Gazeta Shqiptare

Plagosja e 21- vjeçarit me plumb në kokë në lokalin e natës, autori i ngjarjes, ish- komando

Policia: Konflikti mes palëve për një celular

-

SHKODËR - Një ditë pas plagosjes së 21- vjeçarit Edmir Nilaj në një lokal nate, zbulohen të tjera të dhëna për autorin e dyshuar, Admir Dekovi, njëherësh truprojën e lokalit jashtë cilit ndodhi sherri. Mësohet se 35- vjeçari Dekovi, i cili qëlloi me plumb në kokë të riun nga Malësia e Madhe pas sherrit për një celular, në të kaluarën ka qenë një ish- komando. Madje, edhe në fotot e postuara në profilin e tij në "Facebook", duket qartë që mban uniformë ushtarake. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fsha- tin Beltojë të Malësisë së Madhe, rreth orës 03: 35 të së dielës, ku i plagosur me një plumb pistolete në kokë ka mbetur Edmir Nilaj, banor i fshatit Vukël. 21- vjeçari kishte shkuar bashkë me disa shokë të tij në lokal me muz- ikë ' live' dhe balerina. Por, brenda ambientit të lokalit, mes tij dhe disa personave të ulur në një tavolinë ngjitur, ka nisur një debat për shkak se Edmir Nilaj nuk po gjente telefonin e tij. Palët kanë ngritur zërin dhe në ato mo- mente, për të qetësuar situatën, është afruar shtetasi Admir Dekovi, i cili punonte në lokalin me muzikë ' live' si truprojë. Palët kanë vijuar debatin dhe më pas kanë dalë jashtë lokalit për të mos prishur qetësinë për klientët e tjerë. Jashtë lokalit, në një moment, debati është acaruar derisa Edmir Nilaj dhe Admir Dekovi janë konfrontua­r fizikisht. Gjatë sherrit, 35- vjeçari, që punonte si truprojë, ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me plumb në kokë 21- vjeçarin, Nilaj. Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar 7 persona, ndërsa sekuestroi pamjet filmike të kamerave të sigurisë së lokalit. Kjo, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkaq, blutë po punojnë për kapjen e autorit të krimit.

 ??  ??
 ??  ?? Ish- komandoja, Admir Dekovi
Ish- komandoja, Admir Dekovi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania