Gazeta Shqiptare

RROFTË SKËNDERBEU!

-

Dikush tjetër po bën llogaritë dhe ekonominë e përfitimit nga këto shërbesa të porositura e të nxitura.

Me shumë gjasa, i vetmi Zot e Skënderbe mes nesh që nuk është në qiell, por në Kryeminist­ri, është ' Skënderbeu' ynë fitues i zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ai do ta ketë mirë edhe me Merkelin, edhe me Erdoganin, edhe me Vatikanin, edhe me Ankaranë, edhe me myslimanët, edhe me katolikët e ortodoksët, edhe me Vuçiçin edhe me Albinin, edhe me Serbinë, edhe me Ramushin.

E ku ka më bukur sesa të përdorësh heroin e vdekur, që në fakt është Kryeheroi i Kombit, për të përfituar nga të gjithë, sepse të gjitha pro- të dhe kundra- t i porosit, paguan dhe administro­n ti.

Andaj, ftesa ime për të gjithë ndërdebatu­esit e paporositu­r dhe të papaguar, por që janë përfshirë në këtë debat me dëlirësi dhe ndershmëri, është që të ruajnë qetësinë.

Çfarë e nis Muç Nano dhe i mban iso ndonjë imam me emrin Armand, të jeni të sigurt se e kontrollon vetëm një komandant...

Lërini analistët dhe militantët e paguar dhe porositur që të bëjnë shërbesën e tyre për komandanti­n legjendar me "Twitter".

Sepse këta edhe kur shkruajnë pro a kundër Skënderbeu­t, edhe kur shkruajnë pro a kundër besimtarëv­e në Zot, në fakt nënkuptojn­ë veç një frazë.

Ata të gjithë thonë njëzëri: Rroftë Skënderbeu ynë kryeminist­ër!

Ky ' Skënderbeu' që fitoi si Timonier i Madh, nuk ka kalë e kësisoj nuk ka as frerë. Nën lumturinë e fitores dhe me llogarinë e turizmit kryeminist­ror për 4 vitet e ardhshme, ‘ Skënderbeu’ ynë fitues, vendosi ta shpallë vitin 2018 si vitin e Skënderbeu­t që ka vdekur në 17 janarin e 1468.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania