaj qeverisë vendore. Leli Kaja, kryetar i grupit të Task Force, Bashkia Elbasan, bëri me dije dje se gjatë paradites të së hënës, në këtë qytet u bë bllokimi i aktiviteti­t të 15 subjekteve që i përkasin biznesit të madh dhe të njëjtin fat do të kenë në ditët në vazhdim të gjitha ato subjekte që nuk janë treguar korrektë me shlyerjen e detyrimeve sikurse parashikon ligji. Bashkia e Elbasanit do e heqë masën e bllokimit që u është bërë bizneseve vetëm atëherë kur ato do bëjnë likuidimin e plotë të detyrimeve të prapambetu­ra në arkën e këtij institucio­ni. Në territorin e Bashkisë Elbasan ushtrojnë aktiviteti­n 60 pika karburante­sh. Bashkia Elbasan sqaroi se aksioni do të vijojë edhe në të gjitha pikat e shitjes së gazit për ngrohje. fa. po.

 ??  ?? Bllokimi i bizneseve në Elbasan
Bllokimi i bizneseve në Elbasan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania