Gazeta Shqiptare

Zbulohet letra para 1 viti, babai i gjyqtares i kërkoi ndihmë Manjanit

Viktima pa urdhër mbrojtjeje, s'ishte paraqitur në gjyq. 2 fëmijët, në kujdestari­në e tezes "Jeta e Fildezes është në rrezik, merreni në mbrojtje"

-

jarjes së ndodhur më 17 korrik 2015, mosndëshki­min në kohë të autorit dhe vonesat në procesin gjyqësor të divorcit, kërkonte anulimin e vendimit dhe rigjykimin e çështjes.

Në përgjigjen e mbërritur më 7 qershor 2016, thuhet se ministri Manjani ka urdhëruar verifikimi­n e ankesës, veprim nga i cili ka rezultuar se nuk ka pasur zvarritje në procesin e divorcit mes Fildeze Hafizit dhe Fadil Kasemit, por janë ndjekur të gjitha procedurat e parashikua­ra. Ndërsa, lidhur me kërkesën për rigjykim të dosjes penale, Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se nuk Një vit më parë, babai i Fildeze Hafizit, Bynjamin Hafizi i kishte dërguar letër ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani. Në letër i moshuari i ka kërkuar kreut të Drejtësisë të mbrojë vajzën e tij. "Jeta e Fildezes është në rrezik. Merreni në mbrojtje Fildezen", shkruan ndër të tjera në letër, i ati i viktimës.

ka qenë në gjendje për t'i kthyer një përgjigje të plotë, duke kërkuar specifikim­e konkrete për çështjen dhe palët e përfshira në gjykim.

FËMIJËT E GJYQTARES

Drama e familjes së gjyqtares ka sjellë një solidarite­t nga shoqëria si dhe reagimin e institucio­neve shtetërore. Bashkia e Ti-

ranës ka ndërmarrë hapa konkretë për të ndihmuar dy fëmijët e gjyqtares, të cilët jetojnë së bashku me gjyshërit e tyre në një banesë të vjetër me qira, ndërsa babai i tyre tashmë ndodhet në burg. Mësohet se përfaqësue­s të Bashkisë së Tiranës kanë vizituar familjen e së ndjerës Fildeze Hafizi, ku janë njohur me kushtet e vështira ekonomike. Përmes Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirje­s Sociale, bashkia është angazhuar që të plotësojë dokumentac­ionin për heqjen e kujdestari­së së babait, që është në burg dhe dhënien e kujdestari­së me vendim gjykate, motrës së Fildeze Hafizit. Nga dhënia e kujdestari­së do të përfitojë secili prej dy fëmijëve nga 9 000 lekë në muaj. Gjithashtu, ata do të zhvendosen edhe në një tjetër shtëpi me qira, e cila do të paguhet tërësisht nga ana e Bashkisë së Tiranës, ndërkohë në bashkëpuni­m edhe me donatorët, do të bëhet edhe mo-

bilimi i shtëpisë së re ku do të jetojnë fëmijët, pasi të gjitha pajisjet aktuale ishin tejet të amortizuar­a. Po kështu, në bashkëpuni­m me donatorë privatë, fëmijëve u është siguruar transporti falas për në shkollë.

 ??  ?? Babai i viktimës
Babai i viktimës
 ??  ?? Viktima, Fildeze Hafizi
Viktima, Fildeze Hafizi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania