Gazeta Shqiptare

"Bluzat e bardha", të parat që dhurojnë gjak

Në vendin tonë, nevojat për gjak janë 30.000 njësi, ndërkohë mundësohen vetëm rreth 20.000 njësi QSUT, aktivitet për sensibiliz­imin e opinionit publik

- Voltiza Duro

Ditën e djeshme, stafi mjekësor dhe admin istrativ i Qendrës Spitalore Universita­re "Nënë Tereza" ka dhuruar gjak në ndihmë të personave në nevojë. Është zgjedhur pikërisht dita e Shenjtërim­it të Nënë Terezës për të organizuar këtë aktivitet e për të sensibiliz­uar opinionin e gjerë mbi rëndësinë e donacionit vullnetar të gjakut. Drejtoria e QSUT në bashkëpuni­m me Bankën Kombëtare të Gjakut ka ndërmarrë këtë nismë humane për t'iu gjendur sa më pranë të gjithë atyre pacientëve për të cilët transfuzio­ni i gjakut përbën një domosdoshm­ëri jetike. Kësaj nisme iu bashkuan profesorë të Universite­tit të Mjekësisë, shefat e shërbimeve, mjekë specializa­ntë, staf infermiero­r dhe sanitar, punonjës të

administra­tës, studentë të mjekësisë si edhe disa familjarë të pacientëve të shtruar në QSUT. Nëpërmjet këtij aktiviteti, ata duan t'i bëjnë apel shoqërisë që dhurimi i gjakut është një akt human që shpëton jetën e njerëzve në çdo rast emergjence. Asnjë lloj mjekimi nuk mund të zëvendësoj­ë transfuzio­nin e gjakut, pasi nuk mund të prodhohet artificial­isht. "Nevojat për gjak janë shumë të mëdha pasi transfuzio­ni i gjakut apo përbërësve të tij, shërben shpesh për t'i shpëtuar jetën dikujt që pëson aksident apo ndërhyrje kirurgjika­le të shoqëruar me hemorragji, por edhe si kurë shoqëruese në disa patologji, përmendim anemitë, si: talasemia, hemofilia, anemitë hemolitike, leucemitë, të transplant­uarit, etj.",- theksoi zv/ drejtoresh­a e QSUT, Mirela Hasanaj. Gjatë këtij aktiviteti, mjekët kirurgë të shërbimeve të QSUT theksuan se e vetmja mënyrë për të siguruar gjakun është dhurimi e kjo i jep këtij akti human një rëndësi tejet jetike. "Gjaku nuk prodhohet nga industria farmaceuti­ke dhe në shumë raste shpëton jetën e pacientëve tanë gjatë ndërhyrjev­e kirurgjika­le, ndaj i vetmi burim i sigurimit të tij është nëpërmjet donacionit vullnetar", u shpreh Prof. Asc. Edmond Nuellari, shef i shërbimit të Kirurgjisë Vazale. Ndërsa shefja e shërbimit të Hematologj­isë në QSUT, Tatjana Caja dhurimin e gjakut e përshkruan si një akt heroik e solidar. "Duke dhuruar gjak, ju keni kryer një akt heroik, pra i keni shpëtuar jetën dikujt apo keni ndihmuar dikë tjetër që të jetojë më gjatë dhe më mirë. Të dhurosh gjak është një akt solidarite­ti human që shpëton jetën e njerëzve në nevojë. Ajo është dhurata më e çmuar që ne mund t'i bëjmë një njeriu tjetër që ka nevojë. Ajo është dhurata e jetës",- tha ajo. Sipas statistika­ve në vendin tonë nevojat për gjak janë rreth 30.000 njësi gjak, ndërkohë që mblidhen rreth 20.000 njësi. Numërohen rreth 300 pacientë me talasemi që marrin gjak çdo muaj, pa llogaritur të aksidentua­rit, që kanë nevojë urgjente për gjak apo pacientët, që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjika­le. Çdo ditë në Tiranë nevojiten rreth 20 njësi gjak për pacientët me talasemi, 20 njësi gjak për sëmundje malinje të gjakut. Nevojat për gjak janë shumë të mëdha pasi transfuzio­ni i gjakut apo përbërësve të tij, shërben për të shpëtuar jetë e në rast transfuzio­ni mund të merret vetëm nga njeriu.

 ??  ?? Mjekët e QSUT- së
Mjekët e QSUT- së
 ??  ?? Stafi duke dhuruar gjak
Stafi duke dhuruar gjak

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania