Gazeta Shqiptare

Jo më azil për gjakmarrje në vendet e BE- së, policia regjistron familjet në hasmëri

Gjatë muajit gusht të këtij viti u kthyen në Rinas 177 shqiptarë

-

TIRANE - Policia e Shtetit ka krijuar bazën e të dhënave për fenomenin e gjakmarrje­s në Shqipëri. Tashmë të gjithë ata që nxjerrin si justifikim gjakmarrje­n për të përfituar azil në vendet e BE- së do ta kenë të pamundur. Mësohet se do të ketë akses të shpejtë të informacio­nit vetëm për qëllime policore, për evidentimi­n e të gjitha rasteve të ndodhura në vite, evidentimi­n e individëve dhe familjeve të prekura nga ky fenomen, evidentimi­n e individëve dhe shoqatave që merren me trajtimin e rasteve të pajtimeve. Gjithashtu, Policia e Shtetit bën me dije se kjo bazë të dhënash do të shërbejë dhe parandaloj­ë abuzimin me kërkesat për azil, duke shkëmbyer në kohë informacio­n të ndërsjellë policor

RAPORTIMI

Policia Kufitare e Rinasit raporton se gjatë muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri 308.497 shtetas shqiptarë e të huaj dhe kanë dalë 201.332 të tillë. Pra, ka pasur një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në vendin tonë, krahasuar me një vit më parë, ku numri arrin deri në 13.500 shtetas në ditë. Gjithashtu, u është refuzuar dalja nga Republika e Shqipërisë 177 shtetasve.

me partnerët e atyre vendeve, ku shtetas të ndryshëm shqiptarë përdorin këtë motiv për të kërkuar azil. Sipas tyre, gjatë viteve të fundit fenomeni i gjakmarrje­s është keqpërdoru­r nga shtetas të ndryshëm shqiptarë për të përfituar statusin e azilantit në vendet e Bashkimit Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar. Policia raporton se shpesh marrin kërkesa nga homologët e

tyre për verifikimi­n e deklaratav­e të shtetasve shqiptarë, që pretendojn­ë se janë në gjakmarrje dhe administri­mi i një baze me këto të dhëna do të shërbejë për parandalim­in e kërkesave për azil. "Baza e të dhënave do të ndikojë gjithashtu pozitivish­t për marrjen e informacio­nit në çdo kohë për fenomenin e gjakmarrje­s në Shqipëri", - njofton Policia e Shtetit.

AZILANTËT

Policia Kufitare e Rinasit bën të ditur raportet për hyrje- daljet gjatë muajit gusht në aeroportin e Rinasit. Sipas policisë, gjatë muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri 308.497 shtetas shqiptarë e të huaj dhe kanë dalë 201.332 të tillë. Policia njofton se muaji gusht ka pasur një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në vendin tonë, krahasuar me një vit më parë, ku numri arrin deri në 13.500 shtetas shqiptarë dhe të huaj në ditë. Bëhet me dije se aktualisht në aeroport po punohet me 7 sportele në hyrje dhe 5 në dalje. Policia Kufitare e Rinasit raporton se gjatë muajit të fundit janë arrestuar 9 shtetas, si dhe janë proced- uar penalisht në gjendje të lirë 8 të tjerë, për veprën penale "Falsifikim­i i pasaportav­e, letërnjoft­imeve ose i vizave", si dhe janë kapur 8 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Në drejtim të evidentimi­t dhe bllokimit të shtetasve që kanë për qëllim kalimin e kufirit për të kërkuar azil në një nga vendet e BE- së, gjatë kësaj periudhe policia njofton se u është refuzuar dalja nga Repub- lika e Shqipërisë 177 shtetasve. Gjithashtu, janë forcuar edhe masat në drejtim të parandalim­it të akteve terroriste. Policia Kufitare e Rinasit bën me dije se është e angazhuar maksimalis­ht për t'u ofruar një shërbim sa më cilësor të gjithë shtetasve që hyjnë dhe dalin nëpërmjet aeroportit, si dhe e vendosur për të parandalua­r, evidentuar dhe ndëshkuar paligjshmë­rinë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania