Gazeta Shqiptare

Mori peng dhe torturoi 3 persona, kapet pas 5 vitesh arrati lazaratasi

Ngjarja në vitin 2012, për drogë. I riu bashkëpuno­i me 6 persona të tjerë 26- vjeçari Aleksandër Kalemi është dënuar me 3 vjet burg

-

Pas pesë vitesh arrati, policia e Tiranës ka arrestuar dje një nga anëtarët e bandës kriminale të Lazaratit, i cili së bashku me disa persona të tjerë kanë marrë peng dhe kanë torturuar për çështje droge tre persona. Bëhet fjalë për 26vjeçarin Aleksandër Kalemi, i dënuar nga gjykata me 3 vite burg për heqje të paligjshme të lirisë së tjetrit. Ngjarja për të cilin është dënuar i riu ka ndodhur në mars të vitit 2012 në lagjen "Dunavat" të Gjirokastr­ës. Në atë kohë, Kalemi mori peng dhe dhunoi Ergest Shelen, vëllain e tij, Velo Shele nga Përmeti si dhe Ergys Goxhajn. Shkak është bërë pretendimi i një grupi prej shtatë personash nga Lazarati, sipas të cilëve dy vëllezërit kishin tentuar t'i vidhnin një sasi lënde narkotike që ata kishin kultivuar dhe përgatitur për shitje. Për këtë ngjarje policia akuzoi tre kushërinjt­ë: Kasem, Alfons e Bako Buzheri, si dhe Arbër Meçi, Bledar Muho, Aleksandër Kalemi dhe Vullnet Buci. Më 24 dhjetor të vitit 2015, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastë­r dënoi me tre vjet burg 26- vjeçarin Kalemi.

PENGMARRJA

Më 4 mars të vitit 2012, Ergest Shele dhe Velo Shele alias Kosta Agora kanë zbritur në vendin e quajtur "Ura e Lumit", ku janë takuar me Aleksandër Kalemin, i cili ishte me një makinë tip "Ford" me xhama të zinj. Dy vëllezërit kanë hipur në makinën e Kale- mit dhe të tre kanë shkuar tek lokal "Fantazia" afër vendit të quajtur "Qafa e Pazarit" në Gjirokastë­r, ku kanë qëndruar rreth 15 minuta. Më pas, me makinën e Aleksandri­t kanë shkuar në drejtim të shkollës "Naim Frashëri" në lagjen "Dunavat". Sapo kanë filluar të zbresin poshtë rrugës, janë ndaluar nga një automjet tip furgon me ngjyrë të bardhë me targa amerikane që drejtohej nga Arbër Meçi. Në këtë kohë nga furgoni kanë dalë dhe Bledar Muho dhe Kasëm Buzheri, të cilët u janë drejtuar dy vëllezërve Sheleme fjalët: "Mos lëvizni". Kasëm Buzheri e ka goditur me pistoletë në kokë të dëmtuarin Ergest Shele duke i thënë: "Më njeh mua… ju që donit të më vidhnit mallin mua". Më pas kanë goditur me grushte Ergestin dhe Kostën në trup, duke i detyruar të hipin në një furgon me ngjyrë të bardhë dhe janë nisur drejt fshatit Laz- arat.

Në afërsi të fshatit Kordhocë të dëmtuarit janë detyruar të hipin në automjetin e markës "Audi Q7" me ngjyrë të zezë, që drejtohej nga i Alfons Buzheri dhe kanë vazhduar rrugën për në fshatin Lazarat. Në furgon kanë hipur edhe Kasëm Buzheri, Bledar Muho, Arbër Meçi dhe Aleksandër Kalemi. Të pandehurit i kanë çuar të dëmtuarit në një shtëpi të braktisur në fshatin Lazarat duke ush- truar ndaj tyre dhunë ç'njerëzore. Alfons Buzheri ka lidhur këmbë e duar me tel cingato të dëmtuarin Ergest Shel dhe ka filluar ta godasë me shkelma e grushte duke i thënë: "Nxirrni mallin, kush e ka marrë". "Për shkak të dhunës fizike dhe psikike që të pandehurit kanë ushtruar ndaj të dëmtuarit Ergest Shele, ky është detyruar të pranojë që hashashin e kishte vjedhur bashkë me Resul Goxhaj dhe Alban Rustemin. Pas disa orë torturash fizike, ai ka parë në dhomë të dëmtuarin Resul Goxhaj dhe të pandehurit Alfons Buzheri, Bako Buzheri, Vullnet Buci, Bledar Muho, Kasëm Buzheri bashkë me një person tjetër të paidentifi­kuar kanë filluar të godasin njëherësh Resulin. Për shkak të dhunës, i dëmtuari Resul Goxhaj është detyruar të pranojë se e ka vjedhur ai hashashin dhe pasi ka pohuar këtë fakt, të pandehurit e kanë lënë të lirë", - thuhet në pretencën e prokuroris­ë.

 ??  ?? Momenti i arrestimit të Aleksandër Kalemit
Momenti i arrestimit të Aleksandër Kalemit
 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Greqi
Droga e sekuestrua­r në Greqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania