Gazeta Shqiptare

Mundohuni të jetoni momentin. Ankthi dhe stresi vijnë si pasojë e diçkaje që ka ndodhur në të kaluarën ose për një shqetësim në lidhje me të ardhmen.

-

Ekzistojnë shumë mënyra efektive që trajtojnë çr regullimet e ankthit. Trajtimet mund të përfshijnë masat e mirëqenies, relaksin, këshillimi­n dhe mjekimin. Terapia konjitive- bihejvoral­e ( CBT) është një formë e zakonshme këshillimi për çrregullim­et e ankthit. Ajo përfshin edukimin për ankthin dhe teknikat për zgjidhjen e problemeve. Ashtu sikundër sugjeron edhe emri, terapia ndihmon njerëzit që të kuptojnë mendimet dhe sjelljet e tyre rreth situatave provokuese të ankthit dhe sesi këto sjellje mund të përjetësoj­në ankthin. Terapisti punon me personin që është në ankth, duke filluar që të sfidojë mendimet dhe duke modifikuar sjelljet e tyre në një mënyrë të tillë që të zvogëlojë ankthin. CBT mund të jetë një formë terapie shumë efektive për një sërë çrregullim­esh të ankthit dhe zakonisht, për një trajtim afatgjatë, është preferuar metoda e mjekimeve. CBT nga ana e personit që trajtohet, kërkon një praktikë të konsiderue­shme dhe trajtimet e suksesshme do të përfshijnë përgjatë rrugës, ekspozimin ndaj disa anktheve. Ja disa nga këshillat se si ta luftoni ankthin: Edhe pse dieta nuk është shkaktar i drejtpërdr­ejtë i ankthit, mund të ndikojë në nivelin e tij. Disa substanca, si p. sh. kafeina, rrit nivelin e acarimit dhe shkakton stres. Nëse nuk jeni të sigurte, cilat ushqime janë të pranueshme për ju, flisni me një doktor ose dietolog që t'ju propozojë një dietë të balancuar Bëni gjumë të bollshëm natën Kjo sigurisht është më e lehtë ta thuash se ta bësh. Shqetësimi dhe stresi bëjnë që të përpëliten­i gjatë gjumit dhe kjo sjell rritje të nivelit të ankthit ditën tjetër.

Bëni stërvitje

Sipas studimeve, aktiviteti fizik, sado i paktë, ul nivelin e ankthit dhe depresioni­t. Nëse nuk merreni me asnjë lloj sporti, filloni me të paktën 10 ushtrime në ditë. Me kalimin e kohës, rriteni kohëzgjatj­en. Nëse keni probleme të tjera, këshillohu­ni me një doktor për llojin e ushtrimeve që ju shkon për shtat. Përvetëson­i aftësi relaksuese Strategjit­ë, si marrje fryme thellë apo meditimi, ju ndihmojnë shumë në luftën kundër ankthit. Edhe po ta praktikoni vetëm 10 minuta në ditë, ndryshimet do jenë të mëdha. Këto teknika ndihmojnë edhe në fazat e para të ankthit.

Mendoni për momentin

Mundohuni të jetoni momentin. Ankthi dhe stresi vijnë si pasojë e diçkaje që ka ndodhur në të kaluarën ose për një shqetësim në lidhje me të ardhmen. Mundohuni të përqendroh­eni te çdo gjë që ndodh rreth jush për momentin. Me këtë lloj praktike 10 minuta në ditë, mund të përforconi ndjesinë e të qenit mirë ( aktiv).

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania