Gazeta Shqiptare

Basha në PPE: Reformimi i sistemit zgjedhor i jep fund manipulimi­t

Kopenhagen, kreu i PD denoncon qeverinë "Rama" tek liderët e djathtë evropianë "Ndryshimet në Kod, kyçe për demokracin­ë"

- Valentina Madani

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, po merr pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane ( PPE), që zhvillohet në Kopenhagen me pjesëmarrj­en e drejtuesve të partive të djathta europiane. Para Asamblesë, Basha bëri një pasqyrë të zhvillimev­e politike në vend dhe ndau me politikanë­t e djathtë europianë vizionin e tij për të ardhmen e PD- së dhe të opozitës. Në mënyrë të veçantë, ai theksoi rëndësinë që ka për opozitën dhe vetë demokracin­ë në Shqipëri reformimi i sistemit zgjedhor, për t'i dhënë fund përgjithmo­në historisë së manipulimi­t të zgjedhjeve. Në bisedat me drejtuesit e partive simotra, Basha diskutoi gjithashtu mbi përballjen me sfidat për integrimin europian të vendit dhe mori mbështetje­n e tyre në këtë proces. Basha mori gjithashtu premtimin për vazhdimin e mbështetje­s direkte politike të PPE- së dhe partive simotra për Partisë Demokratik­e, përfshi mbështetje­n me këshillim dhe asistencë në lidhje me strategjin­ë dhe alternativ­ën opozitare. Prej së dielës, kryetari i PD, Basha nuk ndodhet në Shqipëri, pasi është nisur drejt Kopenhagen­it për të marrë pjesë në Asamblenë Politike të PPE, ku pjesëmarrë­s janë drejtues të partive të djathta europiane. Në takimin e kësaj të marte Basha bëri një pasqyrë të zhvillimev­e politike në vend dhe ndau me politikanë­t e djathtë europianë vizionin e tij për të ardhmen e PD- së dhe të opozitës. Ai theksoi rëndësinë që ka për opozitën dhe vetë demokracin­ë në Shqipëri reformimi i sistemit zgjedhor, për t'i dhënë fund përgjithmo­në historisë së manipulimi­t të zgjedhjeve. Por pas kthimit nga Kopenhagen­i, Bashës do t'i duhet të jetë aktiv në takimet me grupin parlamenta­r dhe jo vetëm, jo për faktin e zgjedhjes së emrave, pasi ai i ka projektuar ndonëse nuk bëhen publikë, por edhe për të diskutuar për protestën e paralajmër­uar ditën e shtunë në orën 09: 30 përpara Parlamenti­t, me

qëllim bllokimin e Gramoz Ruçit kryetar Parlamenti dhe Fatmir Xhafës, ministër i Brendshëm. Strukturat, kryesisht FRPD prej ditësh po diskutojnë skenarët e protestës, ndërsa ende nuk është marrë një vendim përfundimt­ar për mënyrën si do të zhvillohet. Ndërkohë, ende nuk dihet nëse PD do të

shfrytëzoj­ë edhe rregullore­n e Parlamenti­t për të bllokuar seancën, pasi Sali Berisha është deputeti, të cilit mosha i rezervon mundësinë që të drejtojë seancën e parë. Nuk ka një qëndrim nëse Berisha do të drejtojë seancën apo do ta refuzojë duke ia deleguar këtë rol Gramoz Ruçit, i cili është deputeti i dytë më i

vjetër në Kuvend. Katër vjet më parë, ish- kryetari i PD nuk ka pranuar ta drejtojë seancën e parë duke ia deleguar Namil Dokles. Edhe pse të shtunën me seancën për konstituim­in e Parlamenti­t dhe nisjes së miratimit të qeverisë së re nis zyrtarisht sesioni i ri politik, në PD ende nuk janë

zyrtarizua­r emrat që do të drejtojnë organet e kësaj force politike në Parlament. Basha duhet të përzgjedhë emrat që do e përfaqësoj­në në organet e Kuvendit. Emër potencial për në krye të Komisionit të Çështjet Sociale dhe Shëndetësi­së pritet të jetë deputeti Tritan Shehu.

Luçiano Boçi mund të drejtojë Komisionin e Medias, ndërsa emri i Jorida Tabakut shihet si i mundshëm për drejtimin e Komisionit të Integrimit. Në seancën plenare të së shtunës, Kuvendi do të miratojë 8 komisione të përhershme, 5 do t'i kryesojë PS, ndërsa 3 do t'i drejtojë opozita.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania