Gazeta Shqiptare

Institucio­net duhet të japin arsye kur anulojnë procedurat

Tenderët, APP ndryshon sistemin

-

Autoritete­t

kontraktor­e duhet të japin arsye në të gjitha rastet kur vendosin të anulojnë një procedurë prokurimi. Agjencia e Prokurimit Publik ka bërë së fundmi disa ndryshime në sistem, të cilat ndalen në tri aspekte. Së pari, lidhur me rivlerësim­et, sipas Agjencisë në shumë raste operatorët i mbyllin në sistem procedurat pa pritur afatet e ankimimit ligjor. Për këtë është shtuar një funksion- alitet i ri. Së dyti, në shumë raste autoritete­t kontraktor­e, anulojnë procedurat në sistem. Për të kuptuar arsyet që çojnë në këtë vendim, APP ka vendosur si opsion përshkrimi­n e arsyeve që çojnë në këtë vendim. Së treti, ka raste kur operatorët bëjnë të njëjtat oferta dhe për të evituar rastet e "përplasjev­e" me të njëjtën shifër APP ka shtuar mundësinë që operatorët të njoftohen. Agjencia e Prokurimit Publik, për t'i ardhur në ndihmë autoritete­ve kontraktor­e, të cilët përdorin sistemin e prokurimit elektronik, njofton se ka punuar në drejtim të përmirësim­it të disa funksional­iteteve të tij. Nisur nga konstatime­t e fundit se, nëpunësit e autorizuar të njësisë së prokurimit të autoritete­ve të ndryshme kontraktor­e mbyllin në sistem fazën "Kërkohet Rivlerësim", para se të përfundojn­ë afatet ligjore të ankimimit. Për të identifiku­ar rastet e anulimit të një procedure prokurimi në drejtim të përpunimit të të dhënave statistiko­re për të parë arsyet, që më së shumti i detyrojnë autoritete­t kontraktor­e të anulojnë një procedurë prokurimi, është punuar në drejtim të standardiz­imit në sistemin e prokurimit elektronik të procesit të anulimit. Për këtë qëllim, nëpunësi i autorizuar i njësisë së prokurimit i komisionit e prokurimit me vlerë të vogël, për të anuluar një procedurë të publikuar në sistem duhet të shkojë te skedari "Procedura të publikuara".

 ??  ?? Faksimile njoftimit të APP- së
Faksimile njoftimit të APP- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania