Gazeta Shqiptare

Festivali i Rinisë, sfidat ndaj padrejtësi­ve dhe papunësisë, rastet e suksesit

Rreth 30% e të rinjve të moshës 15- 29 vjeç, të papunë

-

Rreth

440 të rinj nga e gjithë Shqipëria, pjesë e organizatë­s humanitare "World Vision", kanë organizuar dje aktiviteti­n kundër padrejtësi­ve dhe pabarazive shoqërore, duke vënë theksin veçanërish­t mbi papunësinë te të rinjtë. Në bazë të statistika­ve zyrtare të nxjerra nga "European Commission Albania", rreth 30% e të rinjve të moshës 15- 29 vjeç në vendin tonë janë të papunë dhe 70% e tyre duan të emigrojnë për një jetë më të mirë. Por, të rinjtë e "World Vision", në ditën e dytë të Festivalit të Rinisë për Drejtësinë Sociale kanë treguar shembuj suksesi si një shtysë për të gjithë bashkëmosh­atarët e tyre kundrejt realitetit sfidues. Ata kanë bërë thirrje për të rinjtë që të mos dorëzohen, të sjellin ndryshimin dhe të shohin Shqipërinë si vendin e realizimit të ëndrrave të tyre. Një pjesë e mirë e të rinjve në vendin tonë po përballen me pamundësin­ë e punësimit, varfërisë, dhunës në familje si dhe shfrytëzim­in e fëmijëve në punë. Toni Gogu, drejtor i "World Vision" në Ballka- nin Perëndimor u shpreh se të rinjtë në Shqipëri kanë humbur shpresat dhe tundohen gjithnjë e më shumë për të emigruar. "Ne për rreth dy dekada operojmë në Shqipëri dhe synimi ynë është të mobilizojm­ë të rinjtë për një shoqëri më të drejtë, më të dhembshur, më të dashur ndaj personave në nevojë. Numërojmë plot raste suksesi, ku ata kanë arritur t'ia dalin mbanë dhe të

NJOFTIM SHITJE ME ANKAND

kenë arritje edhe në Shqipëri", - u shpreh Gogu. Një nga rastet e suksesit është dhe ai i 19- vjeçares Ema Lleshi nga Lezha, e cila tregon se puna për të është nder dhe asnjëherë nuk është ndier e paragjykua­r për vendin ku punon. "Unë studioj frëngjisht në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë dhe ëndrra ime është të punoj si mësuese në të ardhmen dhe të kontribuoj në arsimimin dhe edukimin e brezave në vijim", - tha Ema. Sipas studimit të kryer nga "World Vision", në dhjetor 2016 me rreth 4000 fëmijë të grupmoshës 12- 18 vjeç nga qytete të ndryshme rezulton se 28.2% e tyre raportojnë se punojnë për të siguruar të ardhura në familje dhe 70% e fëmijëve në Shqipëri janë të ekspozuar ndaj një forme dhunë qoftë ajo fizike, emocionale, ngacmim seksual apo neglizhenc­ë. Ndërkohë, një ditë më parë organizata "World Vision", në zonën e Pazarit të Ri çeli ekspozitën "Jetë" me foto të fëmijëve me aftësi të kufizuara të realizuara nga Bevis Fusha. Këto fotografi kanë në fokus momente nga jeta e përditshme e këtyre fëmijëve dhe familjeve të tyre. Studimi i parë kombëtar mbi prevalencë­n e aftësisë së kufizuar tregoi se në Shqipëri ka 70 mijë fëmijë me aftësi të kufizuar. Vetëm 8% e tyre marrin shërbimet e nevojshme. vo. du.

 ??  ?? Të rinj në Festivalin e Rinisë për Drejtësinë Sociale
Të rinj në Festivalin e Rinisë për Drejtësinë Sociale

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania