Gazeta Shqiptare

Pranga ndërtuesit mashtrues të dënuar me 11.8 vjet burgim

69- vjeçari i mori shtetasit SH. M. 50 mijë euro në vitin 2006 Xhelal Hoxha mashtroi mikun e tij

-

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 69vjeçar, i cili është dënuar me 11 vjet e 8 muaj burgim për akuzën e mashtrimit. Burime zyrtare të policisë bënë me dije se i arrestuari është ndërtuesi Xhelal Hoxha, banues në Tiranë. Mësohet se 69- vjeçari u ndalua nga seksioni i Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme dhe Operacione­ve speciale në D. V. P. Tiranë. Hoxha është kallëzuar nga një miku i tij, të cilit i kishte marrë një shumë parash duke mos ia kthyer më ato. Bëhej fjalë për një borxh prej 50 mijë eurosh, të cilat ia kishte marrë në vitin 2006. Kallëzimi është bërë nga shtetasi me inicialet Sh. M. në vitin 2014. Ai ka thënë në atë kohë se shumën e parave ia kishte dhënë me mirëbesim, pasi mikun e tij e njihte si një biznesmen të rregullt dhe të suksesshëm.

KALLËZIMI NË 2014- ËN

Sipas vendimit të gjykatës, i pandehuri Xhelal Hoxha është kallëzuar nga Sh. M. në vitin 2014. Para oficerëve të policisë gjyqësore, ai ka pohuar në atë kohë se në vitin 2006, për shkak të njohjes që ka pasur me Hoxhën dhe besimit se ai ishte një biznesmen i rreg- ullt dhe i suksesshëm, i ka dhënë atij në formën e borxhit një shumë prej 50 mijë eurosh. Për ta siguruar se do t'ia kthente këtë shumë, i pandehuri i ka lënë si garanci pesë apartament­e në një pallat që, sipas tij, po e ndërtonte në Golem. Për këtë fakt, ata kanë nënshkruar "Xhelal Hoxha, 69 vjeç, banues në Tiranë u ndalua nga seksioni i Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme dhe Operacione­ve speciale në D. V. P. Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi është bërë i mundur pasi ky shtetas ka qenë i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 11 vjet e 8 muaj burg për veprën penale të "Mashtrimit"", thuhet në njoftimin e policisë.

edhe një kontratë para një notereje. Por, ditën tjetër kallëzuesi ka shkuar të verifikojë këtë pronë, por nga punonjësit e Hipotekës ësh- të njoftuar se Xhelal Hoxha nuk kishte asnjë objekt në të dhënat e regjistrua­ra në kontratën noteriale. Gjatë një takimi sqarues, Hoxha i ka premtuar kallëzuesi­t Sh. M. një apartament në një pallat në ndërtim në Durrës.

Në vijim, pas dyshimeve se ishte mashtruar, Sh. M. ka kërkuar kthimin e parave, veprim që nuk është kryer nga ndërtuesi. Pavarësish­t kërkesave të të dëmtuarit, që i pandehuri të kthente shumën e parave, i pandehuri që nga viti 2008 e në vazhdim, nuk ka pranuar që t'ia kthejë shumën prej 50 000 eurosh të dëmtuarit Sh. M. Sipas dëshmisë së kallëzuesi­t në gjykim, pas kallëzimit i pandehuri i ka dhënë dy apartament­e në Durrës dhe e konsideron si të shlyer borxhin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania