Gazeta Shqiptare

REAGON MINISTRJA LINDITA NIKOLLA: AKADEMIA KA HUMBUR ARSYET E EKZISTENCË­S

-

Ministrisë së Arsimit e Sportit, ai ka nënvizuar domosdoshm­ërinë e reformimit të institucio­nit dhe ka kërkuar përulësish­t kontribute me shkrim nga vetë akademikët.

Po ashtu, ai ka kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit angazhim të plotë në këtë dialog, ku fatkeqësis­ht pritëm gjatë për një kontribut konkret dhe të vlefshëm nga ana e Akademisë së Shkencave, por që nuk erdhi kurrë.

Sidoqoftë, ne kemi vijuar punën tonë në tri drejtime:

a. Shkrimin e Strategjis­ë Kombëtare të Zhvillimit të Kërkimit Shkencor, Teknologji­së dhe të Inovacioni­t, për vitet 2017- 2022;

b. Përgatitje­n e Dokumentit Politik për Reformimin Institucio­nal të Kërkimit Shkencor;

c. Përgatitje­n e draft ligjit të ri për shkencën, teknologji­në dhe inovacioni­n.

Produktet e punës, në të tri këto drejtime, flasin vetë dhe, me fillimin e punës së qeverisë së re, do të dalë në pah edhe pseja e deklaratës së djeshme të kryeminist­rit, të cilën e mbështes plotësisht, si të gjithë ata që e kanë ndjekur nga brenda ecurinë e këtij procesi. Të njëjtën bindje me kryeminist­rin ndajnë edhe persona të tjerë, publikisht të rreshtuar më shumë se sa një herë kundër qeverisë.

Zgjedhjet e djeshme në Akademi ishin pika e fundit që derdhi kupën e mbushur në vite, sepse dëshmuan mungesën më shembullor­e të çdo sensi reflektimi mbi kalbëzimin, tanimë pa kthim, të atij institucio­ni. Prandaj, edhe financimi publik i Akademisë së Shkencave në këto kushte do të ishte thjesht bashkëfajë­sia në heshtje përballë një fakti kokëfortë: Akademia e Shkencave ka humbur çdo arsye dhe funksion të ekzistencë­s së saj.

 ??  ?? Në foto: Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla
Në foto: Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania