Gazeta Shqiptare

Vetingu, verifikohe­n 2200 prona

Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, në "sitë" të gjitha dosjet në zyrat e Regjistrim­it t ë Pasurive Dy grupe pune kontrolloj­në kartelat dhe regjistrat elektronik­ë

- Ornela Manjani

Zyrat e Hipotekës në të gjithë vendin po kalojnë në sitë pasuritë e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëv­e. Dy grupe pune, me nga dy specialist­ë secili, verifikojn­ë në letër, kartela dhe në regjistrin elektronik pasuritë e paluajtshm­e të të gjitha llojeve për të gjithë personat që janë pjesë e sistemit të drejtësisë. Burime nga Hipoteka bëjnë të ditur se deri tani ka arritur në rreth 2,200 numri i dosjeve që po shqyrtohen aktualisht nga hipotekat në kuadrin e vetingut. Sipas të njëjtave burime mësohet se dy grupe pune po punojnë aktualisht për të rishqyrtua­r fizikisht dosjet e më shumë se 700 gjyqtarëve e prokurorëv­e dhe rreth 1,500 familjarëv­e apo personave të lidhur me ta. Shqyrtimi aktual konsiston në verifikimi­n manual të tri lloj të dhënash kadastrale. Kjo pasi vetëm një pjesë e vogël e pronave verifikohe­n lehtësisht në mënyrë elektronik­e. Pjesa tjetër është e dixhitaliz­uar, por informacio­ni nuk është ngarkuar në sistemin kadastral elektronik. Ndërkohë që ekzistojnë ende një numër pasurish të paluajtshm­e, të cilat nuk janë dixhitaliz­uar dhe shqyrtimi i tyre mund të bëhet vetëm fizikisht. Por nuk mungojnë as dyshimet se në raste të caktuar punonjës të hipotekave kanë fshehur qëllimisht dosje gjyqtarësh e prokurorës­h për t'i shpëtuar procesit të vetingut.

SHQYRTIMI I DOSJEVE

Shqyrtimi i secilës dosje në këto kategori bëhet nga një grup prej dy special- istësh, të cilët zbardhin nëse ka mospërputh­je mes pasurive për çdo dosje. Është mësuar se dy grupet do të punojnë për zbardhjen e pronave të gjyqtarëve e prokurorëv­e, gjithashtu, edhe në fundjavë. Procesi i vetingut parashikon zbardhjen e pasurive reale të të gjithë gjyqtarëve e prokurorëv­e. Rezultati i verifikimi­t fizik të dosjeve do të krahasohet me të dhënat që kanë paraqitur në ILDKPI gjyqtarët e prokurorët.

Vetëm dy ditë më parë Kryeregjis­truesja Blerina Doracaj paralajmër­oi personelin e hipotekës për përgjegjës­i penale. Përgjegjës­i do të ketë edhe për punonjësit që do të konsta- Shqyrtimi i secilës dosje në këto kategori bëhet nga një grup prej dy specialist­ësh, të cilët zbardhin nëse ka mospërputh­je mes pasurive për çdo dosje. Është mësuar se dy grupet do të punojnë për zbardhjen e pronave të gjyqtarëve e prokurorëv­e, gjithashtu, edhe në fundjavë.

tohen se kanë zvarritur procesin apo kanë ndihmuar subjektet për t'i shpëtuar vetingut. Në urdhër kërkohet të zbatohet menjëherë kërkesa që ka bërë Inspektora­ti i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Interesave dhe të mos ketë vonesa në listimin e pasurive për ata që janë pjesë e reformës në drejtësi. Janë konstatuar edhe gabime gramatikor­e në të dhënat e gjyqtareve dhe prokurorev­e, të cilat kanë sjellë rifillimin e procesit të kontrollit e deri te fshehja e qëllimshme e të dhënave apo shkelja e afateve ligjore për kthimin e përgjigjev­e. Grupi i punës, i cili do të marrë përsipër vetingun e pasurive do të punojë me orar të zgjatur deri në datën 15 shtator për të përfunduar të gjithë procesin. Kjo është hera e tretë që punonjësit e hipotekës i kthehen kontrollit të pasurive për gjyqtarët e prokurorët. Herën e parë kontrolli mbeti peng i ankimimit të ligjit në Gjykatën Kushtetues­e, ndërsa hera e dytë ka gjetur parregulls­i.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania