Gazeta Shqiptare

Programi i ri, Rama mbledh ministrat në Velipojë

Pas takimit të parë në Llogara, kryeminist­ri do të nisë sot një mbledhje dyditore me ministrat e rinj Gramoz Ruçi e Taulant Balla do të jenë pjesë e diskutimev­e

-

Qeveria e re do të mblidhet jo zyrtar isht në një takim të dytë sot pasdite. Pas takimit të parë që u mbajt në Parkun e Llogarasë ditët e fundit të gushtit, kryeminist­ri Edi Rama thirri sërish ministrat, këtë herë në Velipojë të Shkodrës. Edhe kjo mbledhje qeverie, në të cilën do të marrin pjesë edhe Gramoz Ruçi, si emri i propozuar për të drejtuar Kuvendin e Shqipërisë dhe Taulant Balla si i propozuari për kreun e grupit parlamenta­r do të zgjasë dy ditë. Në këtë takim do të diskutohet për zbatimin e programit qeverisës për 4 vitet e ardhshme, mënyrën sesi do të funksionoj­ë shkrirja e ministrive dhe institucio­neve përkatëse në kohën kur plani i punës është hartuar dhe ngritja e grupeve të ekspertëve që do të merren me implementi­min e saj deri në fund të muajit dhjetor. Ky takim mbahet vetëm dy ditë para seancës së parë të Kuvendit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, thirrur për të shtunën e 9 shtatorit në orën 10. Ministrat tashmë kanë marrë porositë e para. Ashtu siç u bë e ditur në asamblenë e 27 gushtit, struktura e qeverisë së re tashmë ka ndryshuar, po ashtu siç tha vetë kryeminist­ri Rama, do të ndryshojë edhe mënyra e funksionim­it të saj. "Eksperienc­a e këtyre 4 viteve dhe leximi që u bëj unë të paktën, defekteve të man- datit të parë, por edhe sfidave të këtij mandati të ri, çojnë në përfundimi­n që na duhet një qeveri më e vogël dhe më bashkëvepr­uese me ekipin drejtues të partisë dhe të grupit parlamenta­r", tha Rama në asamble, ndërsa prezantoi edhe ndarjen e punëve. Sipas mënyrës së re të punës, anëtarët e kabinetit, drejtuesit e grupit bashkë me kryetarët e komisionev­e parlamenta­re, si dhe drejtuesit e partisë do të punojnë me një kalendar të përbashkët politik dhe organizati­v që ndërvepron në funksion të përmbushje­s në afat dhe me cilësi të objektivav­e dhe detyrave të përbashkët­a. Ministrat dhe ministret do të paraqesin përpara Kryesisë së Partisë dhe Grupit Parlamenta­r planet e tyre të punës në fillim të çdo sesioni parlamenta­r dhe në fund të sesionit do të raportojnë për nivelin e realizimit të tyre. Çdo mosrealizi­m i pajustifik­ueshëm me arsye objektive, që mund të ndodhë që të ketë arsye objektive do të adresohet me largimin automatik të ministrit ose ministres nga qeveria. Ishin këto rregullat që prezantoi Rama në Asamble, duke u bërë të qartë ministrave se do të kenë në çdo ditë të detyrës së tyre matje të punës. Ashtu si edhe nga mbledhja e parë dyditore në Llogara, asgjë nuk pritet të bëhet publike prej mbledhjes

së ministrave me kryeminist­rin. Por, diçka pritet të zbulohet në seancën, kur qeveria e re do të votohet në Parlament e ku kryeminist­ri do të shpalosë programin e ri katërvjeça­r. Ndërkohë, edhe pse PS fitoi zgjedhjet, ka parë edhe defekte brenda vetes, në një raport të brendshëm, grupi i punës, kryesuar nga Fatmir Xhafaj ka evidentuar të gjitha mosfunksio­nimet në degë të veçanta. Vetëm gjysma e qarqeve arritën të real-

izojnë objektivin elektoral. Kukësi dhe Lezha ishin qarqet që e tejkaluan më shumë se të tjerët këtë objektiv, thuhet në raport. Të dyja këto qarqe kishin gjithashtu edhe përqindjen më të lartë të organizata­ve socialiste që tejkaluan objektivin elektoral të vendosur nga PS. Nivelin më të ulët të OS- ve që realizuan objektivin elektoral e kishin qarku Tiranë me 24.96% dhe qarku Korçë me 26.90%.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania