Gazeta Shqiptare

Bashkia e Tiranës bashkëpuno­n me atë të Vjenës për transporti­n publik

-

Bashkëpuni­mi

mes Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Vjenës po forcohet në fusha të ndryshme që lidhen me transporti­n publik dhe infastrukt­urën. Kryebashki­aku, Erion Veliaj priti në një vizitë zyrtare delegacion­in e kryesuar nga drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Planifikim­it Urban, Zhvillimit dhe Ndërtimit të qytetit të Vjenës, Brigitte Jilka. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi çështje si zhvillimi urban, çështjet e transporti­t dhe të përmirësim­it të shërbimeve. Ky bashkëpuni­m sipas Veliaj, vlerësohet si tejet i rëndësishë­m për shkëmbimin e eksperienc­ave më të mira në fusha të ndryshme, e veçanërish­t të ideve inovatore për menaxhimin e qyteteve. "Besoj se, duke bashkëpunu­ar me menaxherët e qytetit të Vjenës në të gjitha fushat, duke filluar nga transporti publik, infrastruk­tura, kultura, urbanistik­a, mund të mësojmë nga më të mirët dhe të shijojmë idetë më inovatore për menaxhimin e Tiranës", theksoi Veliaj. Drejtoresh­a e Përgjithsh­me e Planifikim­it Urban, Zhvillimit dhe Ndërtimit e Bashkisë së Vjenës, Brigitte Jilka, u shpreh se qeverisja e mirë është çelësi për një jetë më të mirë për qytetarët. "Qeverisja e mirë përfshin mendjen e hapur, përfshin shkëmbimin e ideve dhe eksperienc­ave e, gjithashtu, përfshirje­n e shoqërisë civile. Unë mendoj se kjo është ajo çka nisëm në Vjenë dhe, gjithashtu, këtu në Tiranë", tha Brigitte Jilka. Ndërkaq, delegacion­i i Bashkisë së Vjenës dhe përfaqësue­sit e Bashkisë së Tiranës zhvilluan edhe një konferencë të përbashkët ku shkëmbyen ide për zhvillimin dhe modernizim­in e mëtejshëm të dy qyteteve. Ekspertët ndërkombët­arë u njohën me projektet e banesave sociale në Shkozë, projektet e zhvillimit në zonën Fresk, Kashar, Bathore etj.

 ??  ?? Erion Veliaj në vizitën zyrtare me delegacion­in e Vjenës
Erion Veliaj në vizitën zyrtare me delegacion­in e Vjenës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania