Gazeta Shqiptare

Lu: SHBA do të forcojë aftësitë e Shqipërisë si aleat i NATO- s

Qeveria amerikane i dorëzon ushtrisë 6 automjete të blinduara nga ndihma prej 12 mln USD Kodheli: Ndihma vjen në kohën e duhur

- Tanushi

SHBA i dorëzoi dje, 6 au tomjetet e para të blin duara ushtrisë shqiptare, në një ceremoni zyrtare, ku mori pjesë edhe ambasadori amerikan, Donald Lu. Në mjediset e Forcës Tokësore në Zall Herr u zhvillua ceremonia e marrjes në dorëzim të 6 mjeteve të para të blinduara të dhuruara nga qeveria e SHBA- ve me vlerë 300 mijë dollarë.

Pjesë e paketës së mjeteve të blinduara janë 248 mjete me vlerë 12 mln dollarë, ku Shqipëria do të paguajë vetëm shpenzimet për transporti­n dhe mirëmbajtj­en e këtyre mjeteve. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shefi i Shtabit të Përgjithsh­ëm i FA, gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku. Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni, ambasadori amerikan, Donald Lu theksoi rolin e Shqipërisë si një aleat i veçantë i Shteteve të Bashkuara në kontinenti­n tonë dhe përmendi avantazhet që përfaqësoj­në këto mjete. "Ju ( Shqipëria) jeni vetëm një nga 4 aleatët e NATO- s në Europë, që merrni këto makina të avancuara. Qeveria e SHBA është e përkushtua­r të forcojë aftësitë tuaja si aleat i NATO- s. Kjo aftësi e re do të jetë një hap vendimtar që FA të Shqipërisë të arrijnë objektivin parësor të NATO- s që të kenë një grup këmbësorie të modernizua­r plotësisht operaciona­l dhe autonom deri në 2019", - tha ambasadori Lu, i cili përgëzoi shefin e ri të Shtabit të FA, gjeneral brigade, Bardhyl Kollçaku si dhe falënderoi ministren Kodheli "për vitet e saj të shërbimit të përkushtua­r në mbështetje të FARSH". Ministrja Kodheli shprehu mirënjohje­n dhe falënderim­et ndaj qeverive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat ajo i cilësoi si "aleat dhe mik strategjik". Duke folur për rëndësinë e bashkëpuni­mit mes Shqipërisë dhe SHBA- ve, Kodheli theksoi se historia e marrëdhëni­eve tona është e shtrirë përgjatë gjithë rrugëtimit tonë të reformimit të Forcave të Armatosura. "Nuk mund të largohem pa nënvizuar me forcë faktin se këto marrëdhëni­e kanë hyrë në një fazë të re dhe më cilësore, si dhe njëkohësis­ht të shpreh mirënjohje­n time personale për burrat dhe gratë në uniformë për këtë ndihmë të pakursyer", - theksoi ajo. Ministrja Kodheli vlerësoi rolin e rritur të batalionit të dytë të këmbësoris­ë në angazhimet në kuadër të NATO- s dhe se këto mjete janë më të domosdoshm­e se kurrë. "Në rritjen e standardev­e të FA- ve, këto mjete janë pjesë e paketës së mjeteve të blinduara, një projekt të cilin ne e nisëm së bashku që në vitin 2015. Kjo ndihmë vjen absolutish­t në kohën e duhur, në momentin kur Batalioni i Dytë i Këmbësoris­ë po rrit ndjeshëm angazhimet në kuadër të Aleancës dhe kjo do të ndikojë cilësisht në përmbushje­n e detyrimeve dhe objektivav­e e kapacitete­ve". Automjetet e blinduara për transport janë të markës ' HMMWV 1114' dhe kanë shpejtësi maksimale 125 km/ h, kapacitet mbajtës 1+ 3+ 1 pushkatarë, peshojnë 6 tonë si dhe kanë autonomi lëvizjeje 443 km. Mjetet e blinduara janë të pajisura me sistem të mbajtjes së armëve mitraloz të rëndë dhe mitraloz të lehtë si dhe granatëhed­hës. "Nuk mund të largohem pa nënvizuar me forcë faktin se këto marrëdhëni­e kanë hyrë në një fazë të re dhe më cilësore, si dhe njëkohësis­ht të shpreh mirënjohje­n time personale për burrat dhe gratë në uniformë për këtë ndihmë të pakursyer", - theksoi ministrja Kodheli në fjalën e saj të fundit në krye të këtij dikasteri për raportet me SHBA- të. Dje u dorëzuan 6 mjetet e para të blinduara të dhuruara nga qeveria e SHBA- ve me vlerë 300 mijë dollarë. Pjesë e paketës së mjeteve të blinduara janë 248 mjete me vlerë 12 mln dollarë, ku Shqipëria do të paguajë vetëm shpenzimet për transporti­n dhe mirëmbajtj­en e këtyre mjeteve.

 ??  ?? Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ambasadori amerikan, Donald Lu, dje gjatë ceremonisë së marrjes në dorëzim të 6 mjeteve të para të blinduara në Zall Herr
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ambasadori amerikan, Donald Lu, dje gjatë ceremonisë së marrjes në dorëzim të 6 mjeteve të para të blinduara në Zall Herr
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania