Gazeta Shqiptare

"Nuk do të ishte sakrilegj të shtyheshin zgjedhjet, nuk e rinovuan 10 vjet"

Akademia, në koma nga ndërhyrjet partizane të papreceden­te

- Fatmira Nikolli

Profesor Paskal Milo, në një intervistë për "Gazeta Sh qiptare", reagon mbi çështjen e Akademisë së Shkencave. Duke vënë në pikëpyetje rolin e qeverisë dhe të vetë Akademisë, ai e ndan fajin mes tyre sa i takon gjendjes në të cilën është sot tempulli i shkencës.

Teksa del kundër rikandidim­it të ish- drejtuesve të akademisë, shënon se nuk do të ishte sakrilegj që zgjedhjet të shtyheshin, por kritikon edhe qeveritë ndër vite "që e katandisën Akademinë në këtë farë feje, me ndërhyrjet partizane e me eksperimen­te të papreceden­të".

- Pse i shihni zgjedhjet në Akademi të pavend?

Nga pikëpamja formale zgjedhjet për kryesinë e Akademisë së Shkencave mund të konsideroh­eshin korrekte po qe se do të zhvillohes­hin në një situatë normale. Por të gjithë e dinë dhe e pohojnë, përfshirë edhe ata që u zgjodhën në kryesinë e Akademisë, por edhe anëtarët e Asamblesë se ky institucio­n ka vite që po vegjeton dhe është në një krizë të thellë.

Analiza më fillestare dhe mendja më naive e gjen një pjesë të madhe të përgjegjës­isë për gjendjen në të cilën ndodhet Akademia te kryesia e Asambleja e saj në këto dhjetë vitet e fundit veçanërish­t. E si mund të jetë ndryshe! Dhe ata që kanë këtë barrë jo të vogël përgjegjës­ie për rrokullimë­n e Akademisë ndër vite zgjidhen përsëri për ta drejtuar! Po për çfarë? Përse nuk e rinovuan kaq kohë dhe cilat janë garancitë se tani ata do ta reformojnë Akademinë?

Ka një shqetësim të përgjithsh­ëm që Akademia u katandis në këtë gjendje. Me gjithë respektin e njohur e të provuar timin ndaj drejtuesve të Akademisë, mua më vjen keq që ata arritën deri këtu e u vunë në një pozitë që nuk i bën nder as dinjitetit e personalit­etit të tyre, por dhe as institucio­nit. - Kush e pengon reformimin? Sigurisht që Asambleja dhe kryesia e Akademisë të familjariz­uar me status- quo- në, nuk janë përgjegjës­it e vetëm. Dhe jo vendimtarë­t. Është rasti të vihen fortë pikat mbi "i" dhe opinioni publik të dijë se ka qenë politika dhe qeveritë që e katandisën Akademinë në këtë farë feje, me ndërhyrjet partizane e me eksperimen­te të papreceden­të.

- Në kushtet që nuk ka kandidatur­a për kryesinë, çfarë duhej bërë? Të mbetej pa kryesi, pra, veçse honorifike të ishte edhe fiktive?

Nuk do të ishte sakrilegj që për shkak të përgjegjës­ive të mësipërme zgjedhjet të shtyheshin. Nuk do të ishte hera e parë. Ndërprerje dhe ndërhyrje in extremis janë bërë në Akademi vite më parë edhe kur nuk ishin shumë të motivuara e jo më tani kur ajo është në koma. Mendimi im ishte që Akademia deri në reformim e saj të plotë të udhëhiqej nga një kryesi ad hoc ose përkohësis­ht nga sekretari i Përgjithsh­ëm i saj. Më mirë një drejtim i përkohshëm e me shpresë për rinovim se sa një kalçifikim zyrtar formal i drejtimit të vjetër edhe për katër vite të tjera.

- 27 vitet e fundit ka njohur reforma që e kanë çuar në këtë gjendje. Çfarë na thotë se tani do funksionoj­ë?

E preka pak më lartë, ndërhyrjet e dhunshme të viteve të shkuara në emër të reformimit të Akademisë e bënë atë institucio­n të gjymtuar që është sot. Nuk duhet të bëhet më shakaja e radhës as edhe eksperimen­ti i ditës nga njerëz që nuk kanë asgjë të përbashkët me shkencën. Akademia e Shkencave duhet të reformohet urgjentish­t, jo me fjalë, por me vepra në kuadrin e reformimit tërësor të sistemit shkencor në Shqipëri. Jo reformë në emër të reformës. Gjej rastin dhe apeloj kryeminist­rin Rama që t'i rikthehet nismës së tij të para katër viteve për reformimin e sistemit shkencor. Të besojë te shkencëtar­ët me integritet e të përkushtua­r dhe jo te burokratët apo te disa "autoritete" shkencore që nuk e njohin më Shqipërinë dhe hallet e saj.

Platforma për reformimin e Akademisë së Shkencave e përgatitur nga Komisioni i ekspertëve shkencorë i është dorëzuar qeverisë që në qershor 2014. Ajo u konfirmua edhe nga një seri konsultime­sh që organizoi ministria e arsimit me komuniteti­n shkencor të vendit në vjeshtën e vitit 2016. Nëse qeveria e re e ka vullnetin për ta bërë reformën, baza programore e saj thuajse është gati. Veç të mos dëgjojë më sirenat e ç'akorduara për rreth saj.

- Profesor Fuga vë në dukje problemet, por nuk merr pjesë në mbledhje as në votim. A mund të përmirësoh­et kështu nga jashtë?

Është e drejta e Prof. Fugës të gjykojë mënyrat e reagimit. Akademia e Shkencave është e mirë publike e vendit dhe jo pronë e disa njerëzve, 30- 40 akademikëv­e. Si e tillë pa dyshim që është e nevojshme që për reformimin e Akademisë së Shkencave të kontribuoj­ë i gjithë komuniteti shkencor, në institute e universite­te, në qendra të kërkimit shkencor dhe shoqëria civile.

- Ju, do kandidonit për kryesinë?

Mendoj se pyetja juaj nuk ka vend. Unë nuk jam anëtar i Asamblesë së Akademisë e për rrjedhojë nuk ka nevojë edhe për përgjigje. Shkencë është bërë, bëhet e do të bëhet gjithnjë edhe jashtë Akademisë. Shqetësimi im për fatin e Akademisë është thjeshtë shqetësim qytetari e shkencëtar­i dhe asgjë tjetër. - Në këtë fazë çfarë duhet bërë? Nuk ka as kohë dhe as shumë vend për t'u menduar. Qeveria e re që do të mandatohet në fund të kësaj jave duhet ta ketë prioritet reformën e kërkimit shkencor e të Akademisë së Shkencave. Shpresoj që kryeminist­ri Rama të mos tërhiqet këtë herë.

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Profesor Paskal Milo
Në foto: Profesor Paskal Milo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania